• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fan Noli “rikthehet” në Ministrinë e Jashtme

by A R
14/11/2017 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka qenë pritëse e promovimit të librit “E vërteta për Nolin”, të autores Entela Komnino.

Në  aktivitet merrnin pjesë trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë, autoritete të larta të kulturës e përfaqësues të medias, te cilet ndoqën paraqitjen e botimit të veçantë për autorin kompleks shqiptar Fan Noli.

Në fjalën e tij, zv/ministri i MEPJ, Etjen Xhafaj, theksoi se “E vërteta e Nolit vjen sipas të vërtetës së Shqipërisë dhe të kulturës shqipe, në një vështrim publicistik, retorik, shkencor e filologjik dhe këtë po e bën një publiciste, prej rreth 25 vjetësh aktive në gazetarinë televizive, doktore e shkencave të letërsisë’.

“Fan Noli, që ka ushtruar për një periudhë edhe detyrën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, por edhe Kryeministër i saj, ‘mund të quhet një nga ‘autorët’ e mëdhenj shqiptarë të vetë Shqipërisë, kur i kërkoi me sukses presidentit të atëhershëm amerikan Uillson të ruajë mëvetësinë e vendit të vogël“, theksoi Xhafaj.

Ndërsa autorja e librit, Dr. Entela Komnino, tha se referimi i Fan Nolit është një model i duhur në kushtet e diskutimit mbarëshqiptar të vlerave shqipe, edhe pse kanë kaluar 100 vjet nga koha e shkrimeve të tij publicistike. “Në këtë kuptim, rruga për të kuptuar të vërtetën e Nolit është e njëkohshme me atë të së vërtetës së shqipes. Studimi i publicistikës së tij rezultoi se publicistika shqiptare e asaj kohe bëri gjithë funksionet e shtetit të munguar shqiptar, duke u ngritur në autoritetin e ruajtjes së Shqipërisë nga asgjësimi’, tha Komnino.

Ish-ministri i Jashtëm dhe historiani Paskal Milo, vlerësoi studimin e figurës së Nolit në një kontekst më të gjerë historik se ai i shqyrtimeve publicistike e gjuhësore. “Këto studime me përfundime të reja e konkrete janë të nevojshme për të njohur historinë e vërtetë te kontributeve të shquara shqiptare”, theksoi Profesor Milo. /b.d

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Largimi i Sokol Ballës si “lajm pozitiv”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com