• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Familjet shqiptare morën 215 milionë euro kredi për shtëpi gjatë vitit 2020

by Java News
10/02/2021 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjet shqiptare morën 26.5 miliardë lekë ose rreth 215 milionë euro kredi për blerje banesash gjatë vitit 2020.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për blerjen e banesave shënoi rritje pavarësisht krizës së thellë ekonomike.

Krahasuar me një vit më parë, kredia e re u rrit me 2.1%. Megjithë rënien e prodhimit kombëtar dhe rritjen e papunësisë, shqiptarët duket se nuk janë stepur në vendimin për të blerë pasuri të paluajtshme, qoftë edhe duke marrë përsipër një borxh afatgjatë, siç është kredia bankare për këtë qëllim.

Ekspertët e sektorit financiar pohojnë se në kohëra të pasigurta pasuritë e paluajtshme mund të perceptohen si një formë e sigurt investimi.

Kreditimi në këtë segment është mbështetur edhe nga oferta e kënaqshme gjatë viteve të fundit. Kredia hipotekore ka qenë një nga produktet që ka mbështetur më shumë kthimin e rritjes së kredisë bankare pas vitit 2015. Ky është një nga produktet produktet më cilësore për bankat, sepse ka nivelin më të ulët të kredive me probleme. Njëkohësisht, kredia për shtëpi është një produkt që mundëson rritjen afatgjatë të portofolit të kredisë dhe një shpërndarje të rrezikut të kredisë.

Kushtet e favorshme çmim të ofertës kanë luajtur në veçanti një rol të ndjeshëm në nxitjen e kredisë për shtëpi. Sipas Bankës së Shqipërisë, në Dhjetor 2020 interesi mesatar i kredisë për shtëpi në lekë ishte 3.73%, ndërsa në euro 3.05%.

Në fund të vitit 2020, portofoli i kredisë për shtëpi të individëve arriti vlerën e 127.4 miliardë lekëve ose rreth 1.03 miliardë eurove. Rritja vjetore është pranë nivelit 9.1%, rritje kjo ndjeshëm më e lartë krahasuar me rritjen mesatare të kreditimit të ekonomisë për të njëjtën periudhë.

Kredia bankare është një nga faktorët që kanë vazhduar të mbështesin përmirësimin e kërkesës në tregun e pronave në vend. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të vitit 2020, indeksi i çmimit të banesave në rang vendi shënoi rritje me 4.9%. Në kryeqytet çmimet u rritën edhe më shumë se mesatarja kombëtare, me 6.5%. Mbështetur në vrojtimin periodik për çmimet e banesave që kryen Banka e Shqipërisë, rezulton se të paktën 60% e blerjeve në tregun e pasurive të paluajtshme financohen me kredi bankare.

Kredia për shtëpi është gjithashtu një mbështetje shumë e rëndësishme për segmente të tjera të tregut financiar, sidomos për tregun e sigurimeve. Tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri është i varur në pjesën dërrmuese nga sigurimi i jetës së debitorëve, që zakonisht aplikohet në kreditë për blerjen e banesave. Sigurimi i pronës gjithashtu ka një varësi të lartë nga kredia për shtëpi, sepse shumica e pasurive që sigurohen janë kolaterale për garantimin e këtyre kredive./ monitor

Next Post
“Dil jashtë, boll se gjynah, ik, ik…”/ Kush ishin dy reperët që u përfshin në sherrin e mbrëmjes së djeshme në Tiranë

“Dil jashtë, boll se gjynah, ik, ik…”/ Kush ishin dy reperët që u përfshin në sherrin e mbrëmjes së djeshme në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Aksion për pastrimin e Lumit të Tiranës, ndërhyrje pranë Urës së Paskuqanit pas grumbullimit të mbetjeve

VIDEO/ Aksion për pastrimin e Lumit të Tiranës, ndërhyrje pranë Urës së Paskuqanit pas grumbullimit të mbetjeve

September 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Liria punon”, por duhen dhe 6 milionë dollarë!

September 6, 2026
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

September 6, 2026
Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

September 6, 2026
Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

September 6, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

September 6, 2026
Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

September 6, 2026
Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

September 6, 2026
Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

September 6, 2026
SONDAZH| Rama politikani më i besueshëm në këtë fushatë, Metën s’e beson as 1% e qytetarëve

Rama për Ilir Metën: Ishte talent i madh politik, por pushteti e katandisi në personazh qesharak

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com