• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Familjet e reja shpenzojnë më pak për ushqime, ja ku shkojnë paratë e tjera

by A R
22/10/2019 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se një e pesta e shpenzimeve nga familjet e reja shkon për të siguruar banesën. Sipas të dhënave të INSTAT të publikuara në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2018, rreth 22.6% e shpenzimeve e familjeve me kryefamiljar deri në 24 vjeç, ishin për banesë, duke mbajtur kështu rekord krahasuar me familjet, ku kryefamiljari ka një moshë më të madhe. Në të njëjtën kohë familjet me kryefamiljar të ri kanë shënuar peshën më të ulët të shpenzimeve për sa i përket ushqimeve, me vetëm 26.9%.

Ndërkohë që në vend të tretë për nga pesha renditen shpenzimet për arsim, ku sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, pesha e tyre gjatë 2018-s ishte 15%.

Një peshë të konsiderueshme kanë edhe shpenzimet për restorante, ku rreth 9.6 të totalit të shpenzimeve familjet me kryefamiljarë të rinj i kanë pasur për këtë kategori. Ndërkohë që kanë shënuar shpenzimet më të ulëta për shëndet me vetëm 0.5% të totalit, për transport me një peshë prej 2.5%, pije alkoolike dhe duhan me 2.8%.

Në ndryshim nga të rinjtë, familjet me kryefamiljarët më të rritur kanë një peshë më të lartë të shpenzimeve për ushqim, ndërsa shpenzimet për banesë, arsim dhe restorante janë më të ulëta.

Kështu, një familje me kryefamiljarin me moshë 35-44 vjeç, shpenzon për ushqime 43.5% të totalit të shpenzimeve për ushqime, rreth 11.1% të tyre për banesë, rreth 2.7% për arsim, dhe 5.1% për restorante. (shiko tabelën) Ndërsa shpenzimet më të ulëta i kanë pasur për shëndetësi, ku në 2018-ën zinin rreth 3% të totalit të shpenzimeve, shkruan ‘monitor’.

Anketa e Buxhetit të Familjes u krye për herë të parë në vitet 1999-2000 dhe ishte përfaqësuese vetëm për zonat urbane, për të vazhduar më pas në vitet 2006-2007, 2008-2009 dhe që nga viti 2014 e vazhdueshme. Nga viti 2006-2007 anketa është gjithëpërfshirëse për të gjithë territorin e Shqipërisë duke përfshirë zonat urbane dhe rurale si dhe me përfaqësim në nivel qarku. Anketa e Buxhetit të Familjes 2018 u krye nga INSTAT përgjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.384 NjEF. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.559 NjEF të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë.

/a.r

Next Post
Luiza Gega fiton medalje bronzi në “Lojërat Olimpike Ushtarake”

Luiza Gega fiton medalje bronzi në "Lojërat Olimpike Ushtarake"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In