Familjarët e të dënuarve për rastin Lagja e Trimave, pritën me orë të tëra epilogun gjyqësor.
Menjëherë pas përfundimit të seancës, ata u vërsulen drejt gazetarëve për të kuptuar dënimet për të afërmit e tyre pasi ishin larguar nga salla para shqiptimit të vendimit.
Sipas tyre vendimet janë të padrejta, të motivuara politikisht dhe se bijtë e tyre janë pre e skenarëve të shërbimeve sekrete. Partinë në pushtet e akuzuan për mosinteresim ndaj qytetarëve të saj.
Familjarët e të dënuarve nga Kosova të dëshpëruar refuzuan të komentojnë verdiktin e gjykatës.
Derisa familjarët e të dënuarve të grupit nga Maqedonia edhe njëherë përsëritën se rasti është i montuar dhe të afërmit e tyre nuk kishin asnjë lidhshmëri me ngjarjet në Kumanovë, përgatiti Koha. (b.an)