Familjarët e të zhdukurve në luftën e Kosovës janë duke shqyrtuar mundësinë e protestës pas njoftimit se gërmimet në Kizhevak të Serbisë janë ndërprerë sërish, të premten.
Në këtë lokacion dyshohet se janë varrosur shumë shqiptarë të vrarë nga forcat serbe, në vitin 1999.
Bajram Qerkinaj nga shoqata “Zëri i prindërve” ka thënë se familjarët janë lodhur me veprimet e palës serbe, shkruan Koha Ditore. (b.an)










