• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Familjarët e pengut të vrarë dorëzuan telefonat e tij në polici” / Hoxha zbardh detaje për aplikacionin “sekret”

by A R
14/09/2023 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga thyerja e aplikacionit SKY CC, i cili përdorej nga bota e krimit për të komunikuar në mënyrë të fshehtë.

Hoxha tha se ky aplikacion, por edhe një i mëparshëm me emrin Encrochat, përdoreshin në Shqipëri, jo vetëm nga bota e krimit por edhe nga politikanët.

Ai deklaroi se familjarët e një personi të rrëmbyer dhe të vrarë, kanë dorëzuar telefonat e tij tek autoritetet, ku janë kodet me emrat e personave që përdornin aplikacionin e fshehtë.

“Rreth 5 muaj më parë, një familjar i një personi të rrëmbyer dhe të asgjësuar, ka dorëzuar aparatet telefonike dhe ua ka dhënë autoritetet. Nga këto telefona të dorëzuar, janë me kode, emra, thuhet kodi filan është x, etj”, tha Hoxha.

“Unë para dy javësh kam qenë në policinë gjyqëosre federale belge për këtë punë.

Denoncimin e parë për Sku ECC e kam bërë unë.

Shkrimi i gazetës britanike, nuk gjendet më, sepse kompania e ka detyruar gazetën ta heqë, duke e kërcënuar me padi.

Unë kam qenë përdorues i SKY ECC.

Telefoni që përdorej për EncroChat ishte prodhim spanjoll me logo BQ mbrapa. Nëpër Tiranë, e dalloja kush e kishte sepse ai telefon kishte këtë. E kishin politikanë, drejtorë, ministra.

Të gjithë kërkojnë rrjet komunikimi të sigurt.

Në Shqipëri abonimi bëhej një herë në tre muaj, në varësi të programit.

Sky ECC përdorej në Iphone. Telefoni nuk përdorej më nëse vendosej ky aplikacion.

Cfarë ishte ky program në vetëvete?

Trafikantët, grupet kriminale, politikanët, të korruptuarit, biznesmenët, duan rrugë të sigurta komunikimi. Si fillim ishte Encro, por u godit për shkak të sulmeve terroriste që ndodhën në Francë dhe në Belgjikë. Nga aty u thye sistemi. Kur u goditur Encro, Scotland Yard, ndërtoi operacion dhe arrestoi 709 shqiptarë, trafikantë të drogës kryesisht, në pranverën e 2020.

Në korrik 2020 më vijnë gazetarë britanikë që donin informacion. Unë i thashë nuk ka mafie, por krim të organizuar. I thashe me operaiconin që keni bërë ju nuk keni goditur trafikantët e mëdhenj por shpërndarësit.

Kur vijnë gazetarët, u them që trafikantët e nivelit të mesëm dhe të nivelit të lartë, kanë kohë që nuk përdorin EncroChat por përdorin SkyCC. Unë ua tregova. I thashe në Ekuador, ishalla është zgjuar filani nga gjumi. Më dha informacionin. E panë ata. I shkruajta njërit në Republikën Domenikane, e njëjta gje.

Britanikët publikuan shkrimin tek Daily Express.

Mua më erdhi mesazhi dhe më thotë, vazhdoni të jeni përdorues të rrjetit tonë, sepse ky rrjet është i sigurtë, programi ynë nuk është thyer.

Nga personat që e përdornin më thanë cfarë na bëre se na more më qafë.

E kanë patur edhe politikanët tanë këtë.

Cfarë ndodh pas kësaj?

Në vitin 2021, autoritetet belge ndërmarrin operacion, pasi kishin kapur disa përdorues të SKY CC.

U gjetën kodet në Itali dhe u godit karteli i parë shqiptar, karteli Blanco, e hetuar nga anti-mafia e Firences.

Si funksiononte ky telefon? Ke një kod unik, që vendosje çdo emër si të duash. Kodin tënd nuk mund ta dijë gjithkush në rrjet, vetëm atyre që ua ke dhënë.

Policia Federale belge ka 1 miliard mesazhe. Kanë 3 vjet që punojnë dhe nuk po i japin dum.

Një miliarde mesazhe. Gjuja kryesore është anglishtja, gjuha e dytë është gjuha shqipe.

Duke qenë gjujë e vecantë, ka edhe problemin tjetër, nuk e kuptojnë dot edhe me përkthyes sepse fjalët i përdorim me shumë kuptime.

Autoritetet belge nuk I kanë sjellë Shqipërisë të dhëna.

Këtu kanë ardhur të dhëna nëpërmjet Europol.

Nga të dhënat që ka marrë, ka dy mënyra të identifikojnë. Ose personat e penduar si Nuredin Dumani, që ka përdorur edhe Matrix, që vjen pas SKY CC.

Rreth 5 muaj më parë, një familjar i një personi të rrëmbyer dhe të asgjësuar, ka dorëzuar aparatet telefonike dhe ua ka dhënë autoritetet.

Nga këto telefona të dorëzuar, janë me kode, emra, thuhet kodi filan është x, etj.

Sa përdorej në Shqipëri?

Po ta them, kam parë sidomos me Encro përshembull, persona të të gjithë nivelet.

Në Shqipëri, një nga rastet, me sa di unë janë gjashtë grupe të mëdha nën hetim, fillojnë nga veriu në jug. Brenda tyre ka nën ndarje të tjera”, tha ndër të tjera Hoxha.

/a.r

Next Post
Shpëtim Idrizi: Jam në opozitë me kryeministrin, por për Belerin e mbështes Ramën

Shpëtim Idrizi: Jam në opozitë me kryeministrin, por për Belerin e mbështes Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In