• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Familjarët e Bledar Terpollarit apel shtetit: Të na ndihmojë për gjetjen e kokës

by A R
19/05/2016 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja e 26-vjeçarit Bledar Terpollari, që u vra dhe u masakrua në Igumenicë, i bën apel shtetit t’i gjejnë dhe sjellin kokën e djalit të tyre.

Prindërit e 26-vjeçarit, që u gjet me kokë të prerë në Greqi
Prindërit e 26-vjeçarit, që u gjet me kokë të prerë në Greqi

Dy ditë më parë, në fshatin e thellë malor Backë, të komunës Potom në Skrapar, iu dha lamtumira të riut të masakruar. Babai i tij, Kujtim Terpollari, u fut në borxhe për të sjellë trupin e të birit. Por ai bën apel për gjetjen e kokës, pasi trupi i djalit nuk mund të prehet pa të.

Ai mohon që i biri të ketë qenë pjesë e ndonjë grupi që merrej me trafikun e drogës dhe këtë, sipas tij, e tregon më së miri gjendja ku jeton sot familja.

“Nëse im bir do të merrej me drogë, ne nuk do të ishim sot në këtë skamje. Jetojmë gjashtë veta, madje me një fëmijë me aftësi të kufizuara, me 8 mijë lekë. Nëse djali do të merrej me drogë, ne do të kishim para të sillnim trupin e tij, dhe jo t’i merrnim ato borxh”, shprehet Kujtim Terpollari.

Z. Kujtim, trupi i djalit tuaj u zbulua me kokë të prerë në Igumenicë të Greqisë pak ditë më parë. A keni ndonjë dyshim se pse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje ku autorët nuk janë mjaftuar vetëm me vrasjen e tij?

Nuk ka më keq kur prindi mëson humbjen e fëmijës së tij. Por kjo që më ka ndodhur mua është shumë e rëndë. Përveçse e vranë, me kokën e djalit ç’patën, pse ia prenë? Ata u hakmorën për diçka që unë nuk e di se çfarë, duke i marrë jetën, por veprimin tjetër çfarë i shtyu ta kryenin? Jemi të traumatizuar nga kjo ngjarje, jo vetëm unë si baba i tij, por dhe pjesëtarët e familjes. Unë nuk besoj që djali ynë të këtë kryer ndonjë veprim të këtillë aq sa të ndëshkohej kaq ashpër. Unë e njoh mirë karakterin e djalit, pavarësisht se atë e ka ndjekur nga prapa varfëria e madhe e familjes së tij. Ne jetojmë këtu mes maleve dhe dhimbja është e madhe.

Dyshimet paraprake të policisë flasin për implikim të tij në trafikun e drogës… Kishit vënë re ndonjë ndryshim në veprimet e djalit, ju kishte sjellë së fundmi ndonjë lek në familje?

Ne kishim dy vjet që s’e kishim parë me sy djalin. Por për lekë as që bëhet fjalë fare. Po të ishte pjesëtar i ndonjë bande të trafikut të drogës, ai do të kishte edhe përfitimet e tij. Kësisoj do të na ndihmonte dhe ne si familje që po heqim të zitë e ullirit në mes të varfërisë. A mund të jetojë në skamje familja e një njeriu që trafikon drogë? Ne jetojmë 6 veta me një të ardhur 8 mijë lekë në muaj. Kemi edhe një fëmijë të sëmurë, është me aftësi të kufizuara. Kjo gjendje që po kalojmë ne tregon që djali ynë nuk ka pasur mundësi financiare që të na ndihmonte.

Keni pasur dijeni se çfarë pune bënte djali në Greqi?

Ne gjithmonë e kemi ditur se djali ynë punonte si çoban për të nxjerrë ndonjë lekë që të ndihmonte familjen. Ai punonte në stan bagëtish dhe jo si trafikant droge. Ne jemi zhytur në borxhe për të sjellë trupin e tij dhe për ta varrosur.

Sa para ju deshën për ta sjellë trupin? Nuk ju ndihmoi shteti?

Shteti nuk na ndihmoi për asgjë. Nëpërmjet dajës së djalit arritëm të gjenim borxh 4 milionë lekë të vjetër. Me ato para ne arritëm të sillnim trupin e djalit, në të kundërt s’do të mund ta sillnim dot.

A keni një apel për shtetin?

Apeli që unë si prind kam është të gjejnë dhe të më sjellin kokën e djalit. Djalin e kam varrosur dy ditë më parë, por trupit dihet që i mungon koka. Të gjendet koka dhe ta varros te trupi i tim biri. Me një të ardhur prej 8 mijë lekësh dhe nga këtu mes maleve unë nuk mund t’ia gjej dot kokën djalit tim. I bëj apel qeverisë ta bëjë këtë dhe të më ndihmojnë./Panorama/a.m.

Next Post

Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, prangoset 27-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kupa “Ambasadori” synon promovimin e pingpongut dhe promovimin e talenteve të reja

Kupa “Ambasadori” synon promovimin e pingpongut dhe promovimin e talenteve të reja

January 11, 2026
I riu dhunohet nga polici në Fier: I komentova motrës së tij në Facebook je bërë shumë e bukur

I riu dhunohet nga polici në Fier: I komentova motrës së tij në Facebook je bërë shumë e bukur

January 11, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

January 11, 2026
Rikthehet dinastia “Pahlavi”, kush është princi i kurorës në mërgim i Iranit?

Rikthehet dinastia “Pahlavi”, kush është princi i kurorës në mërgim i Iranit?

January 11, 2026
Ministria e Mbrojtjes: Shkarkohet hidrocentrali i Fierzës, si paraqitet situata në të gjitha qarqet

Ministria e Mbrojtjes: Shkarkohet hidrocentrali i Fierzës, si paraqitet situata në të gjitha qarqet

January 11, 2026
Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

January 11, 2026
Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Ekstremizmi i djathtë dhe droga, ushtria gjermane përfshihet nga skandali

January 11, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

“Po ia dalim mbanë, jemi luftëtarë”, Maduro dhe gruaja e tij flasin nga burgu në Nju-Jork

January 11, 2026
Shtatë ditët e para si presidente e Venezuelës të Delcy Rodriguez: mes marrëveshjeve, grindjeve të brendshme dhe kërkesave të Trump

Shtatë ditët e para si presidente e Venezuelës të Delcy Rodriguez: mes marrëveshjeve, grindjeve të brendshme dhe kërkesave të Trump

January 11, 2026
Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In