• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Familja shqiptare nga ferri i Bergamos: Si po e kurojmë koronavirusin

by S M
21/03/2020 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

23 vjeçari me inicialet D.M. ndjenji shtrirë për tre ditë në shtëpinë e tij me qira.

Gjymtyrët i ishin mpirë. Sytë i digjnin. Ngërçet e kishin zënë disa herë gjatë natës, jo vetëm në këmbë, por edhe parakrah. Temperatura ishte rritur ndjeshëm. I ishte rikthyer pas disa ditësh, kur nuk ia kishte vënë mendjen, me një ndryshim të madh; Termometri shënon 38 e gjysëm…

Eshtë dy metra i gjatë, merret me sport, ka një jetë sociale aktive, por ndjen se i ështe dorëzuar shtratit. Është lëshuar si thes, dhe lëvizja prej aty i duket më sfiduese se garat me makina, që ka pasion.

Tenton të rrotullohet nëpër shtrat për tu lehtësuar nga mpirja. Por jo. Nuk e ndihmon as frymëmarrja, që i është shpeshtuar. E cimbon diçka e thellë dhe e fortë në kraharor. I ka rifilluar edhe kolla. Kësaj here dëndur, aq sa nxjerr gëlbaza me gjak. Nuk po shpëton dot as nga ethet, që sapo e kanë zënë. E vetmja gjë që mund të bëjë është të kapë celularin ngjitur me shtratin.

I riu shqiptar jeton në Bergamo dhe i rikujton vazhdimisht vetes se e ndan vetëm dy kilometra nga vatra më e nxehtë e përhapjes së Covid-19.

Telefonon mjekun e familjes dhe prinderit. Këto kohë janë të shumta komunikimet e tij (virtuale) me prinderit dhe motrën. Kjo e fundit jeton e martuar, jo shume larg tij. Nuk takon asnjë prej tyre qysh kur ka filluar epidemia. Nuk është koha. Virusi është përhapur me shpejtësi dhe takimet me familjen janë kthyer në mall…

Pas bisedës me mjekun, i thuhet se (nëse mundet) duhet të paraqitet në spital për vizitë më të hollësishme. Vesh një palë dorëza dhe vendos një maskë kirurgjikale në fytyrë. Gjendja e tij e plogësht nuk i ka kaluar, dhe zorshëm qëndron në këmbë. Jashtë spitalit mban distancë më shumë se një meter, nga tjetri në rradhë pritje. Futet brenda vetëm kur e njofton mjeku.

Ky i fundit i mat tensionin dhe shikon nivelin e oksigjenit në gjak. I bën vizitë për mushkëritë dhe e pyet imtësisht për simptomat.

Rezulton se është prekur nga koronavirusi. Spitalet janë plot. Mjeku 65 vjeçar e urdhëron për izolim në shtëpi, duke i dhënë mjekime për 7 ditë. Nëse frymëmarrja i rëndohet pas tre ditësh kurë, atëherë ai duhet të shtrohet urgjentisht në spital. Numrat e gjelbër janë në dispozicion dhe atë e ndan nga spitali vetëm një telefonatë.

Nga dita e parë e deri ditën e shtatë, 23 vjeçari merr katër herë në ditë shurup Levotus, gjilperën Rocefin 1g/3.5 ml e ka një në 24 orë dhe po aq herë edhe antibiotikun Zitromaz 500 mg.

Kurën e vijoi për një javë pa ndërprerje, sipas një orari të përcaktuar.

Për gjilpërat e ndihmoi një infermiere nga e cila e kontrollohej here pas here për gjendjen e tij…

Temperatura i zgjati deri ditën e gjashtë. Ndonjë ditë iu rrit edhe 39 gradë. Frymëmarrja vijonte me vështirësi konstante, por pa u rënduar më shumë. Pas shtatë ditësh me gjilpëra dhe antibiotikë të fortë, 23 vjeçari fillon të lirohet nga dhimbjet. Shurupin e vijon deri ditën e dhjetë. I mbush mendjen vetes se është mire. Por mjeku (me të cilin është në kontakt të vazhdueshëm përmes bisedës telefonike, WhatsApp apo email) e këshillon të qëndrojë edhe 10 ditë të tjera pa dalë asnjë moment nga shtëpia.

Vetëm pas 20 ditësh, e ndjen veten të lëhtësuar. Temperatura i ka rënë, muskujt i janë liruar edhe pse frymëmarrja nuk i është kthyer tamam rutinës. Ai nuk i ka takuar ende prindërit. Këta të fundit drejtojnë një ndërmarrje të vogël biznesi, e mbyllur këto kohë.

Prindërit qëndrojnë në tjetër banesë

Janë prekur edhe ata nga Covid-19. Por viroza u zgjati shumë më pak se djalit të tyre. Kurohen rregullisht nga hipertensioni dhe diabeti. Mjekimin nuk e shkëputën. Paralelisht, të dy morën vetëm paracetomol për ulje temperature që nuk ishte më shumë se 38 gradë dhe u zgjati vetëm tre ditë. Ishin më shumë të dobitur se sa me një simptome të veçantë. Pak a shume si asimptomatikët. Burrë e grua duhet të qëndronin në shtëpi të distancuar nga njëri tjetri. Të pinin sa më shumë lëngje për rreth dy javë. Të shmangnin ambientet e ftohta të shtëpisë, të qëndronin sa më ngrohte dhe të ndiqej një higjene rigoroze në kushte shtëpie. E vetmja që nuk u prek nga virusi nga familja është vajza e tyre. Edhe pse shumë afër me shtëpitë, ajo mundi t’i takojë prindërit e saj vetëm pas 25 ditëve kur ka kaluar gjithçka nga familja e tyre, por jo zona ku jetojnë…

Rregullat e reja

Në Bergamo jeta ka ndaluar. Bizneset janë mbyllur në masë përfshi edhe biznesin e kësaj familje. Vetëm një nga familja lejohet të dalë për të blerë ilaçe, ose për të bërë pazar. Jo të dy, apo më shumë. Rregullat e reja janë shumë strikte. Sa herë që dalin duhet të kenë me vete një çertifikatë leje me arsyen e daljes. Nuk lejohet në asnjë rrethanë shëtitja. Kush e thyen këtë rregull merr një gjobë të lartë. Kushdo që thyen izolimin në shtëpi kur janë të prekur nga virusi do të dënohet me tre muaj burg që do t’a kryejë pasi të ketë mbaruar epidemia.

Një shembull per mjekësinë

Bergamo është zona më e goditur në Itali. Numri i të prekurve atje po cilësohet nga epidiomologët si “anomali planetare” .

Të vdekurit shtohen çdo orë, varrezat janë plot. Njerëzit, derdhur dhomave dhe koridoreve të spitaleve. Nëse nuk je mbi 65 vjeç dhe në gjendje të rëndë për jetën nuk mund të japin një cep për shtrim në spital sepse nuk ka. Megjithatë, në Bergamo hallka mjekësore nuk është këputur.

Siç tregon edhe kjo familje shqiptare, në një rrëfim për gazetën “Si”, mjekët atje janë në dispozicion çdo orë, ditën dhe natën. Kanë shpërndarë adresat e emailit dhe kanë hapur komunikimin në WhatsApp për të gjithë të interesuarit, krahas telefonatave. Nëse nuk përgjigjen me herën e parë, kushdo duhet ta provojë sërish. Ata të rekomandojnë se çfarë kure duhet të marrësh, nëse ke shenjat e prekjes nga virusi. Nëse t’i nuk mund të dalësh për të blerë ilaçet, atëherë ato t’i sjellin në shtëpi. Askush nuk mbetet pa u kuruar në këtë kohë “apokaliptike” për banorët. Pjesa tjetër pastaj i takon fatit dhe shendetit të gjithësecilit. Një shembull që duhet admiruar, në kushtet e një epidemie dhe rraskapitje njërëzore të tejskajshme, bash në zonën ku mjekësia i lavdërohej botës.

Next Post
Masat  e qeverisë për koronavirusin, Basha: Nuk është çështje debati me Ramën, por kemi dy probleme

Rreshtimi në anën e duhur, precedentët historikë në Shqipëri dhe botë: Ku ndodhet Lulzim Basha sot?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com