• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Familja shqiptare me dy fëmijë “gjunjëzon” Kölnin në gjykatë, çfarë u vendos për ta

by Java News
14/12/2019 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata gjermane detyron Kölnin të strehojë një familje shqiptare. “Edhe pse kjo familje nuk ka të drejtë të qëndrojë në Gjermani, ajo ka të drejtë të ketë një çati mbi kokë”, vendosi gjykata.

“Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm”, kështu shkruhet në nenin 1 të Kushtetutës së Gjermanisë.

Një familje shqiptare e vuri në provë këtë nen dhe fitoi në gjykatë.

Qyteti i Kölnit është i detyruar të strehojë përkohësisht familjen shqiptare në një qendër të të pastrehëve derisa ajo të largohet nga Gjermania.

Sipas Gjykatës Administrative të Kölnit, të huajt me gjithë detyrimin për t’u larguar nga Gjermania kanë të drejtë të strehohen në qendrën e të pastrehëve.

Ky vendim u mor të enjten, pas një kërkese për trajtim të përshpejtuar nga familja shqiptare, që me sa duket nuk kishte parë rrugë tjetër, sepse ndryshe do mbetej e pastrehë e do duhej të flinte në rrugë bashkë me fëmijët.

Familja shqiptare donte që deri në pranimin një qendër pranimi, të strehohej diku tjetër. Autoritetet e Kölnit e kishin kundërshtuar këtë fillimisht, ku sipas tyre, familja është e detyruar të largohet nga Gjermania dhe mund ta shmangë situatën e të qenit e pastrehë me kthimin në Shqipëri.

Gjykata i dha fund paqartësisë së çështjes.

Për shkak se familja shqiptare nuk është në gjendje me forcat e veta të sigurojë një strehë, qyteti, si autoritet i rregullit është i detyruar t’i strehojë në qendrën e të pastrehëve deri në pranimin në një qendër pranimi.

Pretendimi për strehim nuk shfuqizohet me detyrimin për largimin nga vendi, por është i shkëputur nga problematika e së drejtës të të huajve, argumentuan gjykatësit.

Për sa kohë personat janë të pastrehë dhe jetojnë në hapësirën, për të cilën është përgjegjës qyteti i Kölnit.

Sipas të dhënave të gjykatës, para disa ditësh, çifti nga Shqipëria bashkë me dy fëmijët në Gjermani.

Sipas DW, agjencia e lajmeve dpa, shkruan, se familja shqiptare kishte në plan të qëndronte në Gjermani, pa bërë as kërkesën për azil.

Dihet se Shqipëria është një vend që shanset për azil janë gati zero.

Zyra e të Huajve reagoi dhe i dha familjes shqiptare një dokument detyrues për kalimin e kufirit.

Me këtë dokument, personave që janë të detyruar të largohen nga Gjermania, se nuk kanë të drejtë qëndrimi iu vihet një afat i caktuar për largimin vullnetar, por familja shqiptare nuk u kthye vullnetarisht.

Zyra e të huajve veproi më tej duke e dërguar çështjen në një qendër shpërndarjeje të refugjatëve, por asgjë nuk ndodhi, familjes nuk iu caktua një vend në qendrën e pranimit.

Kështu shqiptarët e mbetur pa mbështetje u detyruan të kërkojnë strehë në qendrën e të pastrehëve në Köln, ku edhe kaluan një natë.

Por më pas familja duhej të largohej nga kjo qendër, për shkak të dokumentit detyrues për largim nga Gjermania.

Në një situatë të tillë, familja shqiptare nuk pati rrugë tjetër dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë për trajtim të përshpejtuar të çështjes. /e.s/

Next Post
Pas kushtit të LDK-së, Albin Kurti propozon dy emra për postin e Presidentit të Kosovës

Pas kushtit të LDK-së, Albin Kurti propozon dy emra për postin e Presidentit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi -

Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi –

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com