• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Familja Rugova e bojkoton fare fushatën e LDK-së

by Java News
22/09/2017 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës hapi  fushatën para zgjedhjeve komunale të 22 tetorit. Por, në këtë ngjarje, që u mbajt në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, nuk ishte i pranishëm asnjë anëtar i familjes Rugova, madje as deputetja që hyri në Kuvend përmes listës së LDK’së, Teuta Rugova.

Teksa të rinjtë e LDK’së mbanin pankarta me slloganin ‘Lidhja për secilën komunë’, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, përmendi emrat e kandidatëve të LDK’së nëpër komunat e Kosovës, duke thënë që LDK do të mbajë komunat ku është në pushtet dhe do të fitojë aty ku nuk mundi në zgjedhjet e fundit.

Ndërkaq, familja e simbolit të kësaj partie, ish-Presidentit Ibrahim Rugova, nuk ishte e pranishme në hapjen e fushatës.

Përçarja në mes të LDK’së dhe deputetes Teuta Rugova kishte filluar në kohën kur vendi ishte pa Qeveri dhe koalicioni PDK – AAK – Nisma po kërkonte deputetë që të mblidhte 61 vota për ta formuar Qeverinë.

Pikërisht për këtë, atëkohë i nominuari për Kryeministër, Ramush Haradinaj, kishte takuar familjen Rugova në shtëpinë e tyre në lagjen Velania të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.

Pas takimit, Haradinaj kishte thënë që ka marrë mbështetjen e Rugovës për qeverinë e tij. Në seancën që pasoi, Teuta Rugova kishte vepruar ndryshe prej kolegëve të saj nga LDK, duke votuar pro një propozimi të PAN’it për shtyrje të seancës.

Më vonë, Mustafa kishte thënë që vota e Teuta Rugovës do të jetë sipas vullnetit të LDK’së, por në seancën ku u formua Qeveria, Teuta Rugova mungoi. E bija e Ibrahim Rugovës është në mandatin e saj të dytë si deputete e Kuvendit, por numri i votave për të ka rënë drastikisht krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Vetura përplas motorin në qendër të Tiranës, shpëton mrekullisht drejtuesi

FOTOT/ Vetura përplas motorin në qendër të Tiranës, shpëton mrekullisht drejtuesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In