Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur akuzave të presidenti Hashim Thaçi lidhur me familjen e saj.
Haxhiu tha se dorëzonte një padi në Prokurori me pretendimin se kreu i shtetit kishte shpifur ndaj familjes së saj, për të cilët u shpreh se kishin një laborator droge.
“Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda. Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge! Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt. Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi,”-shkruan ajo.
Ditën e djeshme, kreu i shtetit Thaçi në një intervistë televizive tha se familjarët e Haxhiut ishin të përfshirë dhe në kontroll të një prej laboratorëve të drogës nga Albulena Haxhiu.
g.kosovari