• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Familja, gjëja më e rëndësishme”/ Veliaj: Demokratët që na janë bashkuar e kanë kuptuar se kush ka bërë 100 punë, do bëjë edhe 100 të tjera

by Java News
25/04/2023 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit me banorët e Njësisë 4 në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kush ka bërë 100 punë, do bëjë edhe më shumë për qytetarët. Ai renditi disa prej investimeve që Bashkia e Tiranës ka bërë, duke rritur vlerën e pronës dhe duke lehtësuar sa më shumë qytetarët e saj, si në qendër, ashtu edhe në periferi.

“Kush ka bërë 40 shkolla i bën edhe 5 shkollat e fundit të Astirit, kush ka bërë 100 rrugë e mbaron edhe gjithë Unazën e Madhe, kush ka bërë Pazarin e Ri, do ta hapë edhe Tregun e madh Agro Ushqimor, kush ka filluar të fusë kodimin nëpër shkolla, do të hapë edhe Piramidën për ta kthyer më qendrën më të madhe të të rinjve ku mësohet kodim. Ditët më të mira i kemi përpara. Kemi qenë këtu në ditët e vështira, në tërmet, në pandemi. Kemi shkuar derë më derë për të parë se kush ka nevojë për ndihmë, për një pako ushqimore, për një mjek. Po pala tjetër? E mbani mend kur vajtën rrethuan selinë e tyre? E patë se çfarë i bënë shtëpisë së tyre? Morën bomba molotov dhe dogjën selinë e tyre, morën shkopat e bejsbollit dhe çanë kafkat e njëri-tjetrit, morën shkopat e lopatave dhe ia bënë njëri-tjetrit kurrizin më të butë se barkun, morën qysqi dhe shqyen dyert e njëri-tjetrit. Imagjinoni çfarë i bëjnë shtëpisë së tyre, do mbrojnë këta shtëpinë tonë? Këta që djegin selinë e tyre, do na mbrojnë ne, çatitë tona? Ka vetëm një forcë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Skuadra jonë, familja jonë, ekipi ynë, ndaj mos u gënjeni. Ja ku e kanë Shkodrën, le t’i bëjmë gjërat falas në Shkodër. Le t’i japin transportin, taksinë, avionët falas në Shkodër. Ju kujtohet projekti i fundit që kishte Saliu për Shkodrën? Tha aty do të bëj central elektrik bërthamor, që t’i hidhte në erë ata shkodranë që vazhdojnë dhe e votojnë. Kjo ishte oferta e tyre për Shkodrën. Ndërsa oferta jonë për Shkodrën, Tiranën dhe gjithë Shqipërinë është që të vazhdojmë përpara”, u shpreh Veliaj.

Kandidati i PS-së për Tiranën tha se kundërshtarët politikë nuk lënë rast pa u justifikuar për gjëra që nuk i kanë bërë. Ai falenderoi demokratët që kanë zgjedhur t’i bashkohen Partisë Socialiste, sepse e kanë kuptuar që familja është gjëja më e rëndësishme.

“Kam qenë disa herë në lagje dhe kam takuar shumë demokratë, të cilët ndoshta nuk janë gati të dalin në kamera, por janë gati të votojnë Partinë Socialiste sepse e kanë kuptuar që familja është gjëja më e rëndësishme. Për sa kohë në shkollë shkojnë fëmijë të majtë dhe të djathtë, te kopshti fëmijë të majtë dhe të djathë, te çerdhja fëmijë të majtë, fëmijë të djathtë, te rruga e re “5 Maji”, njerëz të majtë dhe të djathtë, te qendra jonë sociale gjyshe të majta, gjyshe të djathta, te institucionet e tjera që kemi bërë, në këtë zjarrfikëse, ndihmohen të majtë dhe të djathtë, e kemi kokën lart t’i shohim në sy dhe t’i themi: Eja në familjen tonë, bashkohu me ne, që të punojmë dhe të ecim përpara, të mos kthehemi më mbrapa”, tha ai.

Veliaj nënvizoi faktin se në çdo zonë të Tiranës është rritur ndjeshëm vlera e pronës, falë investimeve dhe punëve të mira të Partisë Socialiste që e çojnë vendin përpara.

“Ankohen kundërshtarët sot dhe thonë është rritur shumë vlera e pronës. Në 2011-n një shtëpi vlente 100, kurse në 2015 kur e la Luli bashkinë në gjumë, bashkë me atë tortën e Pavarësisë, shtëpia vajti nga 100 në 50. Ishte mirë apo ishte keq? Ishte shumë keq, për gjysmë çmimi të vlerës. Është shumë mirë rritja e vlerës së pronës se ku ka pastërti, ku ka ndriçim, ku ka zjarrfikëse, ku ka pastrim, ku ka çerdhe, ku ka kopsht, ku ka shkollë, ku ka park si ky këtu, ku ka pemë, rritet vlera e pronës për të gjithë, për të majtë dhe të djathtë. Imagjinoni kundërshtarët tanë vetëm duke ndejtur në shtëpi dhe duke sharë janë bërë më të pasur sepse ka shumë vlerë prona. Nëse sot në 2023-in, ne diskutojmë një gjë kaq të thjeshtë nëse do shkojmë mbrapsht dhe do kthehemi në luftë më Amerikën dhe me non gratat dhe me ‘Like Fuksin’, apo do shkojmë përpara me Amerikën, me Europën, me Edi Ramën dhe ata që punojnë, zgjidhja është shumë e qartë. Edhe një demokrat nuk shkon dot mbrapsht në shtëpi, shkon vetëm përpara”, përfundoi Veliaj.

Veliaj në Njësinë 4: “Bregu i Lumit, kartolina më e bukur që tregon se çfarë bëjnë socialistët kur vihen në krye të punëve; Sondazhet shpallin Metën si njeriun më të urryer në vend”

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të rrugëtimit të gjelbër drejt 14 Majit, mbolli disa pemë me banorët e Njësisë 4 në kryeqytet, ndërsa tha se zona e njohur si ‘Bregu i Lumit’, sot është kartolina më e bukur, që tregon se çfarë mund të bëjnë socialistët kur vihen në krye të punëve.

“Në qoftë se ka një gjë që, edhe kundërshtarët tanë e pranojnë janë çerdhet, kopshtet, shkollat, këndet e lodrave dhe hapësirat për fëmijët. Është gjëja më e mirë që kemi bërë dhe do vazhdojmë ta bëjmë. Ne i kemi bërë këto punë edhe kur ishim në opozitë. Ne ishim në opozitë në 2015-ën kur e filluam fushatën dhe si pjesë e fushatës sonë vajtëm të mblidhnim plehrat përballë Fakultetit të Mjekësisë, se në këtë qytet nuk pastrohej asgjë. Sot sikur tre minuta të vonohet makina e plehrave, bëhet nami, dhe me të drejtë sepse e kemi ngritur stekën. Nuk na pengoi të qenit në opozitë që të pastronim, nuk na pengoi të ishim në opozitë të mbillnim pemë. Ne edhe në opozitë mbillnim pemë, edhe tani mbjellim pemë se kemi vendosur të mbjellim pastërti, gjelbërim dhe oksigjen. Jo sherr, jo ndasi, jo përçarje”, tha Veliaj.

Për koalicionin e çiftit Berisha-Meta, Veliaj tha se non-gratat dhe fuksat e lagjes, që nuk ndërtuan dot një shkollë, një kopësht apo një çerdhe, nuk mund të bëjnë dot lagje të tëra, siç bën Partia Socialiste e Shqipërisë. Veliaj tha se teksa të gjitha sondazhet e shpallin Partinë Socialiste fituese, për Ilir Metën thonë se është njeriu më i urryer në Shqipëri.

“Jemi në një situatë ku, Bregu i Lumit dhe 5 Maji, nuk është fundi i botës. Në fakt me urën e re që e lidh me Kamzën, është hyrja për botën që përfaqëson Tirana, është fillimi i civilizimit, i qytetarisë, i urbanizimit. Kjo është diferenca e madhe. Kemi sot një kryeministër që e respektojnë të gjithë. Kemi sot një Shqipëri që është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, mbrapa, kemi njërin që nuk shkon dot deri në Rinas. Çdokush mund të shkojë në Rinas, përveçse nëse e ke emrin Sali Berisha. Këta nuk na çojnë dot deri në Rinas, do na çojnë këta në Bruksel dhe në Uashington? Është bashkuar Saliu me fuksin e lagjes, me sigurimsin, me atë 2-lekëshin që spiunonte njerëzit kur vinin antena, spiunonte shokët kur shanin te radha e tollonit. Të gjitha sondazhet për Ilir Metën thonë që është njeriu më i urryer sot. Dhe për sa kohë që janë bërë bashkë njerëzit që i kanë bërë më shumë keq Shqipërisë, sot edhe demokratët duhet të bashkohen me ne për të shkuar vetëm përpara. Miq ata kishin në dorë jo vetëm Tiranën, e kishin në dorë ata t’i bënin gjërat falas. Ju kujtohet çfarë bënë falas? Ju kujtohet torta e Pavarësisë, me legenë, me govatë, me kaci, me sapllakë? Ajo ishte mënyra sesi këta tregonin ku ka mbërritur Shqipëria 100 vjet shtet. Ndërkohë, për ne Shqipëria është më shumë se kaq, nuk është një tortë falas që na fëlliq të gjithëve. Është një arsim cilësor, është një çerdhe, është një kopsht, është një shkollë”, tha Veliaj./m.j

Next Post
“Për fëmijën e ka në dorë shefe Anna…”/ Prej 10 vitesh çift por s’janë martuar e as bashkëjetojnë, Këlliçi zbulon arsyen

"Për fëmijën e ka në dorë shefe Anna..."/ Prej 10 vitesh çift por s'janë martuar e as bashkëjetojnë, Këlliçi zbulon arsyen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Ish-deputeti i PS, kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

 Ish-deputeti i PS, kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

February 19, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

February 19, 2026
Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

February 19, 2026
Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

February 19, 2026
“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

February 19, 2026
“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

February 19, 2026
“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

February 19, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

February 19, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In