• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Familja është braktisur’/ Bashkia Durrës nxjerr blof Bashën: PD gjeti një familje që s’ka aplikuar në programet e rindërtimit dhe as për bonus

by Java News
26/11/2021 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Durrësit ka nxjerr blof Lulzim Bashën, i cili ishte sot në këtë qytet e deklaroi se kjo bashki ka braktisur një familje aty.  Me anë të një deklarate për mediat Bashkia Durrës thekson se ”kjo familje nuk ka kryer asnjë aplikim në Bashkinë e Durrësit as për të përfituar bonus dhe as për të përiftuar nga ndonjëri prej programeve të rindërtimit.

Sipas aktit normativ të qeverisë shqiptare nr.9 dt.16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore” si dhe VKM nr.5 dt.06.01.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për përfitimet nga programi i granteve të rindërtimit dhe projektet model” përcaktohet qartë se çdo subjekt i dëmtuar nga tërmeti duhet të aplikojë në njësinë përkatëse për të përfituar nga programet e rindërtimit si dhe bonus qeraje. Këto janë instrumenta ligjorë të domosdoshëm për të përfituar nga këto programe.”

Me tej bashkia ne deklaraten e saj shkruan se Basha dhe PD luajne me fatkeqesite: PD dhe Basha të cilët vijojnë të bëjnë politikë me fatkeqësi njerëzore kanë gjetur pikërisht një familje që nuk ka aplikuar asnjëherë për të përfituar nga këto programe dhe duan të hedhin baltë mbi një proces historik siç është ai i rindërtimit. Në sajë të këtij procesi Durrësi po ringrihet më i fortë se më parë dhe qyteti po i rikthehet normalitetit.

Reagimi i plotë i Bashkisë:

Në 2 vjetorin e tragjedisë së tërmetit kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar familjen e Kujtim dhe Nexhmije Shkalla në Durrës duke deklaruar se shtëpia e tyre nuk është rregulluar dhe se ata janë braktisur. Bashkia e Durrësit kërkon të sqarojë opinionin publik se kjo familje nuk ka kryer asnjë aplikim në Bashkinë e Durrësit as për të përfituar bonus dhe as për të përiftuar nga ndonjëri prej programeve të rindërtimit.

Sipas aktit normativ të qeverisë shqiptare nr.9 dt.16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore” si dhe VKM nr.5 dt.06.01.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për përfitimet nga programi i granteve të rindërtimit dhe projektet model” përcaktohet qartë se çdo subjekt i dëmtuar nga tërmeti duhet të aplikojë në njësinë përkatëse për të përfituar nga programet e rindërtimit si dhe bonus qeraje. Këto janë instrumenta ligjorë të domosdoshëm për të përfituar nga këto programe.

Janë mijëra familje durrsake që kanë aplikuar dhe kanë përfituar nga procesi i rindërtimit bonus qeraje, riparimin e pallateve të tyre, grante rikonstruksioni e rindërtimi, shtëpi individuale dhe apartamente të reja dhe kjo vetëm falë një aplikimi të thjeshtë. Ky program është fakt dhe punë kolosale dhe jo llafe e propagandë siç bën Basha. PD dhe Basha të cilët vijojnë të bëjnë politikë me fatkeqësi njerëzore kanë gjetur pikërisht një familje që nuk ka aplikuar asnjëherë për të përfituar nga këto programe dhe duan të hedhin baltë mbi një proces historik siç është ai i rindërtimit. Në sajë të këtij procesi Durrësi po ringrihet më i fortë se më parë dhe qyteti po i rikthehet normalitetit./m.j

Next Post
Minxhozi: Djegia e mandateve nga opozita e rëndoi situatën; Tërmeti ka ribërë gjithë fabulën politike

Kohë bravash në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In