• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Familja e të dyshuarit për masakrën e Berlinit i kërkon të dorëzohet në polici

by Java News
22/12/2016 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai i tunizianit, që po kërkohet si i dyshuari kryesor për sulmin në tregun e Krishtlindjes në Berlin, i ka bërë thirrje vëllait të tij të dorëzohet. Familja e Anis Amri, duke folur nga vendlindja e tyre Oueslatia në Tunizi, tha se ishin të shokuar kur mësuan se djali i tyre ishte i dyshuar për sulmin e së hënës, në të cilin mbetën të vdekur 12 persona.

Vëllezërit Abdelkader dhe Walid thanë se Anis ishte larguar nga Tunizia pas revolucionit të vitit 2011 dhe jetoi në Itali për rreth 3 vite. Ai ka pasur kontakte të regullta me vëllezërit e tij në “Facebook” apo përmes telefonit. Në një intervistë me “Sky News Arabia”, Abdelkader tha se Amri nuk u kishte folur atyre mbi jetën që kishte ndërtuar larg Tunizisë.

“Kur ai u largua nga Tunizia ishte një njeri normal. Ai pinte alkool dhe nuk lutej asnjëherë. Mund të them se nuk ka besuar kurrë në ndonjë fe. Babai, vëllai dhe unë kemi qenë dhe jemi besimtarë, por ai jo. Ndoshta është radikalizuar teksa ka qenë në burg, ku është takuar me algjerianë, egjiptianë dhe sirianë. Herën e fundit kam folur me të përpara 10 ditësh, patëm një bisedë të shkurtër. Kurrë nuk më jepte informacione të zgjeruara, por më përmendi se shumë shpejt do të kthehej në shtëpi. Ne kemi pritur shumë prej atij, donim që ai të bëhej një djalë i mbarë, të bëhej i zoti i vetes dhe më pas të ndihmonte edhe familjen tonë. Ai hyri në burg me tjetër mentalitet dhe doli prej andej me mentalitet të ndryshëm”.

Ndërkohë, duke folur për “Associated Press”, Abdelkader ka thënë se “nëse ai është fajtor, atëherë meriton çdolloj dënimi. Ne i refuzojmë terrorizmin dhe terroristët, nuk kemi të bëjmë me ata. Madje i kërkoj të dorëzohet në polici. Nëse provohet se ai ka gisht në atë ngjarje, atëherë ne do të distancohemi prej tij”.

Një fqinj i familjes tha se ai ishte larguar nga Tunizia në moshën 16 apo 17-vjeçare, pasi u akuzua për një vjedhje. Ai u dënua në mungesë me 5 vite burgim në Tunizi, përpara se të largohej për në Itali. Mediet nga vendi i Apenineve kanë thënë se Anis Amri ishte dënuar me burg për shkak se i kishte vënë zjarrin një shkolle.

Ai mbërriti në Gjermani në korrik të vitit 2015, por aplikimi i tij për azil u refuzua në qershor të këtij viti. Deportimi i tij, gjithsesi, u pengua nga Tunizia, që e kishte refuzuar atë të ishte një shtetas tunizian për disa muaj. Babai i Amri tha për radion tuniziane “Mosaique” se i biri i tij ishte larguar nga vendi 7 vite më parë si një emigrant i paligjshëm.

ma.me

Next Post
(VIDEO) Filmimi nga droni, ISIS publikon pamjet e autobombës

(VIDEO) Filmimi nga droni, ISIS publikon pamjet e autobombës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In