• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Familja Berisha ka tentuar t’i japë shtetit fytyrën e vet

by Mero Baze
16/09/2024 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ekrem Spahia e ka justifikuar detyrën si zëvendësministër në qeverinë Berisha vetëm për faktin që ka nxjerrë zbuluar Sali Berishën në mbledhjen e qeverisë lidhur me ndryshimin e ligjit për sportin, vetëm në një nen, që t’i lejonte familjes Begeja të privatizonte Klubin “Partizani”.

Në vjeshtë të vitit 2007, ligji ishte ndryshuar dhe ishte vendosur që mjediset sportive dhe kur jepen me qira, ose në përdorim afatgjatë, të mos u ndryshohet destinacioni.

Ky nen kishte shkatërruar gjithë planet e familjes Berisha për privatizimin e Klubit Partizani dhe kishte tërbuar Sali Berishën kur e kishte marrë vesh. Për këtë arsye 8 muaj më vonë, në verën e vitit 2008, Ylli Pango me urgjencë propozon që mjediset sportive që u kthehen pronarëve, nuk e ruajnë destinacionin. Ato që nuk u përkasin pronarëve e ruajnë. Kështu e shlyente një pjesë të gabimit.

Ekrem Spahia krejt i paditur për planet e familjes Berisha, pyet pa të keq Berishën pse na duhet të bëjmë këtë ndryshim, se ne para tetë muajve e kemi ndryshuar.

Familja Berisha ka tentuar t’i japë shtetit fytyrën e vet

Dhe aty Sali Berisha shpërthen, e quan komplot të ndyrë atë që ka ndodhur, e quan lobim të ndyrë kundër pronarëve etj.

Thjesht ka dashur t’i frikësojë të gjithë të mos e kundërshtojnë. Ky detaj në fakt e bën kryeministrin Sali Berisha aktiv në këtë histori korrupsioni, përtej statusit për korrupsion pasiv që i ka dhënë SPAK.

Ekremi u hutua shumë, dhe natyrisht u tërhoq nga kundërshtimi se nuk mund të dilte pjesë e komplotit, që nuk ishte. Nga procesverbali i mbledhjes së qeverisë që citon SPAK, ende nuk del kush është ai sabotatori i ligjit, por duket që Ylli Pango është përpjekur ta korrigjojë me urgjencë, për të shlyer gabimin e mungesës së vigjilencës.

Ky është rasti flagrant kur kryeministri Sali Berisha i del vet zot personalisht një ndryshimi ligjor, që do të favorizonte direkt vajzën dhe dhëndrin tij në përftimin e një prone dhe ashtu të dyshimtë.

Ajo që bie në sy nga fillimi deri në fund i dosjes hetimore të SPAK, është se përmes akteve korruptive, familja Berisha përveç pasurive të veta prej miliona eurosh, ka prodhuar dhe një kastë zyrtarësh dhe specialistësh të inkriminuar në shërbim të tyre, karriera e të cilëve diktohet nga mënyra se si janë sjellur me projektet e tyre korruptive.

Le të marrim këtu si ilustrim vetëm dosjen e Klubit Partizani.

Specialistët që morën dosjen në agjencinë e privatizimit, apo kthimit të pronave, u shpërblyen me detyra të larta sapo përfunduan misionin.

Anëtarët e KKRT të Tiranës që drejtohej nga PD-ja, për shkak të ligjit që shumicën e kishte qeveria, dhe që kanë lobuar të hiqej nga zonë sportive dhe t’i jepej leja e ndërtimit, kanë përfituar direkt apartamente dhe karrierë më pas.

Ministri Fatmir Mediu u ka krijuar gjithë lehtësitë e mundshme, madje dhe përmes falsifikimeve apo mosdijenisë, njësoj si në Gërdec, që ata të përfitonin në një proces privatizimi të padrejtë antiligjor. Është shpërblyer dhe e kanë ende besnik.

Gazmend Oketa është përfshirë nën presion t’u bëjë presion vartësve dhe gjeneralit përgjegjës për të firmosur. Është detyruar t’iu tregojë atyre se dhe ai po e bën me urdhër nga lart. Kaq ka mjaftuar ta largojë, se nuk e ka bërë me zemër. Fjala ka shkuar tek Berisha dhe e largoi dhe Oketën.

Arben Imami, deri në atë kohë ishte një dele e zezë në PD, që Berisha e kishte punësuar në paradhomë të tij si shef kabineti, pa asnjë rëndësi.

Ai duket se ka kuptuar ngërçin e familjes Berisha për të rrëmbyer Klubin Partizani duke parë shkresat që shkonin e vinin dhe ja ka marr përsipër fëmijëve të tij, se e bën ai. Fare papritur u bë deputet në vitin 2009 dhe ministër Mbrojtjeje. Dhe i mbylli procedurat.

Pastaj ke një sërë zyrtarësh të vegjël apo specialistë të rëndomtë që kanë shërbyer në hallka të veçanta, që janë shpërblyer deri në poste të rëndësishme, dhe të tjerë që kanë bërë rezistencë, që janë larguar nga pushteti.

Pra mënyra se si administrata e shtetit shqiptar ka reaguar ndaj planeve të grabitjes së familjes Berisha, është kthyer në një standard për karrierën e tyre.

E njëjta gjë ka ndodhur më pas me Gërdecin dhe 21 Janarin. Çdo zyrtar që e ka kundërshtuar apo refuzuar Gërdecin është flakur dhe kush e ka mbështetur ka vazhduar karrierën në politikë.

21 Janari po ashtu. Madje dhe Ndrea Prendi del i shpërblyer.

Të gjitha kompanitë e mëdha që kanë pasur konsulente Argita Berishën, siç vërehet dhe në dosje, kanë qenë kompani që kanë pasur nevojë për firmën e Sali Berishës për koncesione. Të gjitha ta ardhurat e saj zyrtare, se ato jo zyrtare nuk i dimë akoma, janë praktikisht taksë e korrupsionit që kompanitë e huaja i kanë paguar familjes Berisha për të investuar në Shqipëri.

Praktikisht ai u zinte pritë investitorëve të huaj me vajzën e tij. Ata që pranonin fitonin. Të tjerë si Ansar, biznesmeni pakistanez që kërkoi një TEC në Porto Romano dhe refuzoi të paguante 3 për qindëshin, u zbua dhe shantazhua.

Pra dëmi kryesor që familja Berisha i ka bërë shtetit shqiptar nuk është e ka zhvatur nga paratë duke përfituar miliona euro.

Dëmi më i madh është që Berishët janë përpjekur dhe ja kanë arritur deri diku t’i japin shtetit shqiptar fytyrën e vet, si hajdutë, të pacipë dhe përdhunues për hallin e tyre. Madje duke mos kursyer as kushërinjtë.

Sot e pash Sali Berishën të dilte të numëronte milionat e eurove të vajzës dhe t’i justifikonte si solidaritet familjar.  A thua se po vë njeri në dyshim unitetin e familjes Berisha për të ndarë lekët e zhvatura shqiptarëve.

Problemin që Shqipëria ka me Sali Berishën dhe familjen e tij, është se ai futi kulturën e nënshtrimit të shtetit para një familje mafioze në pushtet, kthimin e zyrtarëve në shërbëtor të familjes mafioze si kusht për karrierën e tyre, dhe shpërblimin dhe ndëshkimin e çdo zyrtari apo politikani, gjyqtari apo shtetari në varësi të sjelljes ndaj Familjes.

Ata u përpoqën t’i japin shtetit shqiptar fytyrën e tyre.  Fiks si bën çdo familje mafioze.

Next Post
Konjufca: Kërcënimet e Aleksandër Vuçiç nuk na bëjnë përshtypje, dialogu ka vdekur

Konjufca: Kërcënimet e Aleksandër Vuçiç nuk na bëjnë përshtypje, dialogu ka vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In