• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Falsifikuan kartelën për lirimin e Viktor Ymerit, ja pse u arrestuan dy zyrtarët e burgut të Peqinit

by Java News
30/09/2021 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë vënë në pranga dy zyrtarë të Burgut të Peqinit. Media mëson se bëhet fjalë për ish-shefin juridik Gani Shehu dhe kartelistin Lulzim Kadiu.

Dy zyrtarët janë arrestuar për falsifikim të kartelave të punësimit. Dyshohet se Shehu dhe Kadiu kanë falsifikuar kartelat e disa të burgosurve, mes të cilëve është edhe Viktor Ymeri, personazh i njohur në botën e krimit.

Ata i kanë shtuar më shumë orë pune këtij të dënuari, që të përfitonte lirinë.

Kujtojmë se Viktor Ymeri u lirua nga gjykata e Elbasanit në 27 dhjetor të 2019 pasi ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës e Ilir Xhungës. Vendimi i gjykatës së Elbasanit shkaktoi mjaft reagime në publik për shkak të së shkuarës së Ymerit dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të Vlorës.

Aso kohe, gjykata ka marrë në konsideratë punën që Ymeri ka bërë gjatë kohës që ndodhej në burg duke ia zbritur atë nga dënimi. Megjithatë duket se numri o orëve të punës që ka bërë Ymeri ka qenë i falsifikuar.

Një muaj para se të merrte vendimin për lirimin e Ymerit, gjykata e Elbasanit kishte vendosur që t’i njihte atij ditët e punës së kryera në burgun e Peqinit, të cilat konvertohen në 5 muaj e 16 ditë burg. Këto ditë burgu janë zbritur nga totali i dënimit ndaj Ymerit, gjë e cila çoi në lirim./m.j

Viktor Ymeri u arrestua në vitin 1999 me akuzën e vrasjes me dashje duke u dënuar fillimisht me 25 vite burg. Disa vite më vonë, teksa ishte në burg, ndaj tij u dha edhe një vendim me 24 vite burg nga një gjykatë italiane sërish me akuzën e vrasjes.

Në vitin 2017, Ymeri i kërkoi gjykatës së Durrësit që të bashkonte dy vendimet. Kërkesa e tij u pranua dhe përfundimisht u dënua me 25 vite burg. Pas dy viteve shqyrtim nga shkalla e parë në apel, kjo e fundit vendosi në maj 2019 pranimin e kërkesës për bashkimin e dënimeve duke theksuar se atij i kishin mbetur edhe 3 muaj e 20 ditë burg.

Praktikisht, sipas këtyre vendimeve, Ymeri duhej të lirohej nga burgu në shtator 2019, por kjo nuk ndodhi pasi atij nuk i ishin zbritur ditët e burgut nga puna që kishte bërë në burgun e Peqinit. Ka qenë vendimi i datës 27 nëntor 2019 që i zbriti atij ditët e burgut për shkak të punës së bërë në burg që çoi në arsyetimin e gjykatës në 27 dhjetor për lirimin përfundimtar të Viktor Ymerit./m.j

Next Post
Hetimi zbuloi pesë shkelje, si i shpëtuan gjobës 5 milionë euro ‘oligarkët’ e miellit, “Konkurrenca” vendosi që…

Hetimi zbuloi pesë shkelje, si i shpëtuan gjobës 5 milionë euro 'oligarkët' e miellit, "Konkurrenca" vendosi që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

February 3, 2026
Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In