Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se tre shtetas falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të transportit publik, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bileta”, në kuadër të të cilit u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A. Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, Tiranë, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Ç. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, per veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave”dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
g.kosovari