Një person i shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh në ndarjen e tokës, është vënë në pranga nga policia e Lezhës. Luigj Paloka, 73 vjeç, banues në Lezhë, me funksion ish- topograf në Lezhë u ndalua ditën e djeshme.
Ai akuzohet se, në kohën kur kryente funksionin e topografit, ka falsifikuar dokumentet duke ndarë tokat e pafrytshme në zonën turistike Kune të Shëngjinit, si toka bujqësore.
Gjykata e Apelit Shkodër në 11 nëntor të këtij viti, e ka dënuar me një vit burgim për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.