• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dekriminalizimi, Elvis Roshi drejt gjykatës me 16 prill

by Java News
12/04/2018 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjykata e Tiranës ka regjistruar procesin ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Seanca e parë ndaj tij është parashikuar më 16 prill. Gjyqtarja që do të gjykojë çështjen “Roshi” sipas shortit është Ardiana Bera. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh në formularin e dekriminalizimit.Prokuroria dërgoi dosjen në Gjykatë më 29 mars.
Dosja e Prokurorise

Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjykatë dosjen hetimore ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Në deklaratën e dhënë për mediat, prokuroria saktësoi se shtetasi Elvis Rroshi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” parashikuar nga neni 190 / 1 i Kodit Penal.

Hetimi ndaj tij ka nisur në 9 qershor të vitit 2016 mbi bazën e akteve të ardhura nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Sipas organit të akuzës, shtetasit Elvis Rroshi ka pretenduar se nuk ka qenë i dënuar në një shtet të huaj, ndërsa prokuroria deklaron se tashmë është provuar e kundërta.

Në deklaratë shtohet se subjekti i ligjit të dekriminalizimit ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja.

Gjithashtu shtohet se “në vitin 2015, DEA ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash”.

Por për këtë pikë, në njoftim shtohet se nuk ka detaje të mëtejshme. Po ashtu dhe autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme. Dosja ndaj tij është paraqitur në gjykatë prej Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Enklid Gjini.

Pikërisht nën akuzën e fshehjes së një dënimi në Itali dhe përdorimit të emrave të tjerë, KQZ vendosi në 12 dhjetor të vitit 2016 ti heqë mandatin e Kryebashkiakut. Në të njëjtën ditë dhe Kryeministri firmosi shkarkimin e Elvis Rroshit nga kryetari i Bashkisë së Kavajës. Nëse akuzat gjykata do ti konsiderojë të drejta, Rroshi rrezikon nga gjashtë muaj deri në katër vite burg.

ma.me
Next Post
Tensioni në kulm, nëndetëset britanike në brigjet siriane

Tensioni në kulm, nëndetëset britanike në brigjet siriane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një tjetër lagje në kryeqytet me linjë re ujësjellësi

Rama ndan pamjet: UKT me shërbim 24/7 dhe katër kanale të reja komunikimi për qytetarët

July 31, 2026
420 mijë shqiptarë më pak në 12 vjet? Drejtoresha e INSTAT: S’janë vetëm emigrantët…

Shqipëria ‘thyen’ stereotipin europian, surprizon diferenca mes grave dhe burrave

July 31, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

July 31, 2026
Tragjike në Kretë! Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Tragjike në Kretë! Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

July 31, 2026
Kamperët, zgjedhja e preferuar! Turistët zgjedhin jugun për natyrën, lirinë e lëvizjes dhe qetësinë

Kamperët, zgjedhja e preferuar! Turistët zgjedhin jugun për natyrën, lirinë e lëvizjes dhe qetësinë

July 31, 2026
Marrëveshje historike! Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

Marrëveshje historike! Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

July 31, 2026
Pse Ceuta është porta më e rrezikshme e emigrantëve drejt Europës?

Pse Ceuta është porta më e rrezikshme e emigrantëve drejt Europës?

July 31, 2026
Bota e futbollit në zi. Ndërron jetë Kapiteni legjendar i Milanit, Franco Baresi

Bota e futbollit në zi. Ndërron jetë Kapiteni legjendar i Milanit, Franco Baresi

July 31, 2026
Moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare

Moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare

July 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com