• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Falsifikoi dokumentet, dërgohet për gjykim ish-juristja e Hipotekës në Vlorë

by
05/07/2015 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Vlorës dërgon për gjykim shtetasit Odeta Harizaj, ish-juriste në Hipotekën (ZVRPP) e këtij qyteti dhe shtetasin Krenar Tartaraj, të akuzuar për veprat penale të “fallsifikimit të dokumentave” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale” që lidhet me tjetërsimin e një prone publike me sipërfaqe 2500 m2 në lagjen “1 Maji” të Vlorës dhe më pas ia kanë shitur disa personave të tjerë në vlerën e 22.5 milionë lekëve të reja.

Hetimi i Prokurorisë së Vlorës, i cili ka nisur në bazë të kallëzimit të një qytetari, ka arritur të provojë se në bazë të një serie të gjatë dokumentash të fallsifikuara, ish-jurista e ZVRPP e ka regjistruar këtë pronë në vitin 2002 në emër të dy shtetasve, të cilët nuk janë realë. Më pas, këta dy shtetas që nuk ekzistojnë, ia kanë shitur pronën për 1.5 milionë lekë të reja kunatit (burrit të motrës së juristes). Nga hetimi, rezultoi se kunati i të pandehurës Odeta Harizaj nuk kishte dijeni për dokumentin e shit-blerjes dhe kjo u vërtetua edhe nga fakti se në kontratën fiktive nuk kishte nënshkruar ai në krah të emrit të tij, por kishte nënshkruar e pandehura Odeta.

Në vijim, po në bazë të dokumentave të fallsifikuara, kjo pronë u është shitur dy personave nga Delvina, të cilët gjithashtu nuk kishin asnjë dijeni se emri i tyre ishte i përfshirë në një transaksion të tillë në Vlorë.

Më tej, rezulton se, po në bazë të dokumentave të fallsifikuar, në vitin 2011, këta dy shtetas nga Delvina kanë caktuar si përfaqësues të tyre për shitjen e kësaj prone shtetasin Krenar Tartaraj, nëpërmjet një prokure të përgjithshme. Edhe në këtë rast, rezultoi se prokura në emër të Krenar Tartaraj ishte e fallsifikuar, nisur nga ekspertiza e firmave, si edhe nga fakti fillestar që dy shtetasit nga Delvina nuk ishin përfshirë në një veprim të tillë juridik dhe, aq më tepër të ishin pronarë dhe të shisnin këtë pronë në Vlorë. Po ashtu, rezulton se shtetasi Tartaraj është mik i familjes së të pandehurës Odeta Harizaj.

Gjithësesi, nga hetimi rezulton se Krenar Tartaraj, në cilësinë e përfaqësuesit të shtetasve nga Delvina, ua ka shitur këtë pronë dy personave të tjerë, në shumën 22.5 milionë lekë, të cilat, sipas kontratës, u janë dhënë jashtë zyrës noteriale dy shtetasve nga Delvina. Në të vërtetë, këto para, të paktën dy këste me nga 7 milionë lekë të reja secili, i janë dhënë shtetases Odetar Harizaj.

Blerësit e fundit të kësaj prone, në vitin 2011 aplikuan për marrjen e lejes për shesh ndërtimi dhe ndërtimin e një objekti 6-8 kate. Kjo leje është revokuar në vitin 2013 nga ana e Bashkisë së Vlorës, në kuadër të një hetimi që kishte filluar Prokuroria e Vlorës në atë kohë për një numër të madh lejesh ndërtimi, për të cilat kishte dyshime se ishin përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar. Për një pjesë të atyre lejeve, Prokuroria e Vlorës ka dërguar në gjykim disa raste.

Sa i përket pronës, për të cilën janë marrë të pandehur shtetasit Odeta Harizaj dhe Krenar Tartaraj, me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka miratuar sekuestron preventive në muajin Mars 2015.

Next Post

Të rinjtë e së majtës radikale në Shqipëri: Votoni “Jo” në referendumin e Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com