Situata e pandemisë ka orientuar organet ligjzbatuese që të gjurmojnë grupet kriminale që mund ta shfrytëzojnë këtë situatë.
Falsifikimet e testeve kërkohen nga persona që janë pozitivë me COVID-19 por duan të udhëtojnë. Europol konstaton se grupe kriminale kanë nisur nga falsifikimi i testeve COVID-19 duke i nxjerrë përgjigje negative kundrejt një shume të caktuar parash.
Ky falsifikim Francë sipas Europol varion nga 150 deri në 300 euro. Edhe para kësaj shkres policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, pronarë të agjencive turistike të cilët u mundësonin teste negative falce për covid personave të caktuar që donin të udhëtonin drejt BE, kryesisht në Gjermani. Raste të ngjashme ka pasur edhe në vende të ndryshme të Europës.