Një operacion i policisë së Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, punonjës dhe ish-punonjës të Hipotekës.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë inxhinieri Mentor Tola, juristja Alma Pajova si dhe ish-drejtori i ZVRPP, Altin Ago.
Të tre këta shtetas akuzohen se kanë falsifikuar dokumentacionin në lidhje me një truall. Ata ranë në pranga pas operacionit ‘Koncesioni’ ndërsa mbi to rëndon akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’. (javanews.al / a.n)









