• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Falsifikimet më të çuditshme të lajmeve gjatë vitit 2023

by A R
26/12/2023 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vitit 2023 ka pasur shumë lajme të rreme, veçanërisht për ngjarje emocionale si luftërat dhe krizat e fundit.

Por kishte edhe falsifikime të çuditshme.

Ekipi i DW për verifikimin e fakteve përzgjodhi dhjetë falsifikimeveçanërisht të çuditshme.

Jo, në këtë video nuk është Volodymyr Zelenski duke vallëzuar

Shumë i besuan! 8 lajmet “fake” që u servirën si

Që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 ka pasur shumë informacione të rreme (fake news) që qarkullojnë për të dy vendet. Vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shpesh objektiv i fushatave shpifëse. Si në rastin kur një video supozohet se tregon Zelenskyn duke kërcyer në ritmet e kërcimit të barkut me një kostum ari të ngushtë dhe vezullues. Hulumtimi i DW tregon: Videoja është një deepfake në të cilën fytyra e presidentit ishte mbivendosur mbi trupin e një balerini.

Jo, Suedia nuk ka organizuar turne të seksit

Në korrik pati një pretendim të çuditshëm, se Suedia e kishte shpallur seksin si sport dhe po organizonte një turne seksi. Shumë media ndërkombëtare raportuan për këtë, duke përfshirë Times of India, një nga gazetat më të respektuara të Indisë. Një raport thoshte se Suedia dëshironte të zhvillonte një turne në të cilin pjesëmarrësit do të duhej të flinin së bashku deri në gjashtë orë në ditë për të përcaktuar se kush ishte më i miri.

Ky pretendim është i rremë, siç tregon studimi i DW: Göteborgs-Posten, një nga gazetat kryesore të përditshme suedeze, raportoi se një pronar suedez i disa klubeve të striptizimit, i quajtur Dragan Bratic, kishte kërkuar që seksi të klasifikohej si sport. Megjithatë, shoqata sportive suedeze e refuzoi këtë kërkesë në maj, konfirmoi për DW.

Jo, fotografia virale e prezervativëve të përdorur që pastrohen dhe shiten si të rinj nuk është nga Kenia

Një foto tjetër tregon dhjetëra foto të atyre që duket se janë prezervativë të përdorur. Nëd disa postime në Facebook në fillim të vitit u tha se gjashtë studentë nga Kenia u arrestuan sepse pastronin prezervativët e përdorur dhe i shitën të rinj.

Pretendimi është i rremë, siç tregon një kërkim i kundërt i imazhit. Sipas një raporti të lajmeve të vitit 2020, pothuajse 324.000 prezervativë të përdorur në fakt u pastruan dhe u rishitën jo në Kenia, por në Vietnam. Ato nuk janë shitur nga gjashtë studentë në Kenia, por nga një fabrikë e vogël në Vietnam.

Jo, inçizimet nuk tregojnë kacabunj në bark

“Në një spital qeveritar në Kenia, një pacient u kontrolluar me rreze magnetike, për shkak të dyshimit se në bark kishte insekte të gjalla,” shkruanin përdorues të ndryshëm të Facebook në maj 2023, duke postuar një imazh të supozuar me një kacabu të madh në bark. Por imazhi është fotoshop i montuar, siç tregon një verifikim i fakteve. Radiografia origjinale është publikuar në një faqe interneti të radiologjisë – dhe në të nuk mund të shihet asnjë kacabu.

Jo, Joe Biden nuk ka pasur pelena

Shumë i besuan! 8 lajmet “fake” që u servirën si

Presidenti amerikan Joe Biden është 81 vjeç – dhe vazhdimisht pretendohet se ai është shumë i vjetër për detyrën e tij. Në qershor 2023, një foto e supozuar e tij i gjunjëzuar në dysheme me një pelenë të dalë nga pantallonat qarkulloi në disa vende. Por imazhi është i manipuluar, siç tregon një studim i imazhit. Në fakt, Biden u rrëzua në një ceremoni në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA në qershor 2023 – por video dhe foto të shumta të rënies tregojnë se ai nuk kishte veshur pelenë. Materiali i imazhit është manipuluar.

Shumë i besuan! 8 lajmet “fake” që u servirën si

Jo, nuk ka asnjë provë që një avion amerikan i humbur në 1955 u rishfaq pas 37 vjetësh

Një aeroplan u ngrit nga Nju Jorku në vitin 1955, humbi dhe u kthy prapë 37 vjet më vonë në Miami, Florida. Kështu thuhet në një postim viral në Facebook. Nuk ka asnjë provë për këtë pretendim, siç tregon verifikimi i fakteve nga Agence France-Presse. Nuk ka të dhëna nga autoritetet amerikane që një aeroplan u ngrit nga Nju Jorku në vitin 1955 dhe më pas u humb. Për më tepër, historia u botua fillimisht nga një gazetë tabloid amerikane e njohur për botimin e përmbajtjeve fiktive.

Jo, OceanGate nuk u gjet bosh

Shumë i besuan! 8 lajmet “fake” që u servirën si

Kjo ngjarje tragjike bëri xhiron e botës: Më 18 qershor, pesë persona me kompaninë OceanGate u nisën me një mini-nëndetëse për të vizituar Titanikun, i cili u fundos në vitin 1912. Por pak kohë më vonë, lidhja me banorët u humb dhe ekipet e shpëtimit u përpoqën të gjenin zhytësit. E gjithë bota raportoi shpejt për të, e shumë përdorues folën edhe në mediat sociale për këtë. Ndërsa një pamje e supozuar e ekranit të CNN u bë virale. “OceanGate u gjet bosh,” shkruhej në të. Por kjo ishte qartazi një informacion i rremë, siç tregoi hulumtimi ynë.

Artikulli pretendon se është i CNN, por pamje nuk ka dizajnin aktual të kanalit të lajmeve. Pamja e rreme e ekranit tregon paraqitjen e vjetër të CNN me të kuqe, dizajni aktual është i zi. Për më tepër, fotografia e supozuar e kopertinës së artikullit të rremë nuk tregon anijen e “Titanikut”, por një zhytës të quajtur “Cyclops 1”. Informacioni i mëtejshëm në tekstin e pamjes së pretenduar është gjithashtu i pasaktë.

Jo, Disney World nuk e hoqi Kështjellën e Hirushes

Lajmet e rreme rreth Disney-t janë shumë të njohura prej vitesh. Në nëntor, një faqe interneti raportoi se parku tematik i Disney World në Orlando, Florida, në Shtetet e Bashkuara kishte hequr kështjellën e famshme rozë të Hirushes brenda një nate. Ky pretendim u shpërnda edhe në një video në TikTok dhe u shikua më shumë se një milion herë.

Artikulli dhe video janë satirë, siç tregon një vështrim në faqen e internet. Përveç kësaj, fotot aktuale nga parku argëtues tregojnë se kalaja, pikë referimi e parkut, është ende në këmbë.

/a.r

Next Post

Si gënjeu Berisha për Irena Gjokën? E riemëroi gjyqtare 6 muaj pas shkarkimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In