• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Falsifikim dhe mashtrim me dokumentet, ARRSH kallëzon kompaninë ‘DH Albania’,

by Java News
12/12/2018 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar kallëzon penalisht në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “DH Albania”. ARRSH kërkon hetimin e kësaj shoqërie për dy vepra penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve dhe mashtrimin.

Autoriteti Rrugor pranon në shkresën dërguar prokurorisë se kompania është themeluar në datën 25 Qershor të vitit 2018, disa muaj përpara shpalljes së tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe, me vlere 18 milionë Euro, ku dhe është shpallur fituese. Por ARRSH nënvizon se dokumentet e paraqitura nga kjo firmë kanë qenë të falsifikuara.

“Këto veprime – nënvizon ARRSH – dëmtojnë imazhin e insitucionit tonë dhe buxhetin e shtetit”.

Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka nisur një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “Biba X” dhe “DH Albania” dhe pritet të shpallë së shpejti rihapjen e tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe.

Përmes dokumenteve të falsifikuara, “DH Albania” ka fituar edhe tenderin prej 12 milionë Eurosh të Operatorit të Sistemit të Transemtimit për linjen 220 kilovolt Burrel – Peshkopi, procedurë kjo e anuluar dhe tenderi është rihapur këtë të mërkurë.

Pritet që edhe OST të dorëzoje në Prokurori dokumentacionin për tenderin e fituar nga “DH Albania”. Si ARRSH ashtu edhe OST kanë dërguar zyrtarisht kërkesën për të vjelur garancinë e kontratës të lënë nga “DH Albania”, vlera e të cilës arrin në afro 4 milionë Euro.

Kjo garanci vlen për të dy tenderat që kanë një vlerë prej 30 milionë Eurosh.

Kontrata e “DH Albania” po hetohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kjo kompani rezulton se ka falsifikuar edhe nje certifikatë të Sekretari të Shtetit të Delaware, që vërtetonte se ajo nuk kishte detyrime fiskale.

Në Shqipëri, Prokuroria po heton edhe për akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

/a.rada

Next Post
FOTO/ Deputeti socialist bëhet sërish baba, ja mesazhi i tij

Bonusi për bebet, ja si do të merren lekët pas 1 Janarit

Comments 1

  1. Korrupsion says:
    8 years ago

    Ne nje shtet perendimor, Gjiknuri dhe Qendro, jo doreheqja qe s’diskutohet, por do ishin te pakten ne hetim per shperdorim detyre, per te mos thene korrupsion. Megjithate, duke ditur se si funksionon Shqiperia, ndodhin dhe keto. Tani, ne e dime qe historia perserit veten, si dhe shumekush mund te me akuzoje si mbeshtetes te Bashes dhe Berishes (i pari mos u befte kryeminister, se ia pame “punen” ne Bahki, ndersa te dytin e pafte ai lart), ama Rama u zgjodh pikerisht per kete gje, te kthente pllaken dhe te mos vepronte si paraardhesit, te majte e te djathte.

    P.S. Javanews ju kerkoj, qe te beni nje shkrim, moralisht te pakten, se ligjerisht dhe institucionalisht nuk ndodh, qe Gjiknurit dhe Qendros t’i kerkoni doreheqjen. Jam 100% i sigurt se po te ishte Basha kryeminister, do ia kerkonit nje ore e me pare. Te pakten nga ty, Ben andoni, çka dhe te kam perkrahur per shume shkrime, e pres nje gje te tille.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

September 21, 2026
650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

September 21, 2026
Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

September 21, 2026
“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

September 21, 2026
EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

September 21, 2026
Situate emergjente në Fushë-Krujë / Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon aktiv, tymi mbulon zonën deri në Kamëz e Mamurras

Situate emergjente në Fushë-Krujë / Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon aktiv, tymi mbulon zonën deri në Kamëz e Mamurras

September 21, 2026
“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

September 21, 2026
Si po përgatitet PDK-ja si alternativë qeverisëse përballë Albin Kurtit?!

PDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

September 21, 2026
Bardhi kundër anëtarësimit sa më parë: Do bëhemi europianë kur institucionet të funksionojnë sipas standardeve të BE

Bardhi kundër anëtarësimit sa më parë: Do bëhemi europianë kur institucionet të funksionojnë sipas standardeve të BE

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com