• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Falje gjobash për ndërtimet pa leje”, PD ‘shpërthen’ pas propozimit. Balla: Nuk ka shkelje të rregullores

by A R
05/12/2024 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillohet seanca e sotme parlamentare. Për disa minuta u desh ndërprerja e seancës pas një debati mes palëve lidhur me procesverbalin e seancës së 3 Dhjetorit 2024 në Kuvend.

Opozita ka kërkuar të njihet me propozimin e 40 deputetëve socialistë për një “ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje“.

Ndërkohë kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se “procesverbali është depozituar vetëm 45 minuta më parë” dhe sapo ta ketë nga Sekretaria do ua vërë në dispozicion.

Për ta sqaruar më shumë këtë draft ishte ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili tha se ky ligj ka të bëjë me qytetarët që kanë penalizuar padrejtësisht për ndërtime të vogla apo thjesht riparime. Ai u shpreh se nuk ka asnjë shkelje të procedurës në këtë rast.

“Edhe kolegë të opozitës në shumë raste kanë ngritur një shqetësim të qytetarëve lidhur me disa raste, apo shumë raste të penalizimit të padrejtë për ndërtime që kanë të bëjnë me një riparim çatie, me një mur mbajtës të një shtëpie, një avllie. Në këtë kontekst deputetë të PS-së, do ftoja edhe deputetë të PD që ta përmirësojnë draftin në komision, dhe ajo që po thotë kryetarja e kuvendit me shumë të drejtë është që në fund të seancës pasi të shpërndahet tek të gjithë deputetët drafti i propozuar, sepse e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet. Njohja me drafte bëhet në komisione o deputetë. Ju e doni përpara, do ta merrni përpara. Nuk ka asnjë shkelje të rregullores. Tani problemi këtu është jeni kundër kësaj nisme? Do shpreheni pas dy javësh, por sa i përket procedurës, procedura është shumë e qartë. Qytetarët presin. Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartonë, jo një karton. Kjo është diçka që lidhet drejtpërsëdrejti me qytetarët. Procedura është shumë e qartë. Kjo është çudia e madhe. Nuk ka ndodhur sapo depozitohet një nismë ta kërkojnë gjithë deputetët. E kërkuat. Do ta keni sic tha kryetarja”, u shpreh Balla.

/a.r

Next Post
Haga vijon ‘gjahun’ ndaj UÇK! Arrestohet ish-ministri i Drejtësisë në Kosovë

Haga vijon 'gjahun' ndaj UÇK! Arrestohet ish-ministri i Drejtësisë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In