• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Falja e detyrimeve për ish-ushtarakët, Klosi: Përfitojnë 37% e tyre

by Java News
28/04/2016 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi deklaroi sot në Kuvend se nga p/ligji ‘Për faljen e detyrimeve të ish-ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare’ përfitues janë 37% e tyre.

Në këtë kuadër, kësaj kategorie i falen 13 miliardë lekë, ose 20% e vlerës së pensionit, të cilin e paguanin më parë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, tha Klosi.
Falja e detyrimeve për ta vjen edhe në përputhje me një premtim elektoral të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, u shpreh ministri.

Ky projektligj ka një efekt prej 13 miliardë lekësh dhe i jep zgjidhje një problematike shumëvjeçare, e shkaktuar si pasojë e një kuadri ligjor, i konstestuar që në fillimet e hartimit të tij dhe në vazhdimësi, nga kjo kategori, si dhe i gjykuar e rrëzuar disa herë nga Gjykata Kushtetuese.
Zgjidhja e propozuar sipas projektit është falja e detyrimeve për 6 mijë ish-ushtarakë që kanë rezultuar debitorë si pasojë e efekteve prapavepruese të rillogaritjes së pensioneve në zbatim të një ligji të vitit 2010, si dhe të periudhës së gjatë të nxjerrjes dhe përpunimit të dokumentacionit mbi pagën mesatare referuese dhe periudhën e shërbimit

Next Post

Kërcënimet ndaj Konit dhe Kules, çfarë dëshmuan në prokurori akademikët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com