• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Falimentojnë 5 për qind e kompanive aktive në treg

by
16/05/2015 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sektori i ndërtimit në krizë prej vitesh arriti kulmin gjatë vitit që shkoi, ku 244 kompani ose 5 për qind të totalit të tyre falimentuan. Sipas të dhënave të INSTAT numri i ndërmarrjeve aktive në sektorin e ndërtimit shënoi 4575 subjekte nga 4819 të tilla që Ishin gjatë vitit 2013.

Kriza e krijuar nga një minifllukse që përjetoi sektori pas vitit 2005 e shoqëruar nga rënia blerjeve të banesave I rëndoi se tepërmi bilancet e kompanive vitet e fundit. Problemeve të tregut ju shtuan edhe mospagesat e qeverisë për punët publike që kryen disa firma.

Por me gjithë problemet që sektori po përjeton prej vitesh nuk ka njohur një faliment të kësaj natyre, ku brenda vitit të falimentojnë 5 për qind e kompanive aktive në treg.

Ekspertët e sektorit shpjegojnë se një pjesë e falimentit I dedikohet rrotacionit politik. Një pjesë e kompanive që nuk kishin mbështetje politike nuk kanë mbijetuar ndryshimeve dhe kanë preferuar të mbyllin aktivitetin.

Por si për paradoks, Banka e Shqipërisë në raportim të treguesit të rritjes ekonomike për vitin që shkoi thotë se, ekonomia shqiptare u rrit me 2.4% në tremujorin e katërt të vitit 2014, e mbështetur kryesisht nga investimet publike dhe e reflektuar në zgjerimin e aktivitetit të sektorit të shërbimeve dhe të atij të ndërtimit.

Ecuria pozitive e sektorit të ndërtimit ndikoi në zgjerimin e vlerës së shtuar në ekonomi me 1.6 pikë përqindje në tremujorin e katërt. Vlera e shtuar nga aktiviteti ndërtues u zgjerua me 10.8% në këtë tremujor, duke vijuar ritmin pozitiv (9.0%) të tremujorit të tretë.

Dinamika pozitive e vlerës së shtuar të sektorit në pjesën e dytë të vitit, është e lidhur me: miratimin e një numri të madh lejesh ndërtimi, kryesisht në tremujorin e tretë20; përmirësimin e likuiditetit të sektorit, si pasojë e pagesës së detyrimeve të prapambetura nga qeveria dhe shtimin e ndërtimeve Infrastrukturore në transport./Monitor

Next Post

Talentët britanik që u bënë hit në internet (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com