• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Falimentimi i Kurum/ Gjykata nis hetimet, pezullon të gjitha veprimet përmbarimore

by Java News
28/03/2016 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa Gjykata e Tiranës ka përcaktuar administratorin e përkohshëm në kompaninë e prodhimit të hekurit Kurum për te verifikuar nëse kërkesa për faliment e kompanisë qëndron, bankat nga ana tjetër kanë vërshuar në QKR për bllokimin e asetëve të kompanisë për kreditë e pakthyera.

Shoqëria përmbarimore EPSA pak ditë më parë kërkoi në QKR bllokimin e kuotave/aksioneve dhe te drejtave qe rrjedhin nga zotërimi i kuotave për debitorin shoqëria “Kurum International” për llogari të bankës Pro Credit ndaj së cilës pretendohet se Kurum ka një kredi të pakthyer.

Nga tjetër gjykata ka vendosi të zëvendësojë administratorin e Kurum Yusuf Sezai me Lindita Kikinon një administratore e përkohshme deri sa gjykata të vendosë ose jo për falimentin e kompanisë. Zonja Kinkino është ngarkuar nga gjykata me disa detyra nga të cilat, të verifikojë nëse ekziston mundësia për vazhdimësinë e veprimtarisë së debitorit.

Kikino duhet të hetojë dhe të paraqesë para Gjykatës informacion financiar në lidhje me debitorin dhe të verifikojë dhe të raportojë nëse është e nevojshme të merren masa të mëtejshme për sigurimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme dhe likuiditetet.

Administratorja e re do të mbikëqyrë veprimtarinë e debitorit deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata për hapjen, ose jo të procedurës së falimentimit. Sipas vendimit të gjykatës çdo disponim i pasurisë së debitorit Kurum do të kryhet vetëm me miratimin përfundimtarë të administrimit të përkohshëm.
Debitorët e Kurum detyrohen të lejojë administratorin e përkohshëm të inspektojë librat e llogarive dhe ti japë atij të gjitha informacionin e nevojshëm.

Gjithashtu gjykata urdhëron të gjitha pezullimet e ekzekutimit të veprimeve përmbarimore. “Pezullohen veprimet përmbarimore që kryhen nga shoqëria Përmbarimore “ TDR GROUP”, me përmbarues Gjyqësor privat Florian Shehu, për ekzekutimin e urdhrit të ekzekutimit nr.1766 Akti, datë 09.03.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, me kreditor “ Banka NBG Albania”. Çdo debitor i Kurum, detyrohet të përmbushë detyrimet përkatëse ndaj kësaj shoqërie në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në vendimin e gjyaktës.

Kurum, eksportuesi i dytë më i madhi në vend, shpalli falimentin për qëllim ristrukturimi në shkurt të këtij viti. Vlerësohet që kompania ka mbi 300 milionë dollarë detyrime, gjysma e të cilit është ndaj bankave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Monitor

Next Post

Evakuimi i refugjatëve, tension dhe frikë për konflikte në Idomeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In