‘Faleni biznesmenin italian që qëlloi për vdekje hajdutin shqiptar’
“Faleni sipërmarrësin italian që qëlloi për vdekje hajdutin shqiptar e ne do të tërheqim modifikimet e kërkuara nga reforma kushtetuese”, kjo është deklarata e sapo dalë nga nënkryetari i dhomës së senatit në Parlamentin italian Roberto Calderoli, njëkohësisht eksponent i lartë i forcës politike Lidhja e Veriut.
Dhe pse tingëllon absurde që një rast i kronikës së zezë së disa viteve më parë kushtëzon miratimin e një pakete të rëndësishme ligjesh në Parlamentin italian, kjo është oferta e fundit e Lidhjes së Veriut për zhbllokimin e një prej reformave më të rëndësishme të qeverisë italiane.
Reforma kushtetuese është një pikat kyçe të punës së qeverisë Renzi e rreth gjysëm milion amendamete janë hartuar e prezantuar nga shumë forca politike në përpjekje për të kundërshtuar miratimin e kësaj pakete ligjesh.
Por duket se amendamentet e prezantuara nga lidhja e Veriut do të tërhiqen menjëherë e vetëm me një kusht; “Nëse Presidenti Serxhio Matarella firmos dekretin e faljes për sipërmarrësin italian që vite më parë qëlloi për vdekje një hajdut shqiptar”.
Ngjarja i referohet viti 2006 kur në banesën e sipërmarrësit italian Antioni Monella, në qytetzën Arzago D’Adda në provincën e Bergamos, shqiptari Ervis Hoxha, 19 vjec tenton t’i vjedh makinën e tipit SUV. Sipërmarrësi qëllon me një pushkë të kalibrit 12 e vret për vdekje 19 vjecarin shqiptar.
Mbrojtje legjitime o vrajse e qëllimshme? Kjo është pyetja që shoqëroi për disa vjet procesi gjyqësor deri me vendimin e vitit 2014 nga Gjykata e Kasacionit ku italiani Antonio Monella dënohet me 6 vjet e 2 muaj heqje lirie me akuzën e krimit të vullnetshëm, duke përjashtuar veprimin e qëllimshëm.
Prej këtij vendimi deri më sot sipërmarrësi italian është kthyer në një simbol të betejës politike të Lidhjes së Veriut e sipmatizantëve të kësaj force. Kërkesa e tyre është ndryshimi i vendimit të gjykatës, në një vrasje për mbrojtje legjitime e nënshkrimin e dekretit të faljes për sipërmarrësin nga Presidenti i Republikës.
Pikërisht këtë kusht ka kërkuar dhe sot nënkryetari i dhomës së Senatit të Parlamentit italian e koordinuesi i sekretarive kombëtare të Lidhjes së Veriut Roberto Calderoli, për zhbllokimin e reformës kushtetuese nga ana e forcës së tij politike e tërheqjen e modifikimeve të kërkuara..
Pyetjes së shumë mediave italiane se c’lidhje ka falja e një të dënuari për vrasje me reformën kushtetuese, senatori Calderoli i përgjigjet se është vetmja mënyrë për t’i bërë presion ministrit të drejtësisë Orlando që të prezantoj tek Presidenti Matarella kërkesën për faljen e sipërmarrësit. “Ministri Oralando, tha ai është pjesë e qeverisë Renzi e impenjuar në këto reforma dhe është në interes të kreut të kësaj qeverie të realizoj sa më parë reformën kushtetuese duke influencuar dhe tek ministri i drejtësisë për të paraqitur kërkesën e kërkuar nga e tek Presidenti i Republikës.”
“Kam prej muajit shtator të 2014, deklaron Roberto Calderoli që përkrah këtë rast, që kur President ishte Napolitano, e ministri Orando për një vit nuk ka bërë asgjë. Kësaj herë shpresoj që kjo cështje të marr zgjidhjen që ne kërkojmë.”
Dyshimit mediatik se kjo forcë politkke heq dorë nga beteja për kushtetutën për një rast singolar, senatori italia i përgjigjet se nuk është një betejë politike, por një betejë drejtësie e nuk është një shkëmbi por vetëm heqim dorë nga obstrukcionizmi.”
Mos vallë sipërmarrësi italian Antonio Monell, i dënuar nga drejtësia italiane për vrasje të vullnetshme ndaj shqiptari 19 vjecar Ervis Hoxha, është një mik i ngushtë i senatorit, apo një militant i zjarrtë i Lidhjes së Veriut sa të meritoj një vëmëndje të tillë politike ku varet reforma kushtetues e një shteti të madh si Italia?
Përgjigja e Roberto Calderolit nuk lë vend për të komentuar, por për të hamendësuar shumë; “Antonio Monella është një qytetar nga Bergamo. E gjitha kjo nuk ka të bëj me politikën!?”
Ndërkohë nga stafi i ministrit të drejtësisë Andrea Orlando informojnë se rasti i Antonio Monellas nuk është i bllokuar por po pret vendimin e Gjykatës së Mbikqyrjes me vlerësimet e plota për të plotësuar kërkesën për falje që do t’i prezantohet Presidentit të Republikës Serxhio Matarella.