• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Falenderon emër për emër patronazhistët, Braçe: Fitorja është e qartë dhe e pastër si drita e diellit!

by
05/05/2021 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministri Erion Braçe, i pari i listës së socialistëve në zonën e Fierit ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në fitoren e PS pas certifikimit të rezultatit një natë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Braçe ka publikuar listën e burrave dhe grave të angazhuar me PS si simpatizant, vullnetar apo patronazhistë duke bërë fushatë derë më derë me shpirt dhe zemër.

Ai thekson se objektivi nuk u arrit në zonën e Fierit për shkak se shumë vota rezultuan të pavlefshme duke shtuar se për këtë merr përgjegjësitë e veta duke i kërkuar ndjesë çdo socialisti. Braçe thotë se në këto vite nuk ka marrë asgjë materiale nga Divjaka as për vete dhe as për familjen e tij por vetëm ka dhënë shumë.

“Me zemër shumë faleminderit.  Dje ne mbrëmje, KQZ, miratoi rezultatet e zgjedhjeve te 25 Prillit edhe ne qarkun e Fierit, përfundimisht; Pa asnjë pretendim-zero,  pa asnjë shënim ne procesverbalet e qendrave te votimit dhe te numërimit-zero.

Fitorja është e kthjellët, e qartë, me diferencë sërish ndaj dy opozitave! Ndaj sot, duhet te them disa fjale; E para, falenderime kam. Falenderim e mirenjohje pafund per cdo banor te Divjakes qe besoi tek ne dhe votoi per ne, Partinë Socialiste.

Eshte hera e trete rresht, pa nderprerje dhe eshte nje nder i madh besimi i perfaqesimit dhe kontrata e re e punes.  Falenderim dhe respekt pafund per cdo socialist, militant apo simpatizant, patronazhues apo vullnetar,  perfaqesues komunitetesh specifike qe mori pjese e beri nje fushate elektorale model, dere me dere, koke me koke, rrugice me rrugice, lagje me lagje, fshat me fshat, me shpirt e zemer, pasion e ndershmeri, pune e perkushtim!

Faleminderit burrave e grave, djemve e vajzave ne beteje; Fred Kokoneshit e Gim Makes, Avni Sules e Dashes Dishes, Ilir Muces e vellezerve te tij, Ferit Balliut e vellezerve te tij gjithashtu, Eldes, Drin Balles e Muc Laloshit, Cet Pishes, Fatjones, Qani Kaces e djemve te tij, Xhevit Alcanit, Renatos, Blerimit, Ledios e te gjithe burrave e grave ne Cerme Sektor, Samiut, Erjonit, Bledit, Cimit, Bashkim Macit e djemve te tij, Davidit, nene Lumes e Bertit, kryeplak Vrapit, Lushit e Hajros, Julit e burrave e grave ne Cerme Siper,

Bajramit, Shpendit, Mitatit dhe vellezerve te tij, Vullnetit, Gimit dhe vellezerve te tij, Tefikut, Krenarit, Besnikut, prof Halimit e zysh Rines, Olsit e Florit, Bajramit ne Proshke, Pasha, Kamp, Eqeremit e familjes se tij, Hakiut, Landit, Romeos e familjeve te tyre, Kac Muces dhe gjithe komunitetit ke Cerma e fundit, Kristines dhe familjes se saj, prof Hasanit e familjes se tij, Sandrit, Pellumbit ne Shenepremte;

Avdi Snalles, Bertit, Kozmait, Bledit, Irenes, Engjellushes, Fatmires, Valit, Lindites, Elvires, Ilirit e familjes se tij, Polos e komunitetit te tij, Beharit, Zaimit, Tanit, Gojartit, Becit, Ilvanit, Julit e cdo burri e gruaje ne Grabian, Agushit, Misirit e Elit, Freskides, Luanit, Saimirit, Isait, Dervishit ne Tre Ura e Stravec, Bajramit, Ilirit, Jakupit ne Ferras;

Ylli Dhimes e Ana Nakos, Ariolit, Agronit, Ledios, Besmirit, Fatosit, Erlindit, Renatos, Enrit, Ilirit, Aniles ne Kemishtaj e Senez, Arqilese, Agronit, Indritit, Antixheli, Erjonit, Besit, Mariolit, Vjollces, Kaludios, Anites ne Mertish e Korie, Fotit, Yllit, Irakliut, Jovanit, Minait ne Gradishte, Judmillit, Amarildos, Kristaqit, Kujtimit ne Gungas, Flamurit, Xhevdetit, Arberit, Aliut, Tikut, Cimit, Kudretit ne Spolate, Lorencit, Sulejmanit, Arberit, Silvanes, Mondit ne Babunje, Ardianit, Anit, Fitorit, Namikut ne Sopez, Blerimit, Nikolles, Erisit, Jorsenit, Ilirit, Rolandit, Edlirit, Elises e cdo burri e gruaje ne Goricaj;

Prof Llazar Stases e Bona Kajes, Eldit, Gertit, Isufit, Gimit, Mico Gjikes e familjes se tij, Ilirit ne Mucias, Flamur Gurit, Tomorrit, Astrit, Qaniut, Flamurit, Enit ne Gur, Ramazanit, Arjanit, Jetmires, Altinit ne Kamenice, Emanueles, Xhevdetit, Lutfiut, Ramazanit,

Tik Kajes dhe familjes se tij, Agimit, Novruzit dhe familjes se tij ne Kryekuq, Mateos, Gezimit, Donikes, Bajramit ne Remas, Agronit dhe familjes se tij, Gentit, Nikolles, Ilirit dhe familjes se tij, Aristirit ne Karavasta, Altinit, Admirit, Bashkimit, Mireles e Benit ne Bedat, Amiraldit, Edit ne Sektor Adriatik;

Llazar Vodos, Dori Spahos, Zabit Cokut ne Divjake, Klodianit, Bilos, Rremes, Selamit ne Dushk Can, Agimit, Mariglenit, Aurelit, Rexhepit, Nazmiut, Cimit ne Shenkollas, Besit, Gramozit, Cimit ne Hallvaxhias, Zabitit, Mirit, Aqifit, Agimit, Durimit, Gazit ne Germenj, Mihalit, Themiut, Mariusit ne Germenj i Vogel, Ilirit, Agimit, Zyberit, Lanit, Fatmirit, Besit ne Bicukas, Gjergjit, Nestit, Andit, Fredit, Valit, Julit, Maksit, Flatonit, Dinos ne Xeng, Gazit, Lutos, Klodianes, Luftimit,

Edisonit, Elisabetas, Fitimit e cdo burri e gruaje ne Mize, Roklejdit, Ilirit, Ymerit, Saliut, Tomorrit, Bertit, Gentit, Feritit, Bashkimit ne Zharnec, Fredit, Ledios, Blerimit, Elbaretes, Llazarit, Erjonit, Lefterit, Astritit, Llazarit, Petros, Ruvit, Stavrit, Merit, nene Maries, Sokratit, Viktorit, Bedriut, Arditit, Ergestit, Visit, Andit, Xhojes dhe gjithe familjes se tij, prof Sifit, prof Lirise, Aniles, Irvit, Anit, Denisit, Kristit, Ledios, Tonit, Fjorit, Irines, Atalantes, Ditmirit, Klajdit, Olsit e cdo djali e vajze ne Divjake qytet;  Gim Jankos e familjes se tij gjithashtu!

Falenderim te posacem kam per cdo sipermarres-prodhues apo ne rrjetin e sherbimeve, nga Bledi e Berti ne Cerme te Siperme, Kosta e Gezimi po aty, Xheviti, Cimi ne Sektor, tek Renci ne Shkumbin, prof Sifi, Kozmai, Sokrati, Fatosi, Dinia, Zani, Arbri, Pirrua, Berti, Gimi, Ruvi, Beni, Klodi etj ne Divjake, Myzo ne Grabian, Besi ne Bicukas, Tomorri, Gesti, Berti ne Zharnec e deri te Ardiani ne Kemishtaj, gjithkush qe na priti e na tregoi punen e tij.

E dyta, me fitoren e kam. Fitorja e Partise Socialiste ne divjake eshte e paster si drita e diellit. E qarte po ashtu. Partia Socialiste ne bashkine Divjake ka fituar ne te pesta njesite;

Ne njesine Terbuf, ne njesine Divjake,  ne njesine Gradishte, ne njesine Grabian, ne njesine Remas;

Pese ishin, ne te pesta fituam! Partia Socialiste fitoi ne bashkine Divjake me 9714 VOTA/ 51.42% ose me shume se te gjithe te tjeret bashke!

Bashkia Divjake ka 10.65% te votuesve te te gjithe qarkut Fier; ne keto zgjedhje ne bashkine Divjake votuan 11.05% te votuesve te te gjithe qarkut Fier; ne keto zgjedhje votat e vlefshme ne bashkine Divjake ishin 10.89% te te gjithe votave te vlefshme te qarkut Fier; Partia Socialiste ne bashkine Divjake fitoi 10.61% te te gjithe votave te vlefshme te qarkut fier!

KJO ESHTE FITORJA DHE KAQ E QARTE ESHTE! Por ne kete sistem elektoral, fitorja  nuk mjafton; DUHET REZULTATI ME I MIRE I MUNDSHEM! Eshte e vertete: Ne nuk i arritem objektivat qe kishim ne raport me qellimin e shpallur ne vota e mandate!

Numri i jashtezakonshem i fleteve te votimit shpallur te pavlefshe-13.56% ne bashkine Divjake, ndikoi ne rezultat gjithashtu. Kjo eshte pergjegjesia ime!

Politike, organizative, morale gjithashtu. Ndaj me takon mua ti kerkoj ndjese publike drejtuesit politik te PS ne qarkun Fier, Gramoz Rucit, cdo socialisti qe beri me shume se ne e priti me shume nga ne;

Jam ne dispozicion te tyre!NUK KA PIKE RENDESIE KU JAM UNE NESER,  RENDESI KA QE PARTIA SOCIALISTE, NJEREZIT E SAJ TE FITOJNE E SHERBEJNE PER CILINDO VOTUES OSE JO, BESUES OSE MOSBESUES, KUNDERSHTUES GJITHASHTU!

Edhe pse beme shume ne kater vitet prej 2017-tes, njerezit nuk jane numra; Qenia njerezore eshte shume me e komplikuar se sa nje numer, disa bashke; Eshte shume me individuale se sa komunitare!

Ne 8 vite-4 vitet e fundit posacerisht, ne ju qasem njerezve me pune, vetem me pune; puna jone ndryshoi thelbesisht Divjaken, Terbufin, Gradishten, Grabianin e Remasin; me pune e prej punes ndryshoi arsimi, ndryshoi shendetesia, ndryshoi furnizimi me uje, ndryshoi FURNIZIMI ME ENERGJI, ndryshuan sistemet e largimit te ujërave te zeza, ndryshoi transporti, rruget e unazat bujqesore, ndryshoi vaditja e kullimi, ndryshoi bujqesia-prodhimi dhe eksporti, ndryshoi turizmi i natyres-parkut, detit, religjonit, ndryshoi qyteti Divjake e qendrat e fshatrave, fshatrat vete, ndryshoi sistemi fiskal-tatimet e taksat zero per fshatin, punen, prodhimin e te ardhurat!

Te gjitha ne funksion te qasjes komunitare, ndryshimit te jetes se komuniteteve.

Besova e besuam fort se duke ju qasur njerezve me PUNE, INVESTIME, VEPRA do ndikonim po aq fort ne jeten e njerezve; UNE BESOJ QE JA DOLEM TA NDRYSHOJME ATE JETE! ESHTE E DUKSHME, E PREKSHME!

Njerezit shpesh me thone se “kemi bere me shume se kushdo tjeter ne 30 vite” per Divjaken e madhe. Por mesa duket nuk mjaftoi qe rezultati te shenonte nje tjeter kulm te larte! Po e lexojme reagimin e njerezve te thjeshte, vleresojme me shume pergjegjshmeri! Por nje gje po e them qe sot;

Po lexojme me vemendje dhe cdo deformim kriminal qe ju be VLERESIMIT TE PUNES E PREJ PUNES, ne nje xhiro dhune, kercenimi, frikesimi, shitje e blerje per voten.

Ne ane tjeter,  duhet ndryshim dhe ndryshim do jete, ne nivel qendror e vendor, shërbimi per njerezit e zakonshem, bujqit, punetoret, pronen e tyre, punen e tyre, prodhimin e tyre, te ardhurat e tyre; Shperndarje me e mire per te fituar te gjithe,  jo nje grusht tregtaresh qe i grabisin e dhunojne cdo dite, ashper, pa respekt per mundin e djersen e tyre dhe vec me nje qellim-fitimin personal.

Kurre ne tete vite nuk mora gje materiale nga Divjaka vec respektit, besimit, votes, punes; ZERO NGA PASURIA PUBLIKE,  ZERO PER VETE E FAMILJEN TIME! Kam bere e dhene gjithcka! Num i kam borxh kerkujt; Me besuan per PUNEN, PUNEN KAM BERE CDO DITE, me miq e shoke, qeverine vendore e ate qendrore, kedo qe ka dashur te punoj!

Ata qe kane dashur vec te fitojne duke grabitur pronen publike e private, punen e te ardhurat publike e private te njerezve te zakonshem, ishin, jane kundershtaret e mi; dolen perballe meje sepse u thashe: Stop!

Fale votes se njerezve te Divjakes, tani nuk eshte me STOPI im; Tani eshte stop me voten e popullit! Keshtu do te behet! Me hir e me pahir sic ligji percakton!

VO: i kerkoj ndjese cdo burri e gruaje, djali e vajze qe nuk e gjen emrin ketu; u mundova ti permendja te gjithe por jeni shume shume me teper qe meritoni nder, respekt e mirenjohje. DO E KENI PERJETE PREJ MEJE!”, shkruan Braçe.

Next Post
“Nuk e kemi luksin për…”/ Tomini flet për AstraZeneca-n: S’është konfirmuar se shkakton mpiksje gjaku

Kushti i vaksinimit për në BE/ Tomini: Nëse nuk miratohen vaksinat ruse e kineze, do ketë marrëveshje ndërqeveritare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In