• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faleminderit Sara

by Edison Ypi
30/06/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Rrofsh Sara Mila. Rrofsh që ja bëre benë Sali Hajdutit se do e vrasësh dhe vdesësh dhe groposësh në Parlament.
Ke zgjedhur kohën më të përshtatëshme. Vdekjet dhe vrasjet në prag vjeshte janë të mrekullueshme. Poetët dhe muzikantët u kanë thurur himne vrasjeve dhe vdekjeve vjeshtake që mundësojnë rënien dhe ripërtëritjen e jetës.
Të zuri ky taksirat ty o Sara. Mos u tërhiq. Ti dhe Perëndia. S’kemi tjetër trimnesh, as trim, të na e shporri Sali Këllirën. Askush tjetër veç teje që je aq e fuqishme, aq inteligjente, aq e përkushtuar, s’mundet me na e heq nga sytë Sali Hajdutin.

Sara, vrasja dhe vdekja politike e Sali Skuthit prej teje në shtator në Parlament, do jetë puna e duhur, në kohën e duhur, në vendin e duhur, në mënyrën e duhur, nga njeriu i duhur.

Nuk duhet lejuar Sali Xhvatësi të vazhdojë të bëjë për budallenj njerëzit e ndershëm, ata që nuk kanë vjedhur. Mjaft vodhi Sali Rrjepsi. Çdo gjë, sado e tepruar, e ka një kufi, një cak. Nuk duhet lejuar Sali Hajni me vazhdu me i zgjidh problemet e veta me paret tona.

Bukur i ka vajt në men Sara Milas me e shkatërru Sali Rrenacakun në shtator në Parlament. Vrasjet në shtator në prag vjeshtë janë të mbara, e ka dëshmuar Historia.
E dëshmon kronika: shtatorët e tranzicionit parlamentar kanë qënë muajt më të begatë me rrahje, krisma, plagosje, vrasje, kryengritje.

Boll gjithë këto vite vetëm me dobiçllëqe. Sali Ziu s’është për atë punë. Ta marri xhakerën te gozhda, dhe të iki ku do e degdisi Sara.

Në fakt, si e ke thënë dhe vet, zhdukja spektakolare e Sali Pordhacit përmes vrasjes përkatëse nga Sara Mila, është ajo çka shqiptarët kanë mbajtur frymën dhe e presin me ardhjen e shtatorit dhe nisjen e Legjislaturës.
Shqiptarët mezi po presin që Ti Sara Mila, me inteligjencën dhe elokuencën tënde, ta pastrosh një herë e mirë Parlamentin e Shqipërisë nga bërllogu i fundit komunist që na e la peshqesh Ramiz Alia, Sigurimi, Serbia, Rusia.
Mos i zhgënje shqiptarët Sara. Mbaje premtimin. Shpëtoi shqiptarët nga Sali Kërrma, rrenacaku dhe llapaqeni që ka pafytyrësinë të pretendojë vdekje prej shenjtori pas një jete prej hajduti.

Sa duket nderi dhe lavdia dhe kënaqësia për ta ndalur Sali Ibretin ta bëjë këtë djallëzi të fundit, fati dhe rrethanat ta mundësuan ty o trimnesha Sara Mila.

Shumë janë ata do deshën ta kishin këtë fat. Por ja që i madhi Zot, për ta pastruar Sali Zgjeben, të zgjodhi ty o Sara Mila.

Gjatë betejave që do bëhen në arenën e Parlamentit me kuçedrën e tranzicionit Sali Turpin, ti Sara Mila s’ke punë me Sali Ziun si bashkshort, si prind, gjysh, kunat, e të tjera të tilla për të cilat le të vazhdojë të gjallojë sa ta ketë Ymrin. As pse është i vjetër dhe gjyhah, apo të tjera moralizma të qurrta. Ty Zoti ta bëri mbarë t’i dalësh përballë dhe ta vrasësh dhe kufomën tja mallkosh dhe masakrosh, për asgjë tjetër, veçse si politikan.
Fol fort në Parlament, dhe qartë, pse do e vrasësh Sali Skuthin në shtator. Numuroja të tëra.

Një hajdut që çdo gjë, foltoret, mitingjet, konferencat, takimet, udhëtimet, e të tjera e të tjera, mes syresh edhe milionat e dollarëve në përpjekje surreale për heqjen e njollës Non Grata, të gjitha i bën me pare të vjedhura, e ka hak hakmarrjen tënde pas gjithatyre intrigave dhe shpifjeve kundër teje që nxorri nga goja Sali Shpifësi.
Të mos mbetet njeri pa u bindur se Sali Xhvatësi vrasjen që do i bësh në shtator e meriton plotësisht, mos i lër asgjë mangut, zbrazja si karikator kalashnikovi të tëra.

Thuaji se nuk është në dinjitetin e një burri, aq më pak të një lideri apo shtetari, të ketë sjellje të kundërta për të njëjtën gjë: Kur shkatërron jetët e të tjerëve justifikohet si zbatues i Ligjit, si nëpunës serioz, si administrator korrekt. Kur duhet të përgjigjet për të zezat që ka bërë vetë, të mbahet për shenjtor.
Mos harro ti thuash se e votuan vetëm ata që besojnë se me Sali Mashtruesin vidhet më kollaj.
Se në zgjedhjet e fundit ishte i vetmi që vodhi, dhe i vetmi që bërtet e uluret se e vodhën.

Se një shtetar serioz nuk ikën kur numuron sa vota mori, por kur numuron sa vota nuk mori, dhe bën diferencën elektorale të humbjes.
Kujtoja se nuk e besuan as me gjithato inceneratorë inekzistentë, narkoshtet, narko qeveri, narko kështu, e narko ashtu.
Se nuk i lujti qerpiku kur shkatërroi jetët e mijëra shqiptarëve, ndërsa tani që të mos preket vetë asnjë fije floku pas humbjes katastrofike, po merr më qafë qindra mijëra të tjerë duke vonuar normalizimin e Opozitës dhe vendit në përgjithësi.

Sa me fat që je moj Sara Mila.

Masakroje Sali Kullën dhe hidhe te Ura e Zaranikës. Ose bëje kurban. Hidhe në betonin e ftohtë a asfaltin e nxehtë ku po ndërtohet autostrada e re për juglindje.

Sara, shqiptarët po presin me ankth të shohin thonjtë e tu në gurrmazin e Sali Mavrisë.
Mbyte ngadalë Sali Faqeziun derisa t’i bien nga dora në dysheme, dhe nga dyshemeja në hale, ata shtat a tetë besnikë që i kanë mbetur lidhur në një unazë çeliku që e mban natë e ditë në brez edhe kur fle gjumë bashkë me çelësat e shtëpisë në Tiranë dhe të vilave nëpër meteopolet e Europës, derisa me rreth çeliku, e me çelsa vilash e me Sali Mashtrusi të përfundojnë të gjithë në hale të gomerëve.

Që brezat e ardhëm ta kujtojnë me nderim dhe të mbetesh e paharruar për të mirën që i bëre vendit tënd, bëje sa më spektakolare vrasjen e Sali Harbutit.

Le tu japi Sali Hajduti nga 60 mijë euro të vjedhura në muaj avoketëve të pangopur. Ata pare duan. Hiç s’ta kam frikën se mund të shitesh. Ty Sara, si avokate e askujt tjetër veçse e Popullit shqiptar, nuk të blejnë dot as me miliona as me miliarda, as me ttë rregullta, as me të vjedhura.

Sara, me fjalën tënde të zjarrtë dhe stilin tënd brilant, shurdhoje, verboje, çmende, vrite, varrose, dhe në fund digje mos ngrihet lugat nga varri Sali Vampiri. Dhe të marri frymë lirisht Shqipëria nga Sali Katastrofa, dhe Elbasani dhe Shqipëria të bërtasin në kupë të qiellit:
Faleminderit Sara.

Next Post
Goditjet nga të nxehtit, Tomini: Të evitohen daljet në orët e pikut! Kujdes edhe me ndryshimin e temperaturave, sjellin risqe

Goditjet nga të nxehtit, Tomini: Të evitohen daljet në orët e pikut! Kujdes edhe me ndryshimin e temperaturave, sjellin risqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

July 7, 2026
Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In