• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Faleminderit, ditën e mirë”, mazhoranca voton ligjet, Basha vijon në “Facebook”

by Java News
07/06/2018 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Faleminderit, ditën e mirë”. Me këto fjalë e ka mbyllur kreu i Kuvendit seancën e sotme ndërsa mazhoranca është larguar nga salla pas një ore punimesh mes bllokimit të foltores dhe replikave nga vendi.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama si rrallë herë nuk e ka marrë fjalën në seancë, kjo edhe për shkak se Lulzim Basha nuk ka lëvizur asnjë sekondë nga podiumi.

Herë me mikrofon në televizione, e herë në Facebook, Basha ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës si të lidhur me trafikun e drogës. Ndërsa LSI është treguar e heshtur gjatë seancës së sotme, raporton JavaNews.

Pavarësisht votimit të ligjeve, Basha ka vijuar paralelisht fjalën e tij drejtuar ndjekësve në Facebook.

***

Pas dy pushimesh të kërkuara nga Gramoz Ruçi, foltorja e Parlamentit ka vijuar të jetë e bllokuar nga Lulzim Basha.

Ndërkohë në sallë ka mbërritur kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka qenë i pranishëm që në fillimin e punimeve të së enjtes.

Duke i bërë apel Bashës, Ruçi tha se është zgjedhur që të drejtojë Kuvendon dhe jo rrjetet sociale ku transmeton opozita.

Pas refuzimit të kryedemokratit, Ruçi ka ndërprerë për herë të tretë për 10 minuta seancën.

***

Opozita ka zbatuar skenarin e bllokimit të Kuvendit fill pas fjalës së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Teksa ka përfunduar minutazhin e caktuar sipas rregullores, kreu demokrat nuk ka pranuar të lirojë foltoren. Ndërkohë që Gramoz Ruçi tha se skenari i opozitës për bllokimin e Kuvendit, do të sjellë shtyrjen e raportimeve nga institucionet e planifikuara në rendin e ditës.

Sot, kreu i Partisë Demokratike tha sot se kancelaritë evropiane janë të shqetësara për krimin në Shqipëri.

Në fjalën e tij për procedurë para Parlamentit, Basha tha se Edi Rama ka katër javë që i fshihet të vërtetës.

“Më këtë seancë mungojnë dy nga kokat kryesore të aleancës me krimin, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Kërkesa jonë është e kuptueshme dhe e qartë. Kjo seancë nuk duhet të vijojë pa praninë e këtyre të dyve. Nëse kanë vendosur të mos vijnë më në këtë sallë, le ta çojnë deri ne fund dhe ta çlirojnë Shqipërinë nga pengmarrja. Këtë shqetësim ia kanë thënë edhe ministres së Drejtësisë në Bundestangun gjerman gjatë vizitës së saj. Normalisht më kanë informuar edhe mua” – tha Basha në Kuvend.

Kreu i PD tha se ka vizituar Berlinin për të diskutuar shqetësimin e gjermanëve se situata politike 6 jave pasi Rama u largua nga Berlini, situata politike ka shkuar drejt përkeqësimit.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit ka ndërprerë dy herë seancën ndërsa opozita ka vijuar transmetimin në rrjetin social Facebook.

/javanews/b.d

Next Post
Prokurori i ‘dosjes Tahiri’ kalon vettingun, Dritan Prençi konfirmohet në detyrë

Prokurori i 'dosjes Tahiri' kalon vettingun, Dritan Prençi konfirmohet në detyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com