• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faleminderit Carolyn Perry

by Edison Ypi
10/09/2024 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Carolyn Perry, arkeologia angleze me banim në Durrës, po nxiton të kapi trenin diku në Birmingham. Përpara i del një kishë. Nga kisha dëgjohen këmbanat. Magjia e tingujve të këmbanave e mahnit Carolyn Perry-n. Një qytet pa këmbana është një qytet i vdekur, thotë me vete Carolyn Perry.

Arkeologia Carolyn, ajo që plot me kisha dhe këmbana, përveçse shpirtin, ka dhe punën, profesionin, nuk mundet me e pa kishën as me i dëgju këmbanat duke u ngutur me kap trenin. Treni nuk duhet humbur. Kisha duhet parë. Këmbanat duhen dëgjuar. Por s’ka kohë. Kanë mbetur më pak se 3 minuta. Duhet bërë diçka. Po, por çfarë ? Me besim dhe vullnet, gjindet. Ku ka një dëshirë, ka një kishë. Ku ka një këmbanë, ka një zgjidhje.

Në ecje e sipër, me po atë shkathtësi që atentatori nxjerr nga kutia e violinës kalashnikovin me vra të pafajshmin, Carolyn Perry nxjerr shpejt celularin si koburen për me vra harrimin. Bën një video jo cilësore me luhatje në përputhje me ritmin e hapave për ta pavdekësuar kishën dhe këngën e këmbanave. Ta ketë për vete ta shohi kishën dhe dëgjojë këmbanat e Birminghamit kur të jetë më nge’ duke parë mbeturinat e nënujshme të Durrësit të fundosur para dy mijë vjetësh gjatë një perëndimi të përgjakur dielli te Currilat, si dhe t’ja dhurojë një muzeumi që brezat e ardhshëm ta njohin Historinë.

Të cilët, po ashtu si Carolyn sot zbulon nga gërmadhat kishat dhe këmbanat e lashta, pas qindra vjetësh do mësojnë Historinë edhe nga dëshmitë e vizionares Carolyn.
Carolyn Perry mund të mos e bënte videon. Por njerzit e të ardhmes nuk do shihnin kishën, nuk do dëgjonin këmbanat e sotme. Carolyn nuk mund t’ja falte vetes këtë mëkat. Do vuante. Ndoshta do sëmurej sepse mund ta jepte, por nuk e dha një dëshmi të kohës sonë për brezat që do vinë.
Carolyn e nxorri videon në Internet. Ku falenderon dhe kërkon ndjesë për mungesën e cilësisë së videos, të cilën e ka bërë në ecje për shkak të ngutit me kap trenin.
S’ka vend për ndjesë Carolyn. Më mirë video e keqe dhe muzikë të mirë këmbanash, se muzikë e keqe dhe video cilësore.
Dhe mos na falendero. Ne duhet të falenderojmë Ty. Jo Ti ne.

Ti Carolyn mund të mos bëje fare video. Në këtë rast do mbeteshe e pakënaqur vetë, po aq sa dhe adhuruesit shqiptarë të kishave dhe këmbanave, ata që halera dhe tallavara kanë plot, por kisha dhe këmbana kanë pak.
Por videon e bëre. Dashuria për kishën, pasioni për muzikën e këmbanave, rreziku se do humbje trenin, mjaftojnë e teprojnë për të thënë se bëre çka duhej bërë.

Mund të kishe ndalur që videoja të dilte me cilësi të mirë. Por do humbje trenin. Do ishte fatkeqsi për Ty që po shkoje diku për të kryer ndonjë punë të ngutëshme, ose ndoshta po ikje në një takim pune, a pse jo, në një takim sentimental, por për shkak të vonesës tënde, tjetri do kishte ikur, dhe jeta jote jote do ishte bërë lëmsh.
Mund të filmoje kishën, pa zë, pa këmbanë. Por do kishe lënë të pakënaqur adhuruesit e muzikës kishtare që aq ngjan me tjetrën muzikë superbe, atë të këmborëve, si dhe maniakët e këmbanave të bronxit, kuriozitetin e tyre ndaj fonderive ku këmbanat e bronxit derdhen sipas përvojave shekullore nën mbikqyrjen e rreptë të mjeshtrave.
Po të kishe regjistruar vetëm zërin, vetëm kataraktin e tingujve të këmbanave, do idhnoheshin meraklinjtë e arkitekturave të kishave, kupolave, harqeve, çative, shenjtorëve mbi mure.
Carolyn, Ti që dëshmove ndjeshmëri dhe vizion për një kishë dhe këmbanat e saj në Birmingham, mos lër kishë pa parë dhe këmbanë pa filmuar nëpër Shqipëri:
Kishat e lashta aq të hirshme dhe këmbanat e vjetra që nxjerrin tinguj të magjishëm.
Kishat ku gjatë Diktaturës ushtarët u kanë nxjerrë sytë me bajonte shenjtorëve mbi mure, me shpresë se drita e syve të shenjtorëve të çvendosej tek sytë e tyre, ose të afërmëve të tyre.

Kishat dhe këmbanat që na kujtojnë Shqipërinë serioze të kohëve të lavdishme. Kohëve me kisha dhe këmbana, fisnikë, aristokratë, burrni, besë, kështjella, kështjellarë, kavalierë, ofiqarë, kontë, viskontë, oborrtarë, mbretër, princa, princesha, kuvënde, beslidhje, e të tjera e të tjerë, që kur kujtojmë se sot në vend të tyre kemi ca halabakë, i biem kokës me grushta, shkulim leshrat, na merr e qara.

Next Post
A do të votojë PS për mandatin e Xhaçkës? Niko Peleshi: Nuk ka vendim politik! “Venecias” do t’i drejtohemi, por…

A do të votojë PS për mandatin e Xhaçkës? Niko Peleshi: Nuk ka vendim politik! “Venecias” do t’i drejtohemi, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

September 20, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

September 20, 2026
Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

September 20, 2026
“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

September 20, 2026
Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com