• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Falë SHBA, po u vjen fundi politikanëve zullumqarë’/ Ish-këshilltari i Bashës, sulmon Berishën: Vodhën e shkatërruan, tani janë kundër…

by
24/06/2021 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-këshilltari i Lulzim Bashës, gjenerali Piro Ahmetaj, ndërsa ka postuar posimin e Ambasadës amerikanë në Tiranë me foto të 30 vjetorit të vizitës së ish-sekretarit James Baker në Tiranë, e ka falënderuar SHBA duke thënë se vetëm falë saj po u vjen fundi politikanëve ziliqarë.

Me anë të këtij postimi Ahmetaj sulmon Sali Berishën pasi në postimin e tij thekson se këto politikanë sipas tij kanë vrarë besimin dhe shpresën për të ardhmen e Shqipërisë demokratike. Ndërsa e cilëson Berishën si anti SHBA shkruan “fali zot se nuk dinë çfarë bëjnë”. Anti SHBA ai cilëson dhe ata që kanë mbrojtur Berishën pasi është shpallur “Non Grata” nga SHBA. Një prej politikanëve që i ka dalë në mbrojtje Berishës është edhe Basha.

“Me mirënjohje amerikës si dhe shpresëplotë se edhe ne Shqipëria do t’ja dalim për të kthyer besimin te demokracia funksionale si  te amerika dhe gjithë BE! Vetëm falë SHBA, po u vjen fundi Politikanëve zullumqarë si dhe gardës se sekserëve që 30 vjet radhazi, mbasi vjedhin votën, pushtojnë Partitë, emerojnë deputët, ministrat, gjyqtarët, prekurorët, doganierët, u grabisin pronat shqiptarëve, kanë përdhosur emrin e Shqipërisë; kanë vrarë besimin dhe shpresën për të ardhmen e Shqipërisë demokratike si SHBA dhe gjithë BE!

Mbështetja nga SHBA e interesave shqiptare në 109 vitet që shkuan & për 100 që vijnë mbetet përtej çdo emri, fotografie, çeku të bardhë, të kuq apo blu qoftë! Për gardën e të marrosurve sa anti-SHBA, aq edhe anti- Shqipëri: “fali o zot se nuk dinë çfar bëjnë”! Mirënjohje SHBA dhe 10 Ambasadorëve në 30 vjet, Sh.T Donald Lu Sh.S Yuri Kim, etj! Zoti e bekoftë partneriterin strategjik”, shkruan Ahmetaj.

2 ditë më parë ambasada e SHBA në 30 vjetorin e vizitës Sekretarit amerikan i Shtetit në atë kohë, James Baker në Tiranë postoi foto në rrjete sociale duke cituar disa fjalë të tij nga sheshi Skënderbej ku shprehu mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë. “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, tha Baker në fjalimin e tij historik që mbajti.

Pas këtij postimi ka reaguar Jamarbër Malltezi, i cili është shprehur i revoltuar se pse Ambasada Amerikane nuk ka postuar foto të vjehrrit të tij, ish-kryeministrit Berisha, me Sekretarin Amerikan të Shtetit. Malltezi akuzon Ambasadën Amerikane për ndryshimin e historisë, ndërsa e quan Sorosiste, duke iu referuar pretendimit të Berishës se Soros ka dorë në vendimin e DASH për të futur në listën e zezë bashkë me familjen. “Retushimet e fotove, ndryshimin e historisë sipas interesit & fallacy of misplaced correctness i dinim komuniste – qenkan dhe Sorosiste”, shkroi Malltezi. 

Kjo “luftë” ndaj SHBA vjen pasi futi Berishën dhe familja e tij në listën e zezë. Siç shkruhej në vendimin e DASH të shpërndarë nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, Berisha akuzohet nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, pengimin e drejtësisë për të vepruar ndaj tij, Familjes dhe aleatit, si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri.

/b.h

Next Post
Varianti Delta po përhapet në mbarë botën, liderët bëjnë thirrje për vaksinim

Frika nga varianti i ri Delta/ Krijohet një test i ri anti-COVID, më i lirë dhe më i shpejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
“Jo në emrin tim”- Mbahet dita e shtatë e protestës në Prishtinë, kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Jo në emrin tim”- Mbahet dita e shtatë e protestës në Prishtinë, kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 22, 2026
“AfD është armiku më i keq i Italisë”- Antonio Tajani paralajmëron: Ata kërkojnë shkëputjen e Tirolit të Jugut nga territori italian!

“AfD është armiku më i keq i Italisë”- Antonio Tajani paralajmëron: Ata kërkojnë shkëputjen e Tirolit të Jugut nga territori italian!

September 22, 2026
Jep “llogari’ për më shumë se një orë, drejtoresha e SHISH dëshmon në komisionin për “TIMS”

Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit tek autoritetet e Kosovës, gazetarja zbulon detajet: Ishte në Azerbajxhan për një takim, BKH i trokiti në derë, por…

September 22, 2026
Ish-ministri Hoxhaj: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, goditje e madhe për Kosovën!

Ish-ministri Hoxhaj: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, goditje e madhe për Kosovën!

September 22, 2026
“Luftë” Real-Tebas, klubi madrilen akuzon: Qëndrimi i tij dëmton imazhin e futbollit spanjoll!

“Luftë” Real-Tebas, klubi madrilen akuzon: Qëndrimi i tij dëmton imazhin e futbollit spanjoll!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com