• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Faktori shqiptar ndikoi për marrëveshjen Zaev-Cipras”

by A R
22/06/2018 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori i Greqisë në Shqipëri dhe në Maqedoni, Alexandros Mallias, në një bisedë për “TemA TV” vëren se roli i faktorit shqiptar në marrëveshjen e Prespës, mes Maqedonisë dhe Greqisë është shumë i rëndësishëm. Ai shprehet se dëshiron që në Greqi të nisin bisedimet për Kosovën, duke e lidhur këtë edhe me hapat që Kosova po hedh drejt BE-së.

Ish-ambasadori grek në Shqipëri dhe në Maqedoni, Alexandros Mallias, vlerëson se faktori shqiptar në Maqedoni është shumë i rëndësishëm dhe ishte pikërisht ai që shtyu qeverinë Zaev drejt kërkimit të një zgjidhjeje dhe marrëveshjeje me Greqinë.

Në një intervistë për “TemA TV”, Mallias shprehet se Greqia dhe Shqipëria janë në një fazë të pjekur të bisedimeve mes tyre, por zgjedhjet që duhen bërë janë kompromise të vështira.

“Ekzistojnë zgjidhje të vështira kompromisi dhe ky kompromis duhet përkrahur.

Unë besoj dhe veproj, nxis promovimin e marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë, ashtu dhe me Kosovën.

Greqia për 25 vjet ka marrëdhënie të ngushta me partitë shqiptare të ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë, dhe së shpejti shpresoj Maqedonisë Veriore.

Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Greqisë, shqiptarëve dhe grekëve, është një faktor vendimtar“, deklaroi Alexandros Mallias, ish-ambasadori grek në Tiranë.

Mallias flet edhe për njohjen e Kosovës nga shteti grek.

Sipas tij, marrëdhëniet e Greqisë me Kosovën janë të mira dhe janë kryesisht komerciale e financiare, por sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme.

“Marrëdhëniet tona me Kosovën janë të mira, ato tregtare, financiare në apsketin e lëvizjes së shtetasve, por për mua kjo nuk mjafton.

Unë jam sinqerisht pro njohjes së Kosovës, dhe kjo të jetë rezultat jo i një deklarate të ministrisë, por i një pakti dypalësh. Besoj në atë që thoshte Gandi i Ballkanit, udhëheqësi i Kosovës, Ibrahim Rugova, se Kosovën dhe Greqinë nuk i ndan as etnia, as historia dhe as gjeografia.

Kjo është shumë e rëndësishme, pasi zakonisht problemet mes vendeve i kanë rrënjët te historia dhe gjeografia“, tha Mallias për “TemA Tv”.

Mallias shpjegoi se marrëveshja e Prespës ishte një marrëveshje e vështirë për të dyja vendet dhe që ka krijuar shumë tension në Maqedoni.

Ai rithekson se pas kësaj marrëveshje ka shumë tension në të dy vendet, por që duhet parë konkretisht se si mund të rregullohet situata dhe më pas të fillojnë bisedimet për Kosovën./a.m.

Next Post
E papunë dhe me 8 klasë, si mashtronte ‘punonjësja e interpol’ me vizat amerikane

Avokati i njohur: Ja si mund të merrni shtetësinë amerikane përmes prindërve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

November 11, 2026
Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

November 11, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

November 11, 2026
Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In