• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faktoje.al, një projekt dezinformues që çon dëm paratë e donatorëve

by Mero Baze
12/09/2024 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sot në mëngjes më njoftuan se një OJQ e quajtur Faktoje.al ka botuar një manual që tregon se si duhet luftuar dezinformimi në media online. I hodha një sy manualit, meqë ma rekomanduan si punim të përcipte dhe qesharak për të kuptuar se ku shkojnë lekët e donatorëve për median në Shqipëri.

E vërteta është se bota online është e mbushur me rreziqe dezinformimi, përfshi dhe gazetën TemA. Rimarrja e lajmeve nga një portal në tjetrin e krijon këtë rrezik dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm që mund të biem pre e lajmeve të rreme. Dhe nuk është se nuk biem.

Ka plot raste që ne mund ti dëshmojmë vet, pa u lodhur këta ti studiojnë. Madje ka ndodhi dhe situata qesharake ku gazetarë të gazetës Tema fjala vjen, rimarrin lajme që portale të tjera kanë prodhuar duke i marrë nga gazeta Tema të transformuara dhe i ribotojnë në gazetë si lajme të reja. D.m.th. “robtojnë lajmin e tyre. Është një histori pa fund rreziqesh imponua nga presioni i klikimeve, mungesa e edukimit të mirë profesional por dhe e talentit për të kuptuar të vërtetën.

Por këto nuk janë raste që kanë të bëjnë me manualin në fjalë. Manuali në fjalë në  një rast përmendte gazetën Tema për titull të ekzagjeruar pasi kishte botuar një lajm me titull “Serbia po trajnon fëmijë për luftë”. Nga “verifikimi” që kishte bërë OJQ duke ju referuar një studimi të inteligjencës amerikane I rezultonte që nuk ka rrezik për luftë në rajon, kështu që ky lajmi është I ekzagjeruar dhe kish përdorur logon e gazetës Tema si burim lajmi.

Më poshtë është linku I këtij lajmi dhe dezinformimi I Faktoje.al, që ja atribuon gazetës Tema si lajm.
https://www.gazetatema.net/rajoni/serbia-trajnon-femijet-per-lufte-i389507 

Faktoje.al, një projekt dezinformues që çon dëm

 

Siç e shikoni nuk është lajm I gazetës Tema. Është lajm I Euronews Albania, dhe është I cituar që është I Euronews.

Deklaratën e ka bërë një ekspert I sigurisë në Kosove I njohur si I tillë.

Ilustrimi është po I tyre. E kanë botuar dhjetëra portale të tjera.

Faktoje.al, një projekt dezinformues që çon dëm

Akoma më qesharak është fakti që lajmi është lajm i njëanshëm pro Ukrainës dhe jo pro Rusisë. Pra mund të kishte akuzuar prodhuesin e lajmit si lajm shumë optimist pro Ukrainës, si lajm i pabalancuar, ose shumë partizan, por jo si depërtim rus në lajme. Se lajmi është tërësisht kundër Rusisë, madje qartazi i njëanshëm pro Ukrainës. Kjo tregon që as kuptojnë çfarë lexojnë, por shkruajnë çfarë u diktojnë  për arsye personale apo politike.

Tani meqë ne jemi një nga dhjetëra portalet që e kemi ribotuar , “pa u thelluar” siç thonë këta , atëherë përse citohet Tema “pa u thelluar”?

Është e qartë që kanë ose ngarkesë politike ose personale. Për asnjë prej tyre nuk jam I shqetësuar.

Duke qenë se drejtuesja e OJQ, përveç mbiemrit Kapo që na kujton periudhën sovjetike të Shqipërisë, nuk më thotë asgjë tjetër si emër, nuk o lodha më tej.

Pyeta kush është donatori. Më thanë ka qenë USAID po ja ka ndërprerë dhe tani mund të ishin disa donatorë të tjerë të cilët nuk po I përmend pasi mund t ëmë kapin në ndonjë gabim dhe mund t’iu bëjmë nder, të marrin projekt tjetër për këtë “dezinformim”.

Meqë tani duhet të bëjmë pak humor me historinë se ku përfundojnë paret e taksapaguesve perëndimorë në Shqipëri, dhe mund t’iu sugjeroja diçka që të dukeshin më serioz. Fjala vjen të kishin cituar Euronews Albania, që është vërtet prodhuesi I lajmit, dhe aty mund të kishin mundësinë të nxisnin teori konspirative . Mund të arrinin në përfundimin se meqë pronari I Euronews është rus, kurse pronari I Euronews Albania është grek dhe dihet që grekët me rusët kanë lidhje, dhe ata e kanë future lajmin tek Euronews Albania që pastaj të futej në Shqipëri dhe të botohet tek Syri, Tema e dhjetëra të tjerë.

Kjo do ishte analizë e denjë për rubrikën e humorit “Antena” në gazetën tonë që pastaj të monitorohej dhe të arrihej në përfundime serioze nga kjo OJQ qesharake.

E di që është lodhje e madhe të merresh me botën korruptive të OJQ dhe donatorëve të tyre në Shqipëri, por kur bëhet fjalë për gjëra kaq serioze, siç është ndikimi rus në Ballkan apo mbështetja për luftën në Ukrainë, së pari duhet seriozitet, duhet  thelb,  dhe pastaj do dhe pak kulturë profesionale në hartim raportesh.

Manuali që sot kanë bërë publik, është shembull dezinformimi, nga autorët e projektit.

Tani e vetmja mënyrë që kjo të korrigjohet është që një OJQ tjetër të gjej dhe ajo donatorë që të kemi një projekt për të faktuar dezinformimet e Faktoje.al, duke shtuar kështu një rast tjetër për të abuzuar me një gjë shumë serioze e cila fatkeqësisht tani të shkakton më shumë humor se sa reflektim. Këtë po e  bëjmë vetëm për respekt të pareve të qytetarëve perëndimorë që harxhohen për idiotësi të tilla dhe jo për autorët e projektit.

Më vjen keq në këtë rast për donatorët se ato pare mund ti kishin shpenzuar për të na trajnuar gazetarët që të jenë më të kualifikuar dhe më serioz në punën e tyre. Por dhe kështu siç janë nuk bëjnë gjëra kaq idiote sa ky projekti që financojnë ata.

Nuk kam parë gjë më dezinformuese se sa ky manuali kundër dezinformimit.

Next Post
Debat për Thumanë-Kashar, Balluku: Instrastrukturë me parametrat e BE, nuk ka ndryshim nga projekti fillestar

Debat për Thumanë-Kashar, Balluku: Instrastrukturë me parametrat e BE, nuk ka ndryshim nga projekti fillestar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

June 24, 2026
“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

June 24, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

June 24, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Inspektorët e OKB-së hyjnë në Iran? SHBA dhe Teherani me deklarata kontradiktore për Hormuzin dhe programin bërthamor

June 24, 2026
Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

June 24, 2026
Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

June 24, 2026
“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

June 24, 2026
Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

June 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rama nuk është i korruptuar. Sloganet nuk janë fakte

June 24, 2026
“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In