• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fakti, mashtrimi dhe injoranca: Rasti i Yuri Kim dhe rrëshqitja mediatike shqiptare

by Ilir Demaliaj
14/07/2025 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Demalia

Ngjarjet e ditëve të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit kanë sjellë një stuhi të vërtetash të hidhura, por edhe një dallgë dezinformatash, sidomos në Shqipëri. Në një veprim të paprecedentë, Sekretari i Shtetit në administratën Trump, Mark Rubio, shkarkoi rreth 1400 punonjës të këtij institucioni kritik të politikës së jashtme amerikane. Kjo ndodhi pa paralajmërim, në mënyrë të paprecedentë, dhe është cilësuar nga shumë analistë si një shenjë e qartë e politizimit agresiv dhe hakmarrës të diplomacisë amerikane nga një administratë që më shumë po imiton autokracitë sesa po ruan balancën tradicionale institucionale të SHBA-së.

Mes atyre që kishin dalë për t’u solidarizuar me kolegët e saj të prekur nga ky vendim ishte edhe Ambasadorja e njohur, Yuri Kim – një diplomate me përvojë dhe integritet, e cila për shqiptarët nuk është thjesht një emër, por një figurë që ka përfaqësuar fuqishëm vlerat e aleancës SHBA-Shqipëri, posaçërisht në luftën kundër korrupsionit dhe për forcimin e shtetit ligjor.

Por si u pasqyrua kjo ngjarje në mediat shqiptare?

Provinca mediatike dhe folklori politik

Në vend që të pasqyronin faktet – protestën, solidaritetin, dhe shqetësimin që solli ky vendim arbitrar në Washington – disa media shqiptare, me në krye portale si Syri.net dhe të ashtuquajtur “analistë” të djathtë, zgjodhën rrugën e spekulimit vulgar dhe të gëzimit provincial. U përhap me shpejtësi një lajm i rremë se Yuri Kim ishte shkarkuar. Në të vërtetë, ajo jo vetëm që nuk ishte shkarkuar, por po protestonte krah kolegëve të saj për vendimin absurd të Rubio-s.

Një histeri e papërmbajtur shpërtheu në rrjetet sociale dhe në ekranet opozitare: një triumfalizëm i rremë, i një kategorie njerëzish që ngatërrojnë dëshirën me realitetin, lajmin me dëshirën për lajm. U shtua edhe një figurë tjetër tragjikomike: një “ekspert” i vetëshpallur nga New York-u, i cili pretendon se ka lidhje të drejtpërdrejta me Rubio-n dhe që ushqen opinionin shqiptar me narrativa konspirative, të cilat s’do t’i botonte asnjë media serioze jashtë kufijve të vendit.

Një opozitë që feston mbi gënjeshtra

Kjo sjellje nuk është e rastësishme. Është pasqyrë e një mënyre mendimi ku çfarëdo që bie ndesh me interesin politik të momentit, duhet diskredituar, përçudnuar apo shpifur. Opozita shqiptare, përmes figurave të konsumuara dhe të paafta për të ndërtuar një alternativë të besueshme, nuk po bën më as përpjekje për të maskuar gëzimin e saj kur rrënohen institucionet. Edhe kur një diplomate si Yuri Kim ngrihet në mbrojtje të vlerave demokratike, ajo bëhet shënjestër e një sulmi të ulët, thjesht sepse ka qenë kritike ndaj korrupsionit të rrënjosur që opozita nuk ka arritur ta dënojë as me fjalë, e lëre më me vepra.

Nëse nesër Yuri Kim do të largohet nga Departamenti i Shtetit – siç ndodh natyrshëm në rrotacionet diplomatike – çfarë do të ndryshojë për opozitën shqiptare? A do të rritet besueshmëria e saj? A do të sjellë ky fakt më shumë mbështetje ndërkombëtare? Jo. Sepse problemi nuk është Yuri Kim. Problemi është mënyra si opozita reagon ndaj çdo simboli që i përkujton asaj dështimet dhe hipokrizinë.

Ajo që ndodhi në SHBA me shkarkimet në Departamentin e Shtetit është një këmbanë alarmi. Ajo tregon qartë se “Trump-izmi” nuk është thjesht një stil qeverisjeje; është një filozofi hakmarrjeje, një përpjekje për të shkatërruar institucionet që i qëndrojnë kundër pushtetit personal. Në këtë kontekst, solidariteti i Yuri Kim dhe qindra diplomatë të tjerë nuk është thjesht një akt proteste – është një qëndrim moral dhe institucional që vlen të merret si shembull.

Ndërkohë në Shqipëri, një pjesë e mediave dhe politikës, në vend që të mbështesin vlerat që përfaqësojnë njerëz si Yuri Kim, zgjedhin rrugën më të lehtë: baltën, trillimin dhe gënjeshtrën.

Ky nuk është thjesht degradim mediatik. Është një krizë morale.

Next Post
17-vjeçarja nga Vlora tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë/ Familjarët fshehën armën dhe gëzhojën, babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj

17-vjeçarja nga Vlora tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë/ Familjarët fshehën armën dhe gëzhojën, babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Rama: Rihapja e TikTok-ut jo dorëzim e mbyllje sysh, vendosen filtra për mbrojtjen e fëmijëve

February 8, 2026
Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së?

February 8, 2026
“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

February 8, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon

February 8, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Ne do ta vazhdojmë betejën pavarësisht pafuqisë së gjykatës!

February 8, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

“Gjykatësit nuk mund të kenë rritje të përjetshme pagash”, Rama: E ftova Papën që të vizitojë Shqipërinë…

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In