• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKTET/ Sulmoi ndërkombëtarët nga çadra e PD, por ja kush është hungarezi që shkaktoi skandal diplomatik me Rumaninë

by Java News
04/05/2017 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sa më shumë Lulzim Basha shfaqet në dalje publike nga cadra e rrudhur, aq më shumë perceptohet braktisja e tij nga demokratët e zakonshëm dhe ata ish drejtues. Por më e rëndësishmja: Duket se mesazhi i të djathëve europianë : ”nuk ju ndihmojmë dot më!” ka marrë formën e plotë të braktisjes së Bashës, i cili refuzon të ndihmojë veten.

I ngelur si në kurth brenda një retorike të ashpër që nuk po e con kurrkund, Basha duket se ka mbetur vetëm me dy mbështetës, anti-shqiptarin Nikola Gruevski dhe antieuropianin e Hungarisë Viktor Orban.

Është tashmë e qartë në opinion publik se Basha dhe Gruevski përdorin të njëjtët lobe në SHBA kundër politikës së SHBA-BE-së në Shqipëri dhe Maqedoni, po aq sa takimet e të dyve të përcjella në media, por jo vetëm, sepse të dy ndajnë të njejtën vetmi politike:

Gruevski  ka humbur shansin për të krijuar qeverinë në Shkup, ndërsa Basha ka braktisur parlamentin në Tiranë. Ndërsa Gruevsi po i trajton shqiptarët si minoritet duke futur frymën e përcarjes, dhunës, destabilitetit, të njëjtën frymë të mikut të tij, po ndjek edhe Basha. Ndërsa Basha kërcënon për luftë totale, Gruevskin e akuzojnë për skenarin e dhunës barbarë brenda kuvendit maqedonas. Një pikë e fortë kjo që i bashkon të dy.

Në anë tjetër, Basha ka një tjetër aleat me të cilin e bashkon fryma anti-europiane: Kryeministri autoritar i Hungarisë, Viktor Orban.

Ndërsa Basha bllokon me cadrën dhe bojkotin votimin e vettingut që do ta afronte Shqipërinë me BE-në, ndërsa fyen e kundërshton zyrtarët europianë, Orban, i cilësuar nga BBC si anti-vlera e Europës, u bë i famshëm për idenë e ngritjes së një muri përgjatë të gjithë kufirit hungarez, një lëvizje të shumëkritikuar, për vetë faktin se ky do të ishte muri i parë i ndërtuar në Europë që prej murit famëkeq të Berlinit.

Ditën e sotme nga cadra foli Zsolt Németh, zyrtari i lartë në Parlamentin hungarez, njeri i afërt me Orban, i cili akuzoi ndërkombëtarët  për korrupsion duke na rikujtuar diskursin e Bashës me sulme ndaj cdo ndërkombëtari që i kujtonte se “bojkoti nuk ishte rruga e duhur”

“Korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit. Si kemi luftuar komunizmin Orban dhe Berisha, s’ka qenë e lehtë por fitorja ka qenë e jahtëzakonshme. Jam i sigurt që e dini se cfarë është më e keqja në komunizëm, lufta juaj sot është me postkomunizmin, dhe internacionalizmi, korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit.”-tha ai.

Por me një kërkim të thjeshtë në Google, Lexo.al pa se Németh, njihet në arenën politike si sekretari hungarez i shtetit që shkaktoi një skandal diplomatik mes Hungarisë dhe Rumanisë, në 2013. Populli i Széklerit, është një grup hungarezësh etnikë që jetojnë në Transilvani, dhe pasi dy qarqe rumune ndaluan shfaqjen e flamurit të Székler  në ndërtesat publike, Nemeth, asokohe sekretar i shtetit, deklaroi se në Szeklerland ndodhi një luftë e flamujve, duke e cilesuar ngjarjen “aggresion simbolik”. Ai i kërkoi kryetarëve të bashkive në Hungari të fluturonin flamurin Secklers si një shenjë solidariteti. Legjislacioni rumun ama, siguronte se simbolet specifike të pakicave kombëtare mund të përdoren vetëm në ngjarje të veçanta.

Kjo pamaturi politike e Németh, që shkaktoi një marrëdhënie të nxehtë mes dy vendeve europiane, shpjegon deri diku pse ai e ka kaq të lehtë dekaratën se “ndërkombëtarët janë të korruptuar”.

Në këtë mënyrë, bëhet më e qartë gjithashtu se si Bashën, Gruevskin, Orbanin, i bën bashkë një linjë, një frymë, një interes: Anti shqiptarëve, anti europës, ndërkombëtarët si e ‘keqja e madhe’, kaosi dhe destabiliteti./Lexo.al

Next Post
Njihuni me vitaminën që jua bën lëkurën rrezëllitëse

Vajza, ja cilat janë tri gjërat që nuk duhet t'i sakrifikoni për partnerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In