I ngelur si në kurth brenda një retorike të ashpër që nuk po e con kurrkund, Basha duket se ka mbetur vetëm me dy mbështetës, anti-shqiptarin Nikola Gruevski dhe antieuropianin e Hungarisë Viktor Orban.
Është tashmë e qartë në opinion publik se Basha dhe Gruevski përdorin të njëjtët lobe në SHBA kundër politikës së SHBA-BE-së në Shqipëri dhe Maqedoni, po aq sa takimet e të dyve të përcjella në media, por jo vetëm, sepse të dy ndajnë të njejtën vetmi politike:
Gruevski ka humbur shansin për të krijuar qeverinë në Shkup, ndërsa Basha ka braktisur parlamentin në Tiranë. Ndërsa Gruevsi po i trajton shqiptarët si minoritet duke futur frymën e përcarjes, dhunës, destabilitetit, të njëjtën frymë të mikut të tij, po ndjek edhe Basha. Ndërsa Basha kërcënon për luftë totale, Gruevskin e akuzojnë për skenarin e dhunës barbarë brenda kuvendit maqedonas. Një pikë e fortë kjo që i bashkon të dy.
Në anë tjetër, Basha ka një tjetër aleat me të cilin e bashkon fryma anti-europiane: Kryeministri autoritar i Hungarisë, Viktor Orban.
Ndërsa Basha bllokon me cadrën dhe bojkotin votimin e vettingut që do ta afronte Shqipërinë me BE-në, ndërsa fyen e kundërshton zyrtarët europianë, Orban, i cilësuar nga BBC si anti-vlera e Europës, u bë i famshëm për idenë e ngritjes së një muri përgjatë të gjithë kufirit hungarez, një lëvizje të shumëkritikuar, për vetë faktin se ky do të ishte muri i parë i ndërtuar në Europë që prej murit famëkeq të Berlinit.
Ditën e sotme nga cadra foli Zsolt Németh, zyrtari i lartë në Parlamentin hungarez, njeri i afërt me Orban, i cili akuzoi ndërkombëtarët për korrupsion duke na rikujtuar diskursin e Bashës me sulme ndaj cdo ndërkombëtari që i kujtonte se “bojkoti nuk ishte rruga e duhur”
“Korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit. Si kemi luftuar komunizmin Orban dhe Berisha, s’ka qenë e lehtë por fitorja ka qenë e jahtëzakonshme. Jam i sigurt që e dini se cfarë është më e keqja në komunizëm, lufta juaj sot është me postkomunizmin, dhe internacionalizmi, korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit.”-tha ai.
Por me një kërkim të thjeshtë në Google, Lexo.al pa se Németh, njihet në arenën politike si sekretari hungarez i shtetit që shkaktoi një skandal diplomatik mes Hungarisë dhe Rumanisë, në 2013. Populli i Széklerit, është një grup hungarezësh etnikë që jetojnë në Transilvani, dhe pasi dy qarqe rumune ndaluan shfaqjen e flamurit të Székler në ndërtesat publike, Nemeth, asokohe sekretar i shtetit, deklaroi se në Szeklerland ndodhi një luftë e flamujve, duke e cilesuar ngjarjen “aggresion simbolik”. Ai i kërkoi kryetarëve të bashkive në Hungari të fluturonin flamurin Secklers si një shenjë solidariteti. Legjislacioni rumun ama, siguronte se simbolet specifike të pakicave kombëtare mund të përdoren vetëm në ngjarje të veçanta.
Kjo pamaturi politike e Németh, që shkaktoi një marrëdhënie të nxehtë mes dy vendeve europiane, shpjegon deri diku pse ai e ka kaq të lehtë dekaratën se “ndërkombëtarët janë të korruptuar”.
Në këtë mënyrë, bëhet më e qartë gjithashtu se si Bashën, Gruevskin, Orbanin, i bën bashkë një linjë, një frymë, një interes: Anti shqiptarëve, anti europës, ndërkombëtarët si e ‘keqja e madhe’, kaosi dhe destabiliteti./Lexo.al