• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faktet që hedhin poshtë 5 mitet e gabuara mbi vetëdijen

by Java News
29/08/2019 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me “vetëdije” kuptojmë çdo përvoje subjektive, një shije të veçantë ushqimi, kalimin e ngadaltë të kohës kur jemi të mërzitur, ndjenjën e gjallërisë dhe ankthit përpara një konkursi apo testimi etj. Ky koncept, ka frymëzuar teori të panumërta filozofike që nga antikiteti, por ka prodhuar ndërkohë edhe shumë keqkuptime. Ja disa prej tyre:

Miti nr.1: Njerëzit kanë një tru unik

Neuroshkencëtarja Suzana Huzel, thotë se veçantia e trurit të njeriut qëndron në numrin e madh të neuroneve, që përbëjnë shtresën më të jashtme të trurit, korteksin cerebral (ose neokorteksin): 16 miliardë, nga rreth 86 miliardë neurone në total totale. “Ky është shpjegimi më i thjeshtë për aftësitë tona të shquara njohëse”- thotë ajo.

Por pas gati 2 shekujsh studime të imtësishme mbi të, asnjë tipar i vetëm i trurit të njeriut nuk është unik. Truri ynë nuk është më i madhi. Elefantët dhe balenat na mposhtin në këtë garë. Hulumtimet e fundit, kanë zbuluar se balenat-pilot, një lloj delfini, kanë 37 miliardë neurone kortikale, duke e hedhur kësisoj poshtë hipotezën e Huzel.

Studime të tjera të fundit, tregojnë se njerëzit dhe minjtë kanë gati të njëjtin numër qelizash në tru. Fakt është nuk ka ende një shpjegim shterues, përse njerëzit kanë aftësi më të mëdha konjitive, sesa gjallesat e tjera.

Miti nr.2: Shkenca nuk do të arrijë ta kuptojë kurrë vetëdijen

Shkencëtarët kanë mësuar më shumë rreth vetëdijes gjatë shekullit të kaluar, sesa në të gjitha periudhat e mëparshme. Një profesion i tërë, anesteziologjia, i përkushtohet humbjes dhe rikthimit të vetedijes. Ne jemi duke shënuar progres në zbulimin e pranisë ose mungesës së tij, tek pacientët me dëmtime neurologjike, që i kanë lënë ata të paaftë për të folur apo ndërvepruar me mjedisin e tyre. Kjo është bërë përmes stimulimit të trurit të tyre, përmes një impulsi magnetik, dhe më pas është monitoruar aktiviteti elektrik i trurit.

Miti nr.3: Ëndrrat përmbajnë të dhëna mbi dëshirat tona sekrete

Sigmund Frojdi, i quante ëndrrat si “rruga mbretërore drejt të pandërgjegjshmes”. Pjesa më e madhe e mendimit të shekullit XX mbi ëndrrat, është ndikuar nga teoria e tij, sipas së cilës në qendër të çdo ëndrre, është përmbushja e dëshirave të fshehta që shtypen nga mendja.

Por hulumtimet moderne, nuk e mbështesin këtë teori. Psikologu Uilliam Domhof, që ka analizuar më shumë se 20.000 ëndrra të pacientëve të ndryshëm, thotë se shumica e ëndrrave tona përmbajnë mbetje nga shqetësimet dhe ngjarjet tona të përditshme.

Miti nr.4: Ne jemi të ndjeshëm ndaj mesazheve që i drejtohen pavetëdijes sonë

Reklamimi subliminal, që përfshin fjalë ose imazhe të cilat s’mund të perceptohen nga vetëdija, u bë i famshëm në vitin 1957, pasi një studiues i marketingut pretendoi se kishte rritur me sukses shitjen e kokoshkave dhe Coca-Cola në një kinema, duke përdorur në ekran për një moment të vetëm frazat “Hani kokoshka” dhe “Pini Coca-Cola”.

Në librin “Joshja e nënvetëdijes” (1974), Uillson Kej pretendon se 99% e reklamave të alkoolit, përfshijnë mesazhe që i drejtohen pavetëdijes tonë. Në vitin 2000, republikanët në SHBA u akuzuan se po përpiqeshin të manipulonin votuesit, me anë të një reklamë televizive që sulmonte rolin e “burokratëve”, në një plan të kujdesit shëndetësor të kandidatit demokrat Al Gor. Por një studim i vitit 2015, zbuloi se ekspozimi i pavetëdijes ndaj një marke të njohur, ngjalli pak interes për të, por edhe nëse ngjallte efekt, ai zhdukej brenda 15 minutash.

Miti nr.5: Vizionet e njerëzve që kanë qenë pranë vdekjes, janë dëshmi e jetës pas vdekjes

Pacientët e ringjallur pas atakeve kardiake, raportojnë se janë ndjerë të shkëputur nga trupi i tyre, apo se kanë parë një dritë të shndritshme. Shumë njerëz i konsiderojnë këto përvoja si prova të ekzistencës së botës tjetër. Eben Aleksander në bestsellerin e tij “Dëshmia e ekzistencës së Parajsës:Udhëtimi i një neurokirurgu në jetën e përtejshme”, raportoi se ndërsa gjendej në një koma të thellë, kishte hyrë në “botën më të çuditshme, më të bukur që kam parë ndonjëherë” . “Por a po komunikoja unë drejtpërdrejt me Zotin? Absolutisht që jo”- thekson ai.

Shumë shkencëtarë i cilësojnë përvoja të tilla si halucinacione idiosinkratike, ose pjellë e përvojave okulte. Duket se ato kanë të bëjnë me ngjarje neurologjike, që ndodhin kur rajone të caktuara të trurit mbeten pa oksigjen, por shkaku i tyre i saktë nuk dihet ende. Vizionet që njerëzit i përjetojnë kur janë pranë vdekjes, duket se janë përpjekje të trurit për të vazhduar të bëjë punën e vet për të kuptuar botën, edhe kur funksioni i tij pengohet nga rrethana të jashtme. (TTnews) /l.m

Next Post
Betimi i famshëm i Hipokratit, ja kush ishte ‘babai’ i mjekësisë moderne

Betimi i famshëm i Hipokratit, ja kush ishte ‘babai’ i mjekësisë moderne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In