• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faktet që çmontojnë bllofin Berisha-Basha

by Flogert Muça
17/05/2017 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça*

Dita e djeshme dhe e sotmja janë të mbushura me lajme rreth një zgjidhje të mundshme të krizës së krjuar nga çadra e Partisë Demokratike. Pas vizitës së zëvëndësndihmësit amerikan të shtetit Yee, ku Bashës ju la 24 orë afat për të dalë nga çadra, ky i fundit ka patur dje një ditë intensive ecejakesh nga selia e PD tek 17 katëshi ku ka zyrën Berisha. Me takime 10 minutëshe me aleatët dhe 1 orëshe me Berishën, Basha linte të kuptohej se zgjidhje nuk do të kishte. Ose e thënë më saktë, zgjidhje nuk do të pranonte.

Mirëpo, nuk e la me kaq. Përpos ecejakeve filloi të nxirrte edhe lajme të natyrës provokative, duke tentuar ta hedhë topin në fushën e Ramës, kur në fakt, ai shte pothuajse në portën e tij.

Por si qëndron e vërteta e lajmeve të fabrikuara nga Basha dje dhe sot, kur bëhet fjalë për paketën Mcallister?

Cila ishte paketa Mc Allister e propozuar në datë 25 prill, të cilën Basha nuk e pranoi?

Për të çmontuar sajesat, së pari duhet të jemi korrekt me faktet, para se të nxitohemi me opinionet.

Ajo përmbante 5 pika të cilat vijojnë si më poshtë:

1. Shtyrje të procesit zgjedhor mundësisht për në 16 korrik.
2. Zëvendësim të katër ministrave të qeverisë Rama me persona teknikë të propozuar nga kryeministri dhe të pranuar nga opozita.
3. Zgjidhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe të Avokatit të Popullit.
4. Kreu i KQZ të ishte i opozitës, me kushtin që shumica t’i lihej mazhorancës.
5. Tryezë e rrumbullakët të OSBE për pjesëmarrjen e OJQ –ve në monitorimin e procesit.

Cilat janë faktet?

Fakt është që Basha nuk e pranoi këtë paketë në 25 prill, duke kërkuar më çdo kusht edhe largimin e kryeministrit.

Fakti tjetër është poashtu se kjo paketë, vlente për 25 prillin (sa i përket pjesës së shtyerjes së zgjedhjeve), e kjo jo për ndonjë tekë politike, por sepse në atë kohë edhe Kushtetuta lejonte (pa e shkelur) shtyerjen e zgjedhjeve deri në mes të korrikut.

Fakt poashtu është se sot, edhe sikur të dojë Rama, Kushtetuta nuk e lejon të shkojë në zgjedhje në vjeshtë, kështu që çdo pretendime pasthirrmë e Bashës për zgjedhje në shtator-tetor, është në fakt një lojë për të mos hyrë në zgjedhje, duke tentuar të lërë topin në gjysmë fushën e Ramës.

Fakti tjetër është se Basha kërkon që të ketë një identifikim biometrik të zgjedhësve, të cilën sipas PD-së, PS-ja nuk e ka refuzuar por ka pranuar të diskutohet. Por, në fakt, kjo kërkesë e PD-së është edhe një tjetër kusht që zgjedhjet të shtyhen, ose e thënë ndyshe, kusht i panegociueshëm nga Rama.

Kështu, Basha nxjerr stërkëmbësha në çdo moment vetëm e vetëm që të mos ketë zgjidhje. Ai bën propozime anti-kushtetuese mbi të të cilat e di edhe vetë që Rama nuk del dot.

Tezat që Rama po i thotë “JO” paketës Mc Allister kur në fakt është Basha që asaj pakete i shton kushte të anti-kushtetuese, është një lojë e pisët nervash e cila nuk i shërben në asnjë rast zgjidhjes.

Berisha dhe Basha po luajnë një lojë të shëmtuar, duke kërkuar shkelje të Kushtetutës nga njëra anë me pretendimin se pastaj do votojnë Vettingun. Një bllof që dhe më idiotët ndër turma do e kuptonin.

Mesa duket, Berisha dje ka vendosur të lërë Bashën dhe PD-në në çadër dhe jashtë zgjedhjeve dhe ka nisur një fushatë disinformuese për t’i lënë topin e fajit Ramës, kur në fakt, Rama nuk ka asnjë lidhje më me këtë histori. Sepse është PD-ja përballë Kushtetutës tanimë. E përballë Kushtetutës, çdo kusht kundër saj është nul dhe që nuk tenton zgjidhje, por krijimin e një precedenti që do i kushtonte shumë vendit; shumë më shumë se mospjesmarrja e PD-së në zgjedhje.

Next Post
Vettingu/ Ambasadori Lu në PD pas dorëzimit të amendamenteve, nesër votohet

Përfundon pas 2 orësh takimi Basha-Lu, ambasadori amerikan shkon te Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

August 6, 2026
Shtatë vatra zjarri aktive në vend, Mallakastra në betejë më flakët, zjarri vijon të përhapet

Shtatë vatra zjarri aktive në vend, Mallakastra në betejë më flakët, zjarri vijon të përhapet

August 6, 2026
Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

August 6, 2026
Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

August 6, 2026
Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyrja nga ajri nis sërish

Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyrja nga ajri nis sërish

August 6, 2026
Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak

Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak

August 6, 2026
Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar

Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar

August 6, 2026
Zjarret përhapen në disa fshatra në Gjirokastër, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve

Zjarret përhapen në disa fshatra në Gjirokastër, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve

August 6, 2026
Takimi Kurti-Abdixhiku pa një marrëveshje për institucionet e reja, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Takimi Kurti-Abdixhiku pa një marrëveshje për institucionet e reja, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

August 6, 2026
Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave? Reagon Shtëpia e Bardhë

Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave? Reagon Shtëpia e Bardhë

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com