• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faktet/ Oligarku rus mori 55 milionë euro punë në qeverinë e Berishës, në 2007 ndërtoi dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda

by Java News
26/01/2023 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Sali Berishës duke nisur nga 2010 deri në 2013 u ka besuar shoqërive të lidhura me oligarkun rus Oleg Deripaska tendera për një vlerë prej 55 milionë eurosh. Të dhënat dalin pikërisht pas një investigimi të Shqiptarja.com pas deklaratës së Sali Berishës i cili akuzon si zakonisht Edi Ramën se i ka dhënë në 2017 shoqërisë Trema Engineering 2, në të cilën është aksioner i tërthortë oligarku, një koncension PPP për hidrocentralin e Shushicës, ndërsa si gjithmonë mediat e familjes Berisha denoncojnë si një skandal faktin se të njëjtat shoqëri të lidhura me oligarkun, kanë fituar gjatë qeverisjes Rama 3 tendera publikë për vlerën 20 milionë euro.

Shoqëritë nën akuzë quhen Strabag dhe Trema Engineering 2. Strabag është themeluar në 1929 dhe është shoqëria më e madhe e ndërtimeve austriake me seli qëndrore në Vienë dhe një nga më të mëdhatë në Europë me filiale në të gjithë botën, nga Shtetet e Bashkuara në vendet arabe. Trema Engineering 2 është një shoqëri shqiptare e themeluar në 2001 pronare e të cilës 100% është Strabag. Skandali sipas Berishës dhe zëdhënësve të tij, është se një prej aksionistëve të Strabag (dhe si rrjedhojë e Tremës) është oligarku rus Oleg Deripaska që zotëron 25.9% të aksioneve të Strabag përmes shoqërisë qipriote Rasteria. Aksionistët e tjerë janë investitorë të nivelit të Uniqa-Reiffeisen me 29.5%, familja Haselsteiner me 28.3% ndërsa 14.4% të aksioneve janë të negociuara në bursë në pronësi të mijëra aksionistëve të vegjël. Kjo është gjendja të paktën deri në prill të 2022, kur oligarku rus u sanksionua nga Bashkimi Europian (për shkak të luftës në Ukrainë) duke dalë nga pjesëmarrja e aksioneve në Strabag dhe rrjedhimisht edhe nga Trema.

Emri i Oleg Deripaska, bashkëpunëtor i ngushtë i Vladimir Putinit, u bë popullor në Shqipëri këto ditë sepse bëhet fjalë për oligarkun rus, i sanksionuar nga amerikanët që në vitin 2016 (por të vlefshme për vendet e Bashkimit Europian vetëm nga prilli 2022), për të cilin përfundoi në burg agjenti i FBI-së Charles McGonigal, miku i Edi Ramës me të cilin ka bërë disa takime. Teoria e paraqitur këto dy ditë nga Berisha është se Edi Rama ka favorizuar oligarkun rus duke e lejuar të fitojë tendera dhe konçesione që nuk I takonin. Fantazia e Berishës arrin deri aty sat ë hipotizojë marrëdhënie aferash mes Ramës dhe vetë Putinit.

Për konçesionin PPP të centralit të Shushicës, në të vërtetë, Trema Engineering kontrollon vetëm 33 % dhe gara është fituar në janar 2017, pra 9 muaj para se agjenti i FBI-së të takonte për herë të parë Edi Ramën, takim i bërë me 9 shtator 2017. Por, nëse është e vërtetë që Trema dhe Stabag ka fituar 3 gara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nga 2019 deri më sot për një vlerë 20 milionë euro, si e justifikon Berisha faktin që të njëjtat dy shoqëri kanë fituar 9 gara nga 2010 deri në 2013 për një vlerë totale prej 55 milionë eurosh, pra kur ishte ai në Qeveri?

Dy shoqëritë në të cilat oligarku rus ka 27% të aksioneve në kohën e Berishës kanë fituar:

Riabilitimin e rrugës për Rreshen (07/2010)

Riabilitimin e rrugës Torovicë-Dam (07/2011)

Ndërtimin e Gjykata së Krimeve të Rënda (03/2007)

Aeroportin e Tiranës (05/2008)

Burgun e Fierit (02/2011)

Rrugë në Zerqan (03/2010)

Rrugë në Kafaraj (04/2011)

Ujësjellësin e Bilishtit (01/2012)

Rrugën e Moglicës (08//2013)

Pra këto punë tregojnë se Sali Berisha ishte në afera me oligarkun rus mik të Putinit sipas akuzave që ai i bën Edi Ramës? Përgjigja është shumë më e thjeshtë. Trabag fiton gara në të gjithë botën përfshi Shtetet e Bashkuara dhe fiton gara të bëra nga organizata ndërkombëtare. Faturimi i saj vjetor prek 1 miliardë eurot dhe punon prej kohësh edhe në vendey e Lindjes përfshi Shqipërinë. E bëntë këtë kur ishte Sali Berisha në Pushtet, e bën dhe sot që është Edi Rama. Të paktën këtu nuk shihet asnjë skandal. Kështuqë Berisha të çlirohet e të shpikë një argument tjetër, pasi as kjo gënjeshtër nuk mban më./shqiptarja.com/m.j

Next Post
Përgjimi/ Ja si bosi shqiptar i drogës trajnon ‘shpërndarësin’ se si të presë kokainën

Përgjimi/ Ja si bosi shqiptar i drogës trajnon ‘shpërndarësin’ se si të presë kokainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In