• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Faktet kompromentuese/ Gjyqtari Luan Lusha shpëtoi nga burgu vrasësin e koleges së tij, Fildese Hafizi

by Java News
01/09/2017 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Fadil Kasemi, 53-vjeçari që vrau djet në Tiranë bashkëshorten e tij Fildes Hafizi, gjyqtare në Shkodër, kishte tentuar edhe më herët t’i merrte jetën asaj duke bërë edhe burg, por jo për tentativë vrasjeje.

Më 19 korrik të vitit 2015, rreth orës 16:00 ndërsa gjyqtarja Hafizi bashkë me dy fëmijët dhe nënën e saj ndodhej për pushime në Golem, 53-vjeçari ka shkuar atje dhe i ka vënë pistoletën në kokë ish-gruas dhe e ka dhunuar. Ngjarja është parë madje nga dëshmitarë të shumtë, ndërkohë që gjyqtarja Hafizi duke u ndjerë e kërcënuar kishte marrë më parë urdhër-mbrojtjeje.

Por, me gjithë dëshmitë dhe faktet, Gjykata e Kavajës e ka dënuar me 3 vjet burg 53-vjeçarin për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, vepra këto të përcaktuara nga Prokuroria. Kasemi ka përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar.

Në vendimin që publikon “BalkanWeb” gjithë ngjarja është përshkruar por në fund veprat penale janë vetëm këto të dyja dhe jo tentativë vrasjeje. Pavarësisht kësaj nga 3 vjet burg të dhëna nga Gjykata, konkretisht gjyqtar Luan Lusha, kryesues; dhe gjyqtarët Eda Kaja dhe Markeljan Koco, gjyqtar, Fadil Kasemi bëri vetëm 11 muaj burg pasi përfitoi nga amnistia.

Për më tepër ngjarja në Golem ndodhi në prani të fëmijëve të çiftit të divorcuar prej disa muajsh në atë kohë. Në vërejtjet e Prokurorisë thuhet se i pandehuri Fadil Kasemi në kryerjen e veprave penale, për të cilën u gjykua, ka  vepruar me dashje direkte e me faj.

Ai pasi është informuar për vendin ku ndodhej ish bashkëshorja e tij është nisur  nga Tirana me veturën tip “BMW” të cilën e kishte marrë për ta provuar për disa ditë. Ai para se të nisej ka siguruar një pistolete së bashku me fishekët, pa qenë i pajisur me leje nga organet kompetente për mbajtjen e saj, të cilën e ka futur në një çantë tip “marsupio” dhe ka ardhur në Golem në afërsi të vendit ku ish bashkëshortja ndodhej e akomoduar me nënën dhe fëmijët.

I pandehuri sapo e ka dalluar ish-bashkëshorten është afruar me vrap dhe ka tentuar të nxjerrë pistoletën e në rrethanat kur nuk ka mundur dot ta përdorë atë, për shkak të rezistencës së Fildesit dhe të birit, ai e ka qëlluar me grushta në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të dukshme trupore të cilat janë klasifikuar në kategorinë e plagosjes së lehtë.

Midis veprimeve e mosveprimeve të të pandehurit Fadil Kasemi, ,përdorimit të grushteve ndaj Fildasit dhe pasojës së ardhur, dëmtimeve trupore të shtetases Fildes Hafizi të shkaktuara në prani të fëmijës së tyre ka një lidhje evidente shkakësore.

Ndërsa Avokat Gramoz Lika, mbrojtësi i të pandehurit kërkoi:

– Përfundimisht i kërkojmë gjykatës të caktojë një dënim sa më të ulët për të mbrojturin prej meje duke marre parasysh të gjitha rrethanat në kompleks të kryerjes së veprës penale prej tij.

I pandehuri kërkoi; Dakort me avokatin.

Neni 48 I K.Pr.Penale parashikon Rrethanat lehtësuese ku thuhet se; “Lehtësojnë dënimin rrethanat që vijojnë:

a) Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive me vlera positive morale e shoqërore;

b) kur vepra është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të shkaktuar nga provokimi ose veprime të padrejta të viktimës apo të ndonjë personi tjetër;

c) kur vepra është kryer nën ndikimin e veprimeve apo të udhëzimeve të padrejta të eprorit;

ç) kur personi që ka kryer veprën tregon pendim të thellë;

d) kur personi ka zëvendësuar dëmin e shkaktuar nga vepra penale ose ka ndihmuar aktivisht për të zhdukur ose pakësuar pasojat e veprës penale;

dh) kur personi paraqitet në organet kompetente pas kryerjes së veprës penale;

e) kur marrëdhëniet ndërmjet personit që ka kryer veprën penale dhe të dëmtuarit janë normalizuar”.

Neni 49 parashikon gjithashtu se ;

“Gjykata, pavarësisht nga rrethanat që përmenden në nenin 48 të këtij Kodi, mund të marrë në konsideratë edhe rrethanat të tjera për sa kohë i quan të tilla që justifikojnë lehtësimin e dënimit”.

Në caktimin e masës së dënimit, gjykata ka parasysh rrezikshmërinë shoqërore të autorit të veprës penale, rrethanat dhe mënyrën e kryerjes, i pandehuri Fadil Kasemi për herë të parë kryen vepër penale, rezulton të jetë i padënuar më parë, është në moshë 52 vjec relativisht të thyer, kryefamiljar me disa anëtar të familjes të papunë dhe të mitur, e pranon veprën e kryer dhe ndjehet i penduar për të, duke i vlerësuar këto si rrethana lehtësuese, në vështrim të nenit 48/ç, e, 49 të Kodit Penal.

Sa më sipër u provua me shpjegimet e palëve në seancë gjyqësore dhe provat e papërsëritshme të ndodhura në fashikullin e gjykatës. TemA

 

Next Post
Uragani në Houston shkatërroi plotësisht 100,000 shtëpi

Uragani në Houston shkatërroi plotësisht 100,000 shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

August 14, 2026
Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

August 14, 2026
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

August 14, 2026
Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Shqiptarët pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

August 14, 2026
Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

August 14, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

August 14, 2026
PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

August 14, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Gjyqi i nënës amerikane transmetohet live, Ndreca: Në Shqipëri mbyllim drejtësinë në emër të privatësisë

August 14, 2026
Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

August 14, 2026
Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com