• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Faktet e reja” që po mbushin dosjen Tahiri

by Mero Baze
19/11/2017 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saimir Tahiri ka rikthyer vemendjen e shtypit ndaj tij për shkak të një udhëtimi në Gjermani për të parë nga afër babain e shtruar në spital. Debati deri diku duket I justifikuar nga paqartësia ligjore që publiku ka rreth mundësive për lëvzije të lirë të Tahirit, pas fillimit të hetimeve ndaj tij. Por kjo është një çështje e sqarueshme lehtë. Mirë apo keq, ajo është një procedurë ligjore  e vendosur nga po ata prokurorë që kërkuan arrestimin e tij.

Shkuarja dhe kthimi I tij në Shqipëri është shoqëruar me aq shumë artikuj dhe vemendje, që shkojne deri në përndjekje , sa të krijohet ideja se ka pasur një komplot që Tahirit të mos I kufizohej lira e udhëtimit vetëm që ta përndiqnin . Njëri zbulon me kë rri ulur në kolltuk, tjetri zbulon  ku ka zbritur dhe me se ka shkuar në qytetin tjetër, të tjerë thonë nuk e ka takuar babain se ka qenë në Hamburg, njëri zbulon se në të njëjtën avion ka qenë dhe një shoku I tij, dhe në fund disa ballafaqojnë pa lidhje, ato që ka thënë Edi Rama, kur kërkohej arrestimi I Tahirit për lëvizjen e lirë, ndërkohë që vendimi për të mos ju ndaluar pasaporta është marrë më pas nga gjykata.

Beteja ligjore e Saimir Tahirit dhe beteja politike e tij është këtu dhe në ditët në vazhdim. Tendenca për të rritur vemendjen ndaj një ngjajre tërësisht private, është më shumë një përpjekje për ta banalizuar historinë e hetimit të tij përmes gjoja “investigimeve” të reja të udhëtimit nga qytetarë të rastësishëm. Saimir Tahirin tani po e heton drejtësia dhe ata prokurorë që kërkuan arrestimin. Ata ishin aq të bindur se kishte fakte kundër tij, sa kërkuan ti vënë prangat në Kuvend. Tani pas gati një muaj në vend të fakteve të reja po përballemi me fakte të tipit, a rri Saimiri me tuta, apo me kostum, pse nuk shkon në Kuvend, me kë pi kafe,  a përdor banjën e shtëpisë apo të hotelit se ka frikë mos e përgjojnë kur bën shurrën, a ka takuar babain apo ndonjë të huaj, dhe deri tek fakti që kunatit të tij I ka humbur telefoni, ndërsa vjerra ska bërë byrek të djelën.

Sot Saimir Tahiri është I prekshëm dhe I pambrojtur politikisht , pasi e ka procesin e hapur dhe shtypi mund të raportoj çfarë po bëhet me dosjen e tij, çfarë po bëhet me dosjen italiane, dhe çfarë faktesh të reja ka, a është shtuar ndonjë gjë e re përveç atyre që thanë prokurorët në seancë, a u provua që paret e Sotës ishin për Kurumin dhe çfarë bëhet me të,… etj. Fakti që një muaj pas plasjes së këtij skandali nuk ka lajme të reja nga prokurorët përvec dosjes së përgjimit të Habiljave dhe zbulimit të një dashnoreje të re të tyre, nuk do të thotë që duhet ta mbushim dosjen e tij me detaje të jetës .Jo se jemi duke bërë ndonjë krim, por po tërheqim vemendjen nga një hetim I nisur për një krim. Ose nga dështimi I tij!

Next Post
PDK refuzon rezultatin e Exit Poll-it: Kemi fituar në Mitrovicë

PDK refuzon rezultatin e Exit Poll-it: Kemi fituar në Mitrovicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com