• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faktet/ Basha ministër i Brendshëm, bandat e Lazaratit dhe ku shkuan miliona euro të 750 tonëve hashash

by Java News
28/10/2017 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Arben Meçaj, një inxhinier me profesion dhe pedagog që në fakultetin e Inxhinierisë ka bërë sot një analizë të gjatë  sa i përket historisë së kultivimit të kanabisit në vend.

Meçaj ka dhënë disa të dhëna tronditëse për ish ministrin e brendshëm Lulzim Basha, i cili siç citohet, është zotuar për Lazaratin se “Ai grusht njerëzish do të ndiejë peshën e fortë të ligjit dhe do të përballen me drejtësinë në çdo ditë çdo javë në ditët dhe muajt në vijim”.  

Si përfundim nuk kishte asnjë  të denoncuar; asnjë sasi e kapur; asnjë grup kriminal. Madje, më keq akoma, mbjellja e hashashit nga intensive u bë masive.  9 në 10 familje në Lazarat në vitin 2011 kultivonte hashashin. A ka qenë Basha pjesë e bandës për sa kohë nuk reagoi kurrë me aksione konkrete edhe pse siç thotë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Burgaj ““Kam gjithë informacionin e duhur për përgatitjet që po fillojnë nga disa persona që po penalizojnë jo vetëm Gjirokastrën, por mbarë Shqipërinë. Veprimet e policisë do të jenë tepër të ashpra“ ?

Më tej ai jep të dhëna të frikshme për territorin dhe sasin e kultivimit.

Viti 2011. Asnjë indicie mediatike apo shtetërore mbi fenomenin Lazarat. Asnjë informacion shtetëror apo mediatik mbi trafik hashashi nga Lazarati, prani të grupeve kriminale të narko-trafikut në Lazarat apo dhe Shqipëri. Dhe kjo “heshtje” në vitin 2011 kur Minister i Rendit ishte Lulzim Basha, në kushte kur:

në Lazarat janë mbjellë mbi 750 mijë rrënjë hashash në vit

në Lazarat janë prodhuar mbi 750 tonë hashash në vit

nga fshati Lazarat evakuohen mbi 750 tonë hashash në vit

nga territori shqiptar “eksportohen” drejt tregut evropian mbi 750 tonë hashash në vit

 Pjesë nga analiza e Arben Meçajt:

Është viti 2010 -2011 -2012 -2013, ku Lazarati kthehet në një “Fermë Gjigande” të  prodhimit të hashashit

Në viti 2010 fillojnë prononcimet e para të funksionarëve shtetërorë. Pas dy aksioneve të dështuara (qershor-gusht 2010) në Lazarat. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Burgaj, pas dështimit të aksionit të dytë në gusht 2010, në takim me drejtuesit vendorë të policisë Gjirokastër deklaron: “Kam gjithë informacionin e duhur për përgatitjet që po fillojnë nga disa persona që po penalizojnë jo vetëm Gjirokastrën, por mbarë Shqipërinë. Veprimet e policisë do të jenë tepër të ashpra“. Po atë ditë,  gusht 2010, në opinionin publik vjen dhe deklarata e Ministrit të Brendshëm të kohës Lulzim Basha. “Ai grusht njerëzish do të ndiejë peshën e fortë të ligjit dhe do të përballen me drejtësinë në çdo ditë çdo javë në ditët dhe muajt në vijim”.  Janë dy prononcime publike, ku qartësisht evidentohet dijenia absolute e instancave shtetërore ligjzbatuese (Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit) mbi fenomenin kriminal të kultivimit masiv të Hashashit në Lazarat.

Ndërkaq, në vijim të “masave anti- hashash”, në Ujë të Ftohtë Tepelenë dhe daljen jug-lindore të Lazaratit, në mënyrë demonstrative,  vendosen postblloqe policiore 24 orëshe. Çdo automjet apo qytetar që kalonte në këto akse rrugore, i nënshtrohej kontrollit të rreptë fizik policor. (mos e nënvlerësoni dhe harroni në argument këtë fakt).

Por viti 2011 shënon vitin epokal të shpërthimit galopant të mbjelljes dhe prodhimit të hashashit në Lazarat. (Shënim ! Minister i Brendshëm ishte Lulzim Basha).  Në dijeni të tij dhe Drejtorit të Përgjithshëm, Policia e Shtetit ajo Lokale dhe Qendrore organizojnë planin operativ të policisë së shtetit për “neutralizimin dhe shpënien para ligjit” të “atij grupi njerëzish” që “do të ndiejë peshën e fortë të ligjit dhe do të përballen me drejtësinë në çdo ditë çdo javë në ditët dhe muajt në vijim”.

Rezultati: Asnjë i denoncuar; asnjë sasi e kapur; asnjë grup kriminal. Mbjellja e hashashit nga intensive u bë masive.  9 në 10 familje në Lazarat në vitin 2011 kultivonte hashashin

Sa ishte sasia e hashashit të prodhuar në 2011 në Lazarat?

Lazarati përfshin një territor rreth 500 ha. Fotot ajrore të 11 shkurtit 2011 mbi Lazarat tregojnë se zona qëndrore e fshatit (rreth 270 ha) në mbi 80 për qind të saj ishte e mbjellë me hashash. Ndërkaq  mbjellje konstatohen në periferi (dhjetra parcela) dhe buzë rrugës nacionale.

Në këtë vit, mbështetur mbi fotografimin ajror,  mund të llogariten me rezervë rreth 230-250 ha sipërfaqe e mbjellë me hashash në Lazarat.

Duke konsideruar që kjo bimë (në standardin e unifikuar në Lazarat) mbillej në rreshta çdo 2 m, me distancë rreth 2-2.2 m nga njëra- tjetra, llogaritet se në një hektar ishin mbjelle rreth 3 000 rrënjë. Duke llogaritur sasinë e sipërfaqes së mbjellë dhe intesitetin e mbjelljes për ha, llogaritet se: në 2011 në Lazarat ishin mbjellë rreth 700-750 mijë rrënjë apo ekuivalent 700-750 tonë hashash.

Viti 2011. Asnjë indicie mediatike apo shtetërore mbi fenomenin Lazarat. Asnjë informacion shtetëror apo mediatik mbi trafik hashashi nga Lazarati, prani të grupeve kriminale të narko-trafikut në Lazarat apo dhe Shqipëri. Dhe kjo “heshtje” në vitin 2011 kur Minister i Rendit ishte Lulzim Basha, në kushte kur:

në Lazarat janë mbjellë mbi 750 mijë rrënjë hashash në vit

në Lazarat janë prodhuar mbi 750 tonë hashash në vit

nga fshati Lazarat evakuohen mbi 750 tonë hashash në vit

nga territori shqiptar “eksportohen” drejt tregut evropian mbi 750 tonë hashash në vit

Next Post
Kontrolli i Katalonjës kalon në duart e zëvendëses së kryeministrit Rajoy

Kontrolli i Katalonjës kalon në duart e zëvendëses së kryeministrit Rajoy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In