• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fakte të thjeshta që do t’ju habisin, ja pse dita ka 24 orë

by Java News
23/05/2017 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kohën e tyre babilonasit kanë qenë astronomë të mirë. Ditën e natën prej nga 12-orësh e kemi dhuratë nga ta. Në kohë të vjetra, shumë të vjetra, njerëzit kanë llogaritur me gishtërinj, e meqë të tillë i kemi dhjetë edhe llogaritja jonë për bazë ka numrin dhjetë. Mirëpo, fare lehtë mund të llogaritet edhe me një bazë tjetër, për shembull me 6, 8 apo 12. Përndryshe, me 12 (një duzinë) ndonjëherë edhe llogarisim. Në gjeometri në anën tjetër llogarisim me 60 kur i matim këndet. E kur e llogarisim kohën e përdorim 60-tën për minuta e sekonda; 24-ën e përdorim për ta ndarë ditën; 365-ën për ta ndarë vitin etj. Ja se si është arritur te këto baza.

Për kohën e tyre babilonasit kanë qenë astronomë të mirë. Në bazë të vëzhgimit të lëvizjes së Diellit, dhe në bazë të vështrimit të dukurive në natyrë ata kanë konstatuar se pas 36 ditës mbyllet një cikël natyror, pas të cilit fillon i riu. Këtë periudhë kohore prej 360 ditësh e quajmë vit (pak më vonë kjo llogari do të përmirësohet në 365 ditë). Gjatë një viti Hëna nëpër fazat e saj kalon 12 herë, sepse një kalim nëpër faza zgjat rreth 30 ditë. E numri 12 vërtet është i përshtatshëm sepse pjesëtohet mirë, pa mbetje, me 1, 2, 3, 4, e 6. Do të thotë se viti me 36o ditë pjesëtohet mirë me 12 në 30 ditë sa zgjat një kalim i Hënës nëpër fazat e saj. Babilonasit, si edhe popujt tjerë të vjetër, për llogaritjen e kohës e kanë përdorur kalendarin lunar, kështu kjo për ta ka qenë  e rëndësishme.

Pasi që vitin e kanë ndarë në 12 pjesë, babilonasit atëherë edhe ditën (pjesën e ndritshme, nga lindja deri në perëndim të diellit) e kanë ndarë po ashtu në 12 pjesë. Sipas analogjisë, edhe nata po ashtu është ndarë në 12 pjesë, që do të thotë se një ditë përbëhet prej 24 pjesësh (pjesa e ndritshme + nata), ndërsa secilën pjesë e quajmë orë. Po edhe kjo ndarje është e përshtatshme. Në dukje, Dielli e kalon Tokën për një ditë, d.m.th. e bën një rreth përreth tokës. Një ditë zgjat 24 orë, që do të thotë se Dielli për një orë kalon rrugën prej 15 shkallësh këndore (360:12).

Në fakt, edhe ndarja e rrethit në 360 shkallë rrjedh nga babilonasit. Meqë viti i tyre i kishte 360 ditë, e për një vit mbyllet një rreth natyral, kështu edhe rrethi gjeometrik është ndarë në 360 pjesë. Edhe kjo ndarje i ka disa veti të përshtatshme. 360 pjesëtohet mirë me 2 në 180. Por, ekziston edhe ndarja tjetër 360 me 60, ndërsa 60-ta është e përshtatshme sepse trekëndëshi barabrinjës i ka këndet nga 60 shkallë. Sipas analogjisë, çdo shkallë sërish ndahet në 60pjesë, d.m.th. në minuta, e çdo minutë në 60 sekonda.

E ku numri 60 përsëri është i përshtatshëm, madje edhe më i përshtatshëm se 12-ta, sepse pjesëtohet me 2, 3, 4, 5, 6, 10, 12, 15, 20 e 30 prandaj me të llogaritet lehtë. Prandaj babilonasit më vonë nga 12-ta kanë  60-tën si bazë e llogaritjes. Pos në gjeometri, këtë bazë sot e përdorim edhe në llogaritjen e kohës dhe një orë e ndajmë në 60 minuta, ndërsa minutat në 60 sekonda.

ma.me

Next Post
Akuzohet se favorizoi kultivimin e drogës, dorëzohet ish-shefi i rendit të Kurbinit

Akuzohet se favorizoi kultivimin e drogës, dorëzohet ish-shefi i rendit të Kurbinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Vlora Hyseni, mes Bakusë dhe arrestit

September 22, 2026
Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

September 22, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

September 22, 2026
“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

September 22, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Nga Elbasani në Delvinë, 15 bashki nisin regjistrimin e pasurive, çelet tenderi 3.5 mln euro

September 22, 2026
VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

September 22, 2026
Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

September 22, 2026
Trump në OKB i jep një mesazh Putinit: Zgjidhni luftën! -

Trump në OKB i jep një mesazh Putinit: Zgjidhni luftën! –

September 22, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut –

September 22, 2026
Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com