• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fakte të reja/ Policia: “Pronari i makinës nga u qëllua Ivanoviç është në Serbi”

by Java News
18/01/2018 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka zbuluar pronarin e fundit të veturës nga e cila besohet se është shtënë në drejtim të Oliver Ivanoviqit, i cili të martën në mëngjes mbeti i vdekur në veri të Mitrovicës.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti ka thënë se pronari i fundit i veturës është nga Serbia, por nuk ka informacione se cilit nacionalitet i përket.

“Ende nuk dihet se çfarë kombësie është pronari i fundit i veturës. Këto informacione i kanë vetëm hetuesit policor. Ata po i bëjnë hetimet sipas përgjegjësisë që kanë marrë nga prokurori në këtë rast”, ka thënë Hoti, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka raportuar sot më herët se burime të sigurta brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë treguar se vetura ka hyrë në Kosovë përmes shtetit Serbisë dhe është gjendur edhe pronari.

“Veturën që është djegur e kanë lokalizuar dhe gjurmët qojnë në Serbi përmes një shteti të BE-së”, ka thënë një burim brenda MPB për lajmi.net.

Burimi i ka thënë lajmi.net se “Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar zyrtarisht përmes Ministrisë së Drejtësisë te autoritetet serbe që të na ndihmojnë. MPB përmes një shteti të BE-së e ka lokalizuar që vetura ka qenë në Serbi dhe e kanë gjetur pronarin kujt i është shitur në mes të vitit të kaluar”, ka thënë burimi.

Vetura e tipit Opel, sipas këtij burimi, është gjetur se kujt i takon që nga viti 2009, dhe kujt i është shitur.

“Është gjetur prej 2009 se kush ka qenë pronar i veturës dhe kujt i është shitur vetura në mes të vitit të kaluar”, ka thënë burimi për lajmi.net.

Ndryshe Policia e Kosovës deri në këto momente është duke vazhduar hetimet intensive dhe ka gjetur mjaft prova relevante që qojnë drejt gjetjes së kryerësve të krimit.

Në anën tjetër, zëvendësministri kosovar i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq ka deklaruar se në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit deri me tash janë marrë në pyetje gjashtë dëshmitarë dhe se nuk duhet lejuar që tema tjera ta lënë nën hije këtë krim.

Radojeviq për mediat serbe ka thënë MPB e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë në rajon, përfshirë edhe MPB-në e Serbisë dhe ka shtuar se ende nuk ekzistojnë kontakte zyrtare ndërmjet këtyre dy ministrive, por që kjo do të ndodh bazuar në marrëveshjen e Brukselit.

“Ajo që pres sot është se MPB-ja e Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë t’i dërgoj kërkesë MPB-së së Serbisë që të merr informacione shtesë për pronarin e veturës që është djegur në ditën e vrasjes së Ivanoviqit”, ka thënë ai.

Next Post
“Falli” i ngrysur i Xhorxh Soros: Bashkimi Europian po vdes, gabova me Gjeorgjinë!

"Falli" i ngrysur i Xhorxh Soros: Bashkimi Europian po vdes, gabova me Gjeorgjinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In