• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fakte shkencore që duhet t’i dini rreth flirtimit

by
15/07/2015 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy njerëz mund të bëhen më të aftë nga sa mund ta merrni me mend, nëse përdorin këto teknika “të garantuara” të flirtimit për t’u lidhur shpirtërisht me njëri-tjetrin.

Çfarë mund të duket më tmerruese sesa të bisedosh me dikë ndaj të cilit je i tërhequr? Fatmirësisht, shkenca ka zbuluar se çfarë e bën flirtimin të funksionojë dhe çfarë jo. Flirtimi ndonjëherë lidhet ngushtësisht me beqarët, por eksperienca ka treguar se edhe çiftet ndiejnë gjithashtu nevojë të flirtojnë.

Pas studimit të 164 personave të martuar në vitin 2012, studiuesja e Universitetit të Kentakit, Brandi Frisby, vuri re se shumica e tyre flirtonin për të ruajtur dhe për të shtuar intimitetin. Shpesh, shkroi ajo në studimin e saj, çiftet e martuara flirtonin për të krijuar një botë private me bashkëshortët e tyre.

Njerëzit gjithashtu flirtojnë për gjashtë arsye të ndryshme.

Në një analizë të literaturës mbi flirtimin, që në vitin 2004, profesori nga Universiteti Verior i Ilinoisit, David Dryden Henningsen, identifikoi gjashtë motivime për këtë sjellje.

Sipas tij, njerëzit flirtonin për të çuar dikë në shtrat, për t’u argëtuar, pasi e quanin si sport, për të eksploruar se si do të ishte të kishin një lidhje, për të rritur intimitetin në një marrëdhënie, për të marrë vetëvlerësim dhe si mjet për të marrë diçka nga personi tjetër.

Në atë studim, Henningseni u kërkoi 101 femrave dhe 99 meshkujve studentë që të shkruanin një bisedë hipotetike flirtimi mes një burri dhe një gruaje për të identifikuar motivet për ato që thoshin.

Përfundimet ishin fare të qarta: burrat flirtonin më shumë prej motivimit seksual, ndërsa femrat për të pasur një lidhje.

Nga ana tjetër, në një studim në revistën “Rolet Gjinore”, psikologu Chris L. Kleinke u kërkoi 600 personave të vlerësonin efikasitetin e tre varieteteve të fjalëve që hidhen për të filluar një bisedë gjatë një flirtimi. Që nga batutat me shaka deri tek ato të drejtpërdrejta, studiuesi zbuloi se qasja ndaj një personi përcaktohej nga gjinia.

Burrat kishin prirje të flisnin hapur, ndërsa gratë preferonin të hynin në biseda, duke bërë pyetje. Nuk është befasi se shumë pak njerëz preferojnë batutat me të qeshura.

Gjithashtu u zbulua se burrat e mbivlerësojnë interesin e grave. Studime të ndryshme mbështesin idenë se burrat heteroseksualë priren ta mbivlerësojnë interesin seksual që mund të kenë gratë, ndërsa këto të fundit e perceptojnë më poshtë interesin seksual të burrave.

Me fjalë të tjera, burrat mendojnë se gratë i duan më shumë nga ç’është e vërtetë, ndërsa gratë nuk e vënë re kur burrat janë vërtet të interesuar për to.

Një analizë më e thellë për këtë çështje, konkludoi se burrat janë rritur që të shohim më shumë me syrin seksual mjediset ku jetojnë, ndërsa femrat janë rritur të jenë më modeste. Megjithatë, ky arsyetim nuk ka një shpjegim shkencor. Karakteristikat më tërheqëse varen nga gjinia.

Sipas një studimi të vitit 2011 nga psikologia e Universitetit Kolumbia në Britani, burrat dhe gratë heteroseksualë dallojnë shumë në mënyrën si e shprehin pëlqimin e tyre. Pasi u analizuan 1041 imazhe të shprehjeve të ndryshme të fytyrës, u zbulua se: lumturia ishte shprehja e fytyrës më tërheqëse te femrat, por një nga më pak tërheqëset te meshkujt. Krenaria ishte mimika që tërhiqte më shumë femrat ndaj meshkujve, por më pak tërheqëse nga krahu tjetër.

Psikologu evolucionar nga Universiteti i Nju Meksikos, Steven Gangestad, është shprehur së fundmi se flirtimi është një proces negocimi që ndodh pas tërheqjes së parë. Është një lloj testimi ujërash.

“Funksionon më mirë se të zbuloni tërheqjen që ndjeni dhe ju ndihmon ta tregoni me doza të vogla”, thotë Gangestad. “Flirtimi më pas bëhet diçka që e plotëson tërheqjen”.

Mundësitë mund t’ia shtoni vetes jo kur jeni personi më tërheqës në dhomë, por kur sinjalizoni se jeni të gatshëm, sipas kërkimit të kryer nga psikologia e Universitetit Uebster, Monica Moore, e cila studioi sjelljen e flirtimit në vende që frekuentoheshin nga të rinjtë.

Ajo zbuloi se njerëzit që buzëqeshnin dhe krijonin më shumë kontakt me sy, kishin më shumë gjasa të ishin në shënjestrën e të tjerëve, sesa ata që thjesht dukeshin bukur.

Kontakti me sy ndihmon vërtet. Pa rënë shumë në sy për keq, nëse shihni dikë në sy, ka shumë efekte pozitive.

Në një studim, kërkuesit u dhanë 48 çifteve detyra të ndryshme si të shiheshin në sy, të preknin duart e partnerit dhe të numëronin pulitjet e syve. Shikimi në sy solli ndjesi të afeksionit dhe i ndihmoi njerëzit të ndiheshin më të lidhur me njëri-tjetrin./Top Channel/

Next Post

VIDEO/ Zv/kryeministri maqedonas godet me grushte gazetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit kërkon respektim të rregullores

June 22, 2026
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

Euro në rënie rekord, PD kërkon masa nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

June 22, 2026
Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

June 22, 2026
Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

June 22, 2026
Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

June 22, 2026
Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

June 22, 2026
Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

June 22, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

Analisti tregon grupet që fshihen pas protestave në Shqipëri

June 22, 2026
Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

June 22, 2026
“Sulm ndaj pronës private”, shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

“Sulm ndaj pronës private”, shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In