• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faksimilet/ Letra e Vasilit kundër ekspertëve të reformës rrit trysninë mbi Vettingun

by S M
14/02/2017 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Duket se ministri i ri drejtësisë Petrit Vasili ka vendosur të ndjekë nga afër “shembullin” e paraardhësit të tij Ylli Manjani. Sidomos kur bëhet fjalë për të vijuar me teoritë e komplotit që lidhen me reformën në drejtësi dhe rolin e  ndërkombëtarëve në proces. Pasi shefi i tij partiak Ilir Meta ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se s’do të ketë veting ambasadash, ministri aktual i drejtësisë po kujdeset këto orë që të ndërtojë një teoremë dyshimi mbi panelin e ekspertëve ndërkombëtarë që do të marrin pjesë në procesin e kontrollit të gjyqtrëve e prokurorëve.

Javanews ka mundur të sigurojë një letër që ministri Petrit Vasili i ka drejtuar kreut të shtetit Nishani, kryetarit të Kuvendit Meta, kryeministrit Rama dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin, në të cilën ngre shqetësime në lidhje me një komunikim të Kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera, me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Vasili shprehet se prej këtij komunikimi mes panelit të ekspertëve dhe Këshillit të Ministrave (ku ai vetë është anëtar!), “lindin shqetësime të rëndësishme” në lidhje me atë që sipas informacioneve që ka marrë ministri, është quajtur Bordi i Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Pasi ngre këtë shqetësim me shkrim, për të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit dhe ambasadorët e sipërpërmendur, Petrit Vasili ngulmon në letrën që po botojmë të plotë, tek konsensusi i arritur rreth reformës, duke aluduar se prezenca e ktij Bordi përbën një devijim nga teksti i shkruar dhe nga fryma kushtetuese që mbështet reformën. Me fjalë të tjera, Petrit Vasili preokupohet në letrën e tij, se persona pa tagrin dhe nivelin profesional të ekspertit ligjor, mund të ndërhyjnë politikisht në procesin e reformës në drejtësi.

Zhurma që bën Petrit Vasili synon hapur mbajtjen nën tension të hapave të para të procesit të zbatimit të reformës në drejtësi. Përtej fasadës me të cilën ai vesh qëndrimin e tij, duket qartë se Meta dhe ministri i tij i drejtësisë kanë shqetësim dhe stres ndaj asaj që po ndodh këto orë me panelin e ekspertëve ndërkombëtarë. Megjithëse tashmë gjithçka që ka të bëjë me reformën është e shkruar dhe e zbardhur e zeza në të bardhë.

 

Next Post
Kim Kardashian, sërish tensione me Kanye West

Kanye West ka probleme me kujtesën... shtrohet në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In