• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKSIMILE / Zhurma për hetimin e “Sterilizimit” dhe disa përgjigje me shifra

by A R
23/01/2020 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e posaçme anti-korrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, ka nisur hetimet për kontratën koncensionare lidhur me sterilizimin e pajisjeve mjekësore, pas denocimit të një grupimi opozitar në radhët e shoqërisë civile.

Edhe pse nga emërtimi që i është bërë, kontrata ngjan si një kontratë që ofron vetëm sterilizimin për instrumentet, në fakt bëhet fjalë për pesë procese pune dhe të gjithë elementëve që ofrojnë siguri për shëndetin e qytetarëve.

Këto pesë komponentë në integruar janë:

  • Furnizimi i mbi 100 mijë instrumentavë të rinj bashkëkohorë e cilësorë kirurgjikalë
  • Furnizimi i set-it të instrumentave kirurgjikalë të sterilizuar përpara çdo operacioni kirurgjikal (dhe për këtë janë ngritur funksionojnë 18 centrale dhe nëncentrale sterilizimi)
  • Furnizimi i materialeve njëpërdorimëshe për trupën operatore dhe për shtratin e pacientit
  • Dezinfektimi i sallave të operacioneve të fund të ditës
  • Trajtimi i mbetjeve të rrezikshme spitalore pas pëdorimit të matreilave një përdorimëshe dhe kthimi i tyre në mbetje urbane

Në vitin 2014 kur është bërë studimi i fizibilitetit, rezulton se sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri në vitin 2013 në spitalet publike janë kryer rreth 50 mijë operacione kirurgjikale. Gjatë studimit ka rezultuar, midis të tjerash, se hera e fundit që në QSUT ishin blerë instrumente kirurgjikalë ishte viti 2004.

Për efekt të përgatitjes së ofertës, në dokumentet e tenderit u është kërkuar ofertuesve që hartimin  e ofertës të mbajnë parasysh një numër rreth 63 mijë ndërhyrje kirurgjikale bashkë me të dhëna për ndërhyrjet kirurgjikale për çdo spital me qëllim që të kihej parasysh edhe gjeografia e shtrirjes së shërbimit. Pra që në fazën e dokumenteve të tenderit është parashikuar që në krahasim me vitin 2013 do të kishte një rritje prej rreth 26 %.

Kontrata është e tipit “pay per use”. Paguhen aq sa ndërhyrje kryhen. Kontrata nuk garanton kompaninë për ndonjë numër minimal ndërhyrjesh kirurgjikale.

Në 4 vite së bashku të zbatimit të kontratës (deri në 31 dhjetor 2019), kompania e kontraktuar ka faturuar gjithsej për shërbimin  e kryer 4,246 milionë lekë.

Është thënë në publik se ka raste se hapet qëllimisht më shumë se një set për të faturuar më shumë. Nuk është e vërtetë. Siç u shpjegua më lart, shërbimi ofrohet i integruar për një ndërhyrje kirurgjikale. Edhe nëse përdoret më shumë se një set, nuk ndryshon pagesa.

Për të përmbushur detyrimet kontraktuale, kompania ka të punësuar 280 vetë. Vetëm kostoja vjetore e këtij personeli është rreth 1,500,000 euro. Për rreth 63 mijë ndërhyrje kirurgjikale të kryera, kostoja e personelit vetëm për një ndërhyrje është 24 euro. Pra, vetëm kostoja e personelit për një ndërhyrje është rreth 9 herë me lartë se shifra e pretenduar në publik prej 2,6 eurosh që kushton një sterilizim.

Në publik janë bërë edhe akuza të tipit pse nuk u vu në punë nga vetë shteti shërbimi i sterilizimit por iu dha privatit. Akuza që janë bërë edhe nga partitë politike.

Por askush nuk ka ngritur të paktën pyetjen pse centrali i sterilizimit në QSUT i blerë me kredi të huaj nga Banka e Këshillit të Europës në vitin 2010 nuk u vu kurrë në punë deri në shtator 2013? Po mos shfrytëzimi investimeve publike a nuk përbën dëm për buxhetin e shtetit? Sa më pak ditë do të kishin qëndruar pacientët në spital nëse do të ishin operuar në kushte shumë sterile?

Ka midis atyre që akuzojnë sot, persona që kanë patur detyra të larta shtetërore me përgjegjësi direkte për të vënë në punë edhe centralin e sterilizimit në QSUT. Përveç akuzave të sotme, si nuk dhanë asnjëherë të paktën një shpjegim publik për këtë mosveprim.

Zbatimi i kontratës ka sjellë një përmirësim të ndjeshëm jo vetëm të cilësisë së ndërhyrjeve kirurgjikale, por edhe ulje të infeksioneve postoperatore.

Për ilustrim, sipas të dhënave të njësisë së specializuar në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se nëse në vitin 2015 në Shërbimet 1 dhe 2 të kirurgjisë së përgjithshme në QSUT shkalla e infeskioneve ishte 31,2 % (nga 22 pacientë të analizuar, 7 prej tyre kishin infeksione), në vitin 2017 kjo shkallë ka rënë në 15,4 % (nga 26 pacientë të analizuar, vetëm 4 prej tyre kishin infeksione). Pra shkalla e infeksioneve spitalore në shërbimet e kirurgjisë është përgjysmuar në vetëm dy vite.

Kjo ka sjellë që të kemi edhe shkurtim të ditëve të qëndrimit në spital për një të sëmurë, duke sjellë zvogëlim të kostos së buxhetit të spitalit për një të sëmurë.

Për ilustrim, në shërbimin  e kirurgjisë të spitalit universitar të Traumës ecuria e ditëqëndrimit mesatar është si vijon:

  • 2014    6,5 ditë
  • 2015    5,5 ditë
  • 2016    6 ditë
  • 2017    5,2 ditë
  • 2018    4,1 ditë
  • 2019    3,6 ditë

Kështu rezulton se koha e qëndrimit në spital është shkurtuar me 45 %.

Gjithashtu, ende nuk ekziston një sistem i plotë kombëtar i kostifikimit të çdo ditë qëndrimi në spital, në reanimacion apo në regjim normal.

Por, në 21 maj 2014, me VKM 308, janë miratuar kostot e disa paketave të ndryshme të kardiokirurgjisë. Sipas këtyre kostove rezulton se 1 ditë qëndrim në reanimacionin e kardiokirurgjisë varion sipas llojit të operacionit si vijon:

Interventi valvolar        74 mijë lekë

Interventi congenital     34 mijë lekë

By pass coronar             63 mijë lekë

Shkurtimi i ditëqëndrimit të një të sëmuri në spital bashkë me shkurtimin e ditëve të pagesës së sëmundjes apo invaliditetit për të njëjtën të sëmurë e kalojnë koston që paguhet i kompanisë për një ndërhyrje kirurgjikale.

Përmirësimi i ndjeshëm i eficencës së shfrytëzimit të sallave operatore por edhe të pavioneve të kirurgjisë bashkë me përmirësimin shumë planësh të shërbimit shëndetësor spitalor në të gjithë vendin kanë sjellë një rritje të numrit të të sëmurëve që mund të trajtohen në spital më të lartë se sa është parashikuar në vitin 2014 kur është bërë studimi i fizibilitetit.

Për këtë arsye që në muajin mars 2019 Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë kanë filluar punën për të negociuar rishikimin e disa termave të kontratës. (Kopje e urdhërit është bashkëngjitur).

Negociatat kanë përfunduar në muajin nëntor dhe Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar kompaninë për të firmosur amendimet e kontratës (kopje e njoftimit bashkëngjitur).

Pas negociatave palët kanë rënë dakort se për çdo ndërhyrje të kryer në një vit mbi 64 mijë ndërhyrje kirurgjikale, çmimi i për çdo ndërhyrje pavarësisht llojit të komplkesitetit do të jetë 25 % më ulët sesa çmimi i vendosur në kontratë. Pra, amendimi i kontratës nuk ka asnjë lidhje me padinë e bërë në SPAK nga nisma Thurje në 23 dhjetor të vitit që lamë pas.

Përgatiti Ardit Rada

 

Next Post
Basha: Ulja në tryezë me Gjiknurin s’është amnisti për shit-blerjen e votës, reformën s’do e diktojë qeveria

“Antishpifja” në Venecia, Basha: Prova se cenon të drejtën e fjalës dhe informimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Urrejtësit kanë emra

July 9, 2026
Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

July 9, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

July 9, 2026
“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

July 9, 2026
“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri”, Rama shpjegon për CNN turk pse nuk u përfshi në deklaratën finale

“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri”, Rama shpjegon për CNN turk pse nuk u përfshi në deklaratën finale

July 9, 2026
“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

July 9, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

July 9, 2026
Operacion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

Operacion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

July 9, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

July 9, 2026
Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In